Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | Shkallët e Ferrit

Shkallët e Ferrit

image Reshat Kripa

   Roman

 

                                      KREU  I   TRETË

 

                                                         PAS   FURTUNËS

 

                                                                              I

 

            Më në fund, pas dhjetë vjetësh, tre muajsh dhe dymbëdhjetë ditësh, erdhi dita e lirimit për Agron Canajn. Ishte dënuar dymbëdhjetë vjet. Ato që kishte fituar nga puna, bënë që të lirohej përpara plotësimit të vuajtjes së dënimit. Atë ditë e kishin lajmëruar të mos dilte në punë. Po priste ta lajmëronin për të dalë. Priste dhe kujtonte. Kujtonte  dhjetë vitet e kaluar në burg. 

Kujtonte kampin e parë, Spaçin. Dy vjet para se të shkonte ai, atje kishte ndodhur një revoltë e madhe. Për herë të parë në historinë e kampeve të punës së detyruar, ishte ngritur flamuri pa yllin e komunizmit. Ai kishte valuar për tre ditë. Por egërsia e autoriteteve e kishte shtypur me dhunë këtë revoltë. Katër djem të rinj ishin pushkatuar dhe dhjetra të tjerë kishin marrë dënime të rënda.

Së bashku me të, në kamp kishin sjellë edhe Yllin, Gazmendin dhe Përparimin. Gjergjin e kishin dërguar në burgun e Burrelit. Agroni u mundua të afrohej me ta,  por ata i qëndruan shumë ftohtë. Nuk mund të harronin se ai ishte bërë shkaktar i dënimit të tyre. Këtë gjë nuk mundi ta thyente edhe fatkeqësia familjare që i kishte ndodhur Agronit.

Një ditë ndodhi një fatkeqësi. U shemb galeria dhe zuri nën vete tre të burgosur. Midis tyre ishte edhe Përparimi. Agroni e ndjeu  thellë humbjen  e shokut. I dukej sikur ishte ai shkaktar i asaj vdekje.

I vetmi që shoqërohej me të ishte Besimi. Ai ishte një i burgosur i vjetër. Po paguante për veprimtarinë e të atit që kishte qenë komandant çete nacionaliste dhe që ishte arratisur jashtë shtetit në vitin 1944. Besimi i kishte dëgjuar fjalët e përhapura për Agronin, megjithatë një zë i brendshëm i thoshte se ai nuk duhej të ishte spiun si disa të tjerë që ndesheshin çdo ditë në atë mjedis. Për këtë arsye ndërhyri disa herë te shokët e tij për t’i afruar me Agronin, por çdo gjë shkoi kot. Ata nuk u tërhoqën që nuk u tërhoqën.

Agroni ishte nga të paktët që nuk kishte asnjë ndihmë. Në shtëpi kishte vetëm një nënë plakë, me një pension të zakonshëm që nuk i dilte as për vete. Përveç kësaj ishte edhe e sëmurë nga tensioni i lartë i gjakut. Vëllai e kishte braktisur. Ndonjëherë, ndante diçka me të Besimi, kur i vinte ndonjë ushqim nga familja. Për këtë Agroni i ishte shumë mirënjohës. 

Në atë kamp kishte qëndruar pesë vjet, kur ndodhën trazira të tjera.  Një djalë i ri, një demokrat i vërtetë, së bashku me dy gazetarë u dënuan me pushkatim, vetëm e vetëm sepse kishin guxuar t’i shkruanin letër diktatorit. Përsëri ridënime të tjera. Agronin nuk e ridënuan, por e çuan në burgun e Burrelit.

Atje midis të tjerëve gjeti Gjergjin. Iu afrua, i foli dhe deshi të bisedonte me të, por ai i ktheu kurrizin. U mundua të shpjegohej. Ai nuk pranoi. Agroni u tërhoq i heshtur në qoshkun ku kishte dyshekun e tij. Edhe shokët e tjerë të dhomës, duke dëgjuar rrëfimin e Gjergjit, i qëndruan ftohtë. Vetëm Besimi, me të cilin kishin ardhur bashkë nga  kampi i Spaçit, i bëri shoqëri dhe i tha:

- Mos u mërzit! Ditët do të kalojnë dhe e vërteta do të dalë në shesh. 

Kështu, Agronit i duhej që, vetmisë  së  madhe  të

burgut, t’i shtohej edhe ndarja nga shokët e vuajtjes.

Pas dy vjetësh të tjerë e  transferuan  në kampin  e  Qafës së  Barit.  Edhe  atje ndodhi një revoltë. Si për çudi revoltat e  ndiqnin  në çdo  kamp  që shkonte.  Ato ishin  bërë motoja  e 

ditës për të burgosurit. U pushkatuan  tre djem të rinj dhe përsëri ridënime .të tjera.

            Në kamp gjeti Yllin, që e kishin sjellë nga Spaçi. Për më tepër e caktuan në skuadrën ku ishte ai. Ishin dhjetë vetë. Detyrimisht do të kishin kontakt me njëri-tjetrin. Megjithatë Ylli vazhdonte t’i qëndronte ftohtë. Një ditë Agroni e ndaloi dhe i tha:

            - Ylli, dua të bisedoj me ty.

            - E çfarë mund të bisedojmë tani që çdo gjë ka marrë fund.

            - Kam një brengë të rëndë në ndërgjegje. Ajo po më vret. Kam nëntë vjet që po torturohem prej saj. Pothuajse çdo mbrëmje më çfaqet Stefani. Mundohem ta largoj nga mendja, por ai nuk më shqitet. Po ashtu edhe ti me Gjergjin, Gazin dhe Përparimin. Ju më akuzoni mua. Është e vërtetë. Por a mund ta merrni me mend se në çfarë rrethana isha që bëra një veprim të tillë?

            - Agron, leri këto filozofira. Ajo që u bë nuk ç’bëhet më.

            - Jo, dua të ta them. Nuk e mbaj më dot të fshehtë, megjithse është shumë e rëndë.

LEXO VAZHDIMIN KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1