Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | Shkallët e Ferrit

Shkallët e Ferrit

image Reshat Kripa

             Shkallët e Ferrit

 

                                                           Roman

 

            (Vijim)

                                                                         IX

 

            - Nuse, çfarë i kanë bërë vajzës? - pyeti përsëri nënë Gjyla duke parë gjendjen e Iridës.

            - Të thashë moj nënë, u trondit tepër kur pa të atin në atë gjendje.

            - Pse, si ishte ai?

            Nënën mezi e mbante vendi. Lumtua e kuptonte dhimbjen e saj, por tragjedia që kishte pësuar, nuk e lejonte të mendonte shumë për dhimbjet e të tjerëve. Duhej ta mbante veten. Duhej të bëhej e fortë.

            - Po natyrisht moj nëne, - i tha vjehrrës duke mposhtur dhimbjen, - pas më shumë se një muaji në birucë, pa parë dritën e diellit me sy, ishte shumë i zbehtë. Për syrin e vajzës kjo ishte një goditje e rëndë. Por ti mos u mërzit, se së shpejti do t’i kalojë dhe ajo do të shërohet. Irida vazhdonte të qëndronte si e ngrirë dhe me sytë e çakërdisur. Nga buzët e saj dilnin vetëm fjalët:

            - Babi,   babi,  babi.  Ti  po  fluturon.  Gjyshe, shiko.   Mos   babi,   mos   fluturo.   A   e    shikon,   e  kanë rrëmbyer harpiet *.

            - Jo   bijë,  babi   nuk   po  fluturon.  Ai  do  të kthehet së shpejti. Mallkuar qofshin shkaktarët! -  tha Lumturia duke përqafuar të bijën me lot ndër sy.

            - Për hir të jetës, më thoni diçka. Çfarë më fshihni?  -  ndërhyri nënë Gjylua.

            - Ah, sikur të mundja! -  tha Lumturia me veten e saj  pastaj, duke iu drejtuar së vjehrës,  -   E gjetëm të gozhduar në mur, o nënë. Ishte gati pa ndjenja nga torturat.

            - Mallkim! -  doli nga fundi i zemrës së plakës.

            - Irida filloi të ulurinte nga dhimbja.

            - Mallkim!

            - Kërkuan prej nesh ta detyronim të pranonte ato që nuk kishte bërë.

            - Mallkim!

            - Ai na bëri thirrje që të mos biem në grackën e tyre.

            - Mallkim!

            - Pastaj ndodhi ajo.

 

            - Çfarë ndodhi, bijë.


LEXO TE PLOTE KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1