Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | TRE NË NJË

TRE NË NJË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

Unë heq dorë, është e pashpresë…

Fatmir Terziu

 

E ç’mund të ishte tjetër? Përmes atij gomarllëku kuptohej qartë. Emrin e kishte rimarë. Të parin, origjinalin ia emërzuan në gjumë. Thjesht në symbylljen e tij. E panë, e vëzhguan, e vendosën. U ngjajti sikurse, ishte i atillë. Të dytin, njësuar me të parin, ia vunë teksa paloste Abetaren. Më saktë kur tre a katër breza e kishin dhe e patën pasuar me Abetare në dorë, në të njëjtën klasë radhazi. Ende nuk kishte filluar kalimi njëqind për qind në klasë të parë. Më saktë pas Abetares, por vetëm kur nisi të shqiptonte germën e parë të emrit, në të madhen dhe në të voglën e shtypit. Teksa hidhnin me dorë në të bardhë, germa e zezë e nisjes u jepte më shumë arsyen e cfilitjes. Të tretin, të vërtetin, ia vunë kur mëhalla kalonte netët e gjata me emrin e bëmat e tij në Lagje. Netë të gjata Globale. Dhe ia riemërzuan kushedi sa herë nga e para. Tani të tre emërzimet janë në një. E ç’mund të ndodhte ndryshe me të? Përmes gomarllëqeve në shtesë e sipër, emri dukej përzgjedhja më e goditur. 

Në të kundërt të mëhallës, shihej dëshpërim. Dëshpërim! Një emocion aq i durueshëm, por edhe aq mëkatar, gjithmonë në pritje të një momenti të dobët dobësie për t’ju goditur dhe për t’ju zbritur me të. Të kesh sukses aty ku as urrejtja dhe frika nuk mund të arrijnë kurrë. Dalëngadalë, duke e mbështjellur butësisht veten rreth mendjes së tyre, duke mbështjellë gjykimin e tyre, duke konsumuar, shkatërruar dhe manipuluar derisa të mos mbetet më forcë e as energji për t’i rezistuar peshës së këtij ferri të veçantë. Gomarllëk! Ftohtësia, distanca e pafund, vetëm për të arritur nga dashuria e vërtetë, por gjithsesi në këtë gjendje të mallkuar, nuk mund të kuptohet më “dashuri”, nuk mund të realizohet më një gomarllëk në perfeksionin e tij të mjerimit mental. Gjasat ishin tek tre emërzimet. Për ndodhi të tyre riniste emërzimi i mjerimit mental. Numërimi i mjerimit me një fund të dukshëm dhe një fillim të vërtetë. Një ndjenjë kaq agresive duke kapur viktimën e viktimës. Megjithatë, duke e paraqitur në mënyrë pasive. 

Cili është qëllimi i tij?

Ishte sikurse na ishte … Ai. Ai, pra dhe tërë emërtesa e tij. Mëhalla “Globale” mezi e kishte, mezi e ka dhe mezi shpreson ta ketë në përjetësi. E si mund të ndodhë ndryshe? Me gjithë atë përsosmëri në zanafilë të emërzimit të tij, si mund të jetë edhe sot ndryshe në fakt? Dikush nga Ju, miqtë e mi, lexues të nderuar, sapo keni filluar t’ja thoni me zë e pazë emrin dhe emërzimin e tij. Unë nuk e kam thënë, nuk e kam bërë me zë, vetëm se e kam shkruar këtë … këtë gjë. 

Nuk e di në e kam qëlluar, ju lutem ma thoni për besë? 

Unë heq dorë, është e pashpresë… 

 

Shkruar: Pas pushimve në mëhallën time, në dalje të Gushtit 2019

 

I bashkuar? 

Fatmir Terziu

 

I bashkuar? Se si më ndodhi të isha në atë rast. Ndërsa ashtu, këmbë e duar, e gjymtyrësha të tjerë të shtrënguar, bënin atë që shkruhej në mendjen time pa laps. Vërtet isha i bashkuar? Në krahët tuaja ndjeja rrahjet e zemrës delikate, duke më siguruar që jeni gjallë. I gjithë trishtimi, gjithë krenaria ime, e gjithë egoja ime dhe çdo mashtrim rrezatoheshin larg, nga prekja juaj e butë me fjalë, komente, madje dhe me britma të gjelbërta, tingulli i frymëmarrjes suaj ishte jashtë zyre tashmë. Në këtë ditë, unë do të doja t’ju jap atë që ju gjithmonë ktheni tek unë, pafjalën e dashurisë, pastërtinë e saj të pistë rrezatuese sidoqoftë. I bashkuar? Qenkam bërë topth i rrumbullakët. I rrumbullakësisë që më ndesh ta ndjej në të ftohtë. Po aq në të ngrohtë. Topthi dhe vetëm topthi i bashkuar. I bashkuar? 

Pastërtia e Dashurisë. Pastërtia e ftohtë. Pastërtia e fortë. Pastërtia e bashkuar në rrumbullakësinë e topthtë? Por, pak e vjetër… Pak e re për mua, më duket shumë e frikësuar, të them se unë jam tashmë i bashkuar. Tepër “deluzional” (i mashtruar) për të pranuar realitetin e ngrohtësisë që më dhuron me çdo moment në rrotullimën e topthtë tej e tej. I bashkuar? As që dyshoj, që mund të ndaj dhe kënaqem së bashku me ty, dorë për dore. Jam ai dhe s’jam më i pari si tani. I bashkuar? 

Troshtë. I troshtë në një bosht. Ngjashëm si qoshkë për të qëlluar e lënduar zogj. Më  shumë si një ëndërr. Të shpëtosh nga çdo pikëllim dhe dhimbje për shkak të termit “mes jush” për të ndryshuar. Dhe çfarë keni bërë për të më ndryshuar? Dhe çfarë keni bërë për të më bashkuar?

Asnjë këngë, asnjë poezi, asnjë fjalë dhe emocion nuk do të jetë në gjendje t’ju tregojë se sa shumë borxh keni për mua. I bashkuar? Ama, të paktën do të përpiqem! Kështu që unë, mund të këndojë pa zë dhe me zë një dëshirë të egoizmit sot.

Qëndroni me mua, mos më lini,

drita e fundit që do të shoh,

e dashura ime, e mrekullueshme …

jashtë topthit po të njoh

I bashkuar? Por jo i ndarë sikurse sonte. Nuk mjafton vetëm që jam në garë…, në garë për të ndarë gëzimin e fitores dhe të humbjes duke qarë. 

 

 

Gjëmb në trupin tënd

Fatmir Terziu

 

Vazhdo të lexosh... Gjumin e leximit të lënë diku mes skutllave t’a kam bllokuar. Vazhdo të rilexosh. Pamje e bllokuar! Vegim. Një gjemb ka marrë këndvështrimin tim. Vazhdo të më stërlexosh për të mbetur. Me të nxituar mundohem të hap edhe syrin tim të mbyllur për të vlerësuar këtë peizazh të tërhequr. Unë vazhdoj të pyes. Më keq se të pyesësh? Më keq se të heshtësh? Më keq se të … flasësh në heshtjen tënde. Do të ishte thjesht, do të bëhej më e lehtë ta shtypësh atë mendim dhe të vazhdosh… brenda atij mendimi të lexosh. Por edhe atëherë, gjembi nuk do të ishte jashtë. Me siguri, jo?

Mbylle këtë lexim, nuk do të më shqetësojë më. Më thuaj a ndodh të të thotë dikush tjetër: Lexo! Qoftë, aq sa për ta hequr atë gjëmb në trupin tënd! 

Unë nuk jam në gjumë. Gjumë? Unë fle në këmbë si kuajt e ëndërrave të tua, për të provuar dhe ruajtur lexueshëm një pjesë prej meje. Dhe çdo natë ngrihem për të parë se si bie. Syri i zemrës sime po mbyllet më shpejt nga sa do të doja. Por këtë herë, nuk është leximi që po e mbyll. Jo. As, prekja e ftohtë e errësirës. Jo. As, zilia siç e sheh të përshtatshme të ma thuash. Ndërsa mosha mjegullon më tej vizionin tim dhe nuk shoh dot se ku do të shkoj. Vazhdo të më lexosh. Do të dremitem dhe do të ëndërroj çdo mjerim në shkrimin tim. Ndoshta do të të shoh përsëri kur të zgjohem… në lexim Atdheu im. 

Comments (1 posted):

Eqerem Canaj on 12/09/2019 07:14:28
avatar
Eqerem Canaj
Tregimi 1) Interesant: Rimar, tre emertimet, mehalla globale, mjerimi metal, ekzistenca... Perbejne mrekulline e rrefimtarit, cilesisht qendron si xhevairi ne thellesi te dheut, konceptim filozofik, mjeshteri artistike.
Tregimi 2)"I bashkuar", trupi bashkohet me Emrin:dhimbe, trishti, shprese e force njekohesisht (rivelim idesh), alegori e thekshme poetike, drejt nje pritmerie te suksesshme qe do te praj tek "gjembi ne thembren e Akilit... Mjaft domethenes, bukur!
Tregimi 3) Te hiqet gnembi(tradhetia), te bashkuar"topth i rrumbullakt", te shkruhen e te kendohen kenge e poezi qe prijne Paqen... Atdbeu!
"Tre tregime ne nje" jane pjeset e nje trupi (Iliria, Arberia, Shqiperia), zgjuaresia, trimerite e pashoqe, tradhetia e brendshme- percarja... Duhet te gjithe te luftojme per nje bashkim grusht "Qe te lexohet emri Atdhe" Profesor, duke ju kerkuar falje per cilesine komentative, thjesht them: nje realizim i hatashem, brenda te tri pjeseve(Shqiptari, Shqiperia, e tashmja, c'duhet per te dale atje ku duhet?! Mendoj, i kini thene te gjitha, madje si askush tjeter.
Urime pafund!
Eqerem Canaj

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1