Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | Kohë bostanësh

Kohë bostanësh

image Përparim Hysi

Kujtimit të Efendi YZEIR   SALLATA

                  (tregim)

Nga  Përparim   Hysi

       Janë pjekur me kohë bostanët. Tani është piku i tyre  dhe,ngaqë jam pak nga vendi i bostanëve, bleva një të madh. E bleva,por u hodha përpjetë, kur e preva. Gati i "shartuar" me kungull. E kanë mirë turqit që thonë:- Njeriu është edhe shejtan,por edhe melaqe: siç të bën të mirën, të bën dhe të keqen. U zhgënjeva (unë e heq veten specialist për të njohur bostanin, por e pagova:zëre se për një thelë, pagova një pelë). Tek përsiatesha me zhgënjimin tim, doja të gjeja një më  të "humbur" se sa unë dhe mendja më shkoi tek EFENDIU,miku im. Sado që miku im i mirë ka ndërruar jetë këtu e dyzet vjet  më parë, unë gati  bërtita me atë zërin e aktores së pavdekshme, të ndjerës HJARIE RONDO  (edhe kjo mikja ime):- Egjeta,VANGJEL!!!
                                                     *    *    *
Ç'do lexoni më poshtë, është rrëfim në vetë të parë, nga EFENDI YZEIR SALLATA, me origjinë nga MARGLLIÇI i ÇAMËRISË që, ngaqë kish mbaruar medresenë në ÇAMËRI, kur i dëbuan nga trojet e tyre,erdhi famijarisht në fshatin PETOVË të FIERIT dhe shërbeu si hoxhë jo vetëm për PETOVËN,por dhe për 6-fshatra të tjerë. Këtë veprimtari.EFENDIU (kështu e thërrisja siç bënin gjithë besimtarët,por unë jo se besoja,por vetëm për respekt) e ushtroi deri më 6 shkurt 1967,kur partia ose i prishi,ose u vuri kyçin objekteve fetare. Efendiu,pas 6 shkurtit 1967,pothuaj u mbyll në shtëpi dhe unë nuk kish ditë që mos ktheja në shtëpinë e tij,deri sa ai ndërroi jetë,se djali i tij i madh,ZENELI, me profesion agrnom(Efendiu kish 5-djem), ka qenë shkou dhe miku më i afërm imi.Edhe miku im i mirë ka ndrëruar jetë. I kutjoj me mall,EFENDINË, të shoqen nënë LIRINË dhe,padyshim,edhe mikun tim,ZENELIN.
                                                     *      *     *
Qe ditë e bukur korriku,- tregonte Efendiu,- dhe që në sabah, ia shalova "vaturës" (Efendiu gjithmonë shkonte kaluar mbi gomarin e tij të urtë) dhe frymën e mbajta drejt e tek Mustafai. Ki (ky) më mbledh dhe ato"detirimet" e fshatit dhe vallai-bilahi nuk i gjendet shoku për prtitje  e nder. Besimtar i mirë dhe xhimert e bujar që nuk ka shok. Por edhe si bujk nuk ia ha qeni shkopin dhe sidomos bostanin që rrit ai, nuk e gjen në krejt nahijen. Gomarin nuk e ngut unë. Ai, sa më ndjen mbi samar, e merr ashtu shtruar-shtruar dhe nga këtu deri tek Mustafai kaloi gati një sahat. Mbrita atje ashtu nga sahati 9 i sabahut dhe MUSTAFAI,sa më pa,më ftoi tërë gaz:- Urdhëro EFENDI se na ke gjetur në lëmë.
Lëmë quante topilën me bostan. Dha ballë njëri nga çunat, më ndihmoi të zbrisja nga gomari dhe,ndërsa ai e lidhi gmarin në hijen e një peme dhe i hodhi për të ngrënë, unë me MUSTAFANË u ulëm mbi dy shilte,nën hijen e një frashëri të madh. Njëri nga djemtë, mori një  bostan i vuri thikën dhe,sakaq, vura re një të kuqe gjak. Djali e mori zemrën dhe ma vuri përpara në një pjatë. Çfarë të haje? E,- tha MUSTAFAI,- të të bëjë mirë se është aq i shijshëm  sikur ta ketë bekuar PEJGAMERI! E urova,e bekova dhe,pasi mora dhe"detirimin", do kthehesha në shtëpi. Djali i MUSTAFAIT me porosi të veçantë zgjodhi dy nga bostanët më të mëdhenj dhe i vendosi  në sirsat e hebeve. Sado që m'u lut për drekë,por e kisha me ngutë. Më përcolli me duarët në qafë dhe,sa shalova gomarin, thashë:-  Sa ditë e bekuar! Punë mbaruar ki,MUSTAFA BREGU,dhe xhimert që s'e ka shokun. Di bostanë sa të kënaqen për di ditë çunat dhe imeshoqe. Gomari e kish marrë shtruar dhe, pa bërë as pesë çapa,kur dha ballë para meje, SELIMI! EFENDI,- tha SELIMI,- kheu të bëjmë vapën. Ejvallah, SELIM, por nuk më pret puna,-ia ktheva. Por ndahej ai. Bit ia bëri prej kapistre gomarit dhe drejt e në shtëpi të tij. Desha nuk desha,zbrita. U rroka në qafë me të dhe ai:- Urdhëro brenda në konak dhe,ndërsa unë bëra nga konaku, ai futi gomaren në kasolle. Sa u fut në kasolle,sirin siç duket nga hebetë dhe,sa shen bostanet seç kurdis një plan. I hoqi që të di bostanët dhe, në vend të tyre, fut di kunguj të mëdhenj. Njërin nga bostanët e fsheh në grazhdin e lopës dhe tjetrin, goxha i madh ki, e pushton me të di duarët dhe hiri  në konak. Unë kisha zënë qoshenë dhe,sa e pashë me bostan, i thashë:- SELIM! Po vij nga Mustafai dhe hëngra aq sa nuk nxë më stomaqi im! Aha,- tha SELIMI,- se çfarë ke bërë tek Mustafai,nuk më duhet mua. Kjo është shtëpia ime dhe ke dëgjuar ti,EFENDI,si thonë:- Fshat e zanat,shtëpi e tabiat!
  Do ta pres që çke me të,sikur të bëhet kiameti. Nëse nuk e ha dot,shkele me këmbë,se nuk lë unë të shkosh buzëthatë gjer në PETOVË! Bëra sikur hëngra dhe SELIMI llaf e gaz,mend po më bëhej kurban.
E  falnderova për pritjen,shalova gomarin dhe për shtëpi. Eh,SELIM,- thosha,- sa bujar!-Shkele me këmbë,nëse nuk do... SELIM! SELIM! T'i shtoftë ZOTI!-urova. Kur mbrrita në shtëpi.lashë gomarin tek dera e kasolles dhe i thashë LIRISË:- Fute gomarin brenda dhe në hebe janë di bostanë.Një nga një bjeri në shtëpi,se të di nuk i ngre dot.Liria me një frimë në kasolle dhe fut duarët në hebe.Në xhepin e parë,kungull. Në të ditin kungull. Kur dëgjoj:- Janë kunguj HAFUZ!!! U dja,- bërtita,- nga atje këtu u bënë bostanët kunguj? SELIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIM,- bërtita,- je jezit! 

                                               Tiranë, 7 korrik 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1