Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | “ P U L Ë B A R D H A” DHE “PULA E ZEZË”

“ P U L Ë B A R D H A” DHE “PULA E ZEZË”

image Edmond Llaci

 

 

  

 Nga tavolina që ndodhej në qoshe të bar-lulishtes të mbuluar nga kurorat e portokalleve tre burra vazhdonin të pinin. Natyrisht koha e gjatë dhe gotat e shumta me rraki që kishin kthyer e kishin bërë të vetën. Si me ato makineritë muzikore të viteve 60-të ku pasi hidhje monedhën, mund të dëgjoje diskun që dëshiroje edhe ata duke i dhënë kohë njeri-tjetrit nisnin të bilbilonin me ato intonacionet interasante të zërave të tyre. Rast i rrallë që në një bisedë mes të dehurish të ketë marëveshje të tilla. 

Në karriken që ndodhej më pranë murrit rrethues, në aq sa kuptohej si e thërrisnin ai ishte doktor. Një nga kirurgët  më të vjetër e qytetit, i cili të folurën e tij me zë të lartë e shoqëronte me lëvizjen e duarve mbi tavolinë. Ai tregonte për operacionin e fundit të ndodhur kohë më parë. Tjetri, i ndodhur në krahun e majtë  të tij, ishte inxhinjer. Edhe ai nga më të vjetërit e qytetit. I mbështetur me të dy brylat e duarve mbi tavolinë kishte lëshuar peshën e trupit jo pak të rrëndë mbi to. Turi varur. Kuptohej menjëherë se me mëndje ndodhej diku tjetër. Personi i ulur përballë tyre ishte peshkatar. Ai fliste veçse për detin, barkën e tij dhe çka sillte pas gjuetisë. Ishte me të vërtetë peshkatar i zoti dhe kuptohej se veçse ai mund ta shtronte atë tavolinë. Me “Pulëbardhën”  nuk kthehej as edhe një herë pa peshk. Shkonte afër të pesedhjetave. I ajthëm por me trup të lidhur.  Dikur tepër muskuloz.

  Lëkura e tij, në pjesët më të dukëshme të trupit dukej si ajo copa e shollës e futur në ujë. Në atë përballje, ku ai shpesh shfaqte krenarinë e një njeriu të zot, mund të shihje vërtet atë copën e shollës të ngjitur më së miri në fytyrën e tij. E punuar, e ngjeshur me merak pas saj, të krijonte përshtypjen se përpara teje ndodhej një qenie ujore e sapo dalë nga deti. Në sytë e shqyer, vetullat e tendosura dhe flokët e çakaritur që i ishin lagur nga djersët që i vinin çurg ca nga pija e ca nga vapa e madhe, ndjeje se diçka kishte dëshirë të shprehte. Qe një moment ku të dyja  buzët i kishte mbërthyer aq fort me njera tjetrën ku të jepte përshtypjen sikur thoshte me vehten e tij:  do ti ngacmoj  miqt e mi, le të bëjmë pak humor. Drejtoi trupin në çast dhe pa lëvizur shikimin nga ku e kishte hedhur, me një zë gati në të çjerrur  ju drejtua miqve duke i pyetur  në se i kishin bërë “detyrat e  javës.” Tepër çakërqejf si gjithmonë doktori i kthehet menjëherë; se për cilat detyra po i fliste. Duke drejtuar trupin pa i shkëputur duart nga tavolina ai u lëkund sëbashku me të. U ngërdhesh në fytyrë dhe e lëshoi trupin në pozicionin e mëparshëm. Unë sot kam rradhën, vazhdoi të fliste duke u krekosur peshkatari. U mundua  të pastronte bluzën mbi gjoks nga mbeturinat e peshkut që po konsumonte  me miqtë e tij. Duke lagur gishtin e madh të dorës me pështymë, zakon i vjetër i tij, pastroi e shtroi  me gishtrinjtë e tjerë vetullat dhe palët prej lëkure që i binin mbi sy. I thashë që ta ketë gati “pulën e zezë.” E di ajo si bëhem kur largohem shumë nga shtëpia.

  Cilën “pule te zeze” mor edepsëz, ja ktheu edhe inxhinjeri duke përsëritur prapë atë ulje-ngritjen e trupit të tij të rrëndë, duke e shoqëruar me varjen e buzëve  Ndërkohë doktori kishte  mbetur me të dyja duart të mbeshtetura në tavolinë përballë njera tjetrës.Të jepte përshtypjen sikur në ato çaste  po  vendoste për zgjidhjen e  konfliktit të dikurshëm, të ndodhur në kanalin e Korfuzit pasi shikimi i tij ndodhej i hedhur tej horizontit tek shfaqej ai ishull i madh. Kam më se dy javë larg saj vazhdoi  te fliste peshkatari. E di vet ajo. .Eshtë një naze madhe por prap...More, nisi të flasë doktori, duke vazhduar të mos lëvizte nga pozicioni i tij me duart e mbështetura në tavolinë. Ajo imja e ndroi ngjyrën e kokës, e bëri bjonde. Po “pula e saj” vazhdon ta ketë ngjyrën të zez, apo…            

 Inxhinjeri në krahun  tjetër duke përpëlitur sytë ngriti njërën dorë nga tavolina pa e shkëputur brylin prej saj, u mundua ti fërkonte ata por humbi ekuilibrin dhe nga pesha e trupit të tij të rrëndë desh thjeu mjekër e ç’farë kishte tavolina mbi vete. Ta marë e mira ta marë, bërtiti ai duke u çuar në këmbë. Me gishtin tregues, duke e drejtuar herë tek njëri e herë tek tjetri sikur u hakërehej vazhdoi: Koka e asaj zonjës time është zbardhur e është bërë naaa, borë e bardhë. Po  “pula” e saj e gjeni dot se ç’farë ngjyre ka. Nuk priti përgjigje prej tyre. U ngrit prej karikes duke i lënë si guak të dy ku më tepër peshkatari i pulbardhës po e përjetonte më keq atë çast. Kërkoi të fuste duart në xhepa por nuk mundi. Tek po përpiqej të shkonte i pa edhe njëherë me inat të dy miqtë e tij të vjetër. E kaloi rrugicën ndërmjet tavolinave duke u lëkundur.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1