Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | Rrëfenjë urbane

Rrëfenjë urbane

image Sazan Goliku

Takim me zgjedhësit 

Rrëfenjë urbane

Kryetari i Partisë Kombëtare Kozmopolite (PKK) i tha zëdhënëses së Partisë:

-Njofto mediat se do të shkojmë në qytezën T. për fushatën e zgjedhjeve!
Autokolona me tri vetura u nis në orën 800 dhe mbërriti në orën 1200. Atje i priti Liman Limani, kryetari vendor i partisë në këtë qytezë. Pas përshëndetjes Limani e udhëhoqi autokolonën me makinën e vet drejt pikës turistike në restorantin “Vipat”, pronë e vëllait të vogël të Limanit.
Sa u ulën dhe kamerierët u çuan menynë, kryetari i madh e pyeti të voglin: - Kur e keni lënë takimin me zgjedhësit?
Limani u gëlltit, u përtyp, nënqeshi me pafajësi.
-Nuk e dija që do të bënim takim me zgjedhësit. Vetëm më thanë që do të na nderonit ju me ardhjen tuaj...
-Hëëëm, na vure në pozitë të vështirë, po kamerën dhe gazetaren i kemi me vete. Do bëjmë si do të bëjmë, po takimi do të zhvillohet.
Limani mbeti gojëhapur.
Drekën do ta kishte zili edhe vetë kryetari i shtetit, se kryetari i pushtetit ishte tepër modest dhe nuk bënte naze, çfarëdo t’i vije përpara. Dollitë vinin njëra pas tjetrës për fitoren e padiskutueshme në zgjedhje dhe për shëndetin e kryetarit të madh. Në orën 17oo, kryetarit të madh tashmë i skuqnin faqet buçko dhe tulla më tepër se zakonisht (do s’do vera e bën punën e saj). U çua më këmbë. Kërthiza i ishte hapur sa një 50 lekësh. Fshiu buzët dhe hodhi si me neveri pecetën mbi tryezë.
-Çohemi, na presin!
Ndërkohë kryetar Limani i kishte dhënë porositë, për të përgatitur urgjentisht te kinemaja e qytezës panelin dhe foltoren me mikrofonin.
Në orën 18oo, pasi pinë edhe kafet në lokalin “Ariu i Murrëm”, zunë vend në podiumin e mbuluar me beze të kuqe (mbetur që nga koha e para revolucionit demokratik) zunë vend drejtuesit e partisë. Kryetar Limani i uroj mirëseardhjen kryetarit të madh dhe siguroi se populli i qytezës do të votojë njëzëri për PKK-në. Kryetari i madh nisi fjalën nga foltorja... Ai me një elekuencë të shkëlqyer, sikur i kishte incizuar në tru idetë, tezat, programin e premtimet e PKK-së, ligjëroi plot 39 minuta.
Në sallën e zbrazët herë-herë lëvrinin me kureshtje minjtë, banorët e përhershëm të kinemasë.
Kameramani i TV “Universi” vijoi filmimin e mitingut me zgjedhësit deri sa përfundoi fjalimin kryetari i madh. Gazetarja shkroi në një copë letër: “Ne po shkojmë për të përgatitur kronikën për emisionin e lajmeve” dhe ia çoi në dorë kryetarit të madh. Ai e lexoi dhe pohoi me kokë. Pas copës së letrës shkroi: “Nesër flasim për pagesën” dhe ia zgjati gazetares dhe ashtu rënd-rëndë u ul në panel. Kryetar i vogël i shtrëngoi dorën.
-Profesor, folët shkëlqyeshëm!
-Është hera e parë që studentët e mi nuk reaguan, - iu përgjigj hijerëndë ai.
Në lajmet e mbrëmjes në TV “Univers” u dha edhe kronika nga qyteza T., ku gazetarja veç të tjerash theksoi: “Në sallën plot e përplot (makinën e TV-së e kishin mbushur plot e përplot me mish të pjekur e të papjekur, me shishe vere e birre po dhe me patate të kuqe) fjala e kryetarit të PKK-së, prof.dr.Koti u prit me duartrokitje të pandërprera dhe entuziazëm popullor...
Pas mesnate në kryeqytet militantë të partisë kundërshtare të PKK-së i vunë zjarrin makinës së kryetarit të madh dhe makinës së TV”Univers”. 
Nuk pati dëme në njerëz.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1