Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | " L E J - L A "

" L E J - L A "

Font size: Decrease font Enlarge font
image SOTIR ATHANASI

 

 

  (Tregim i jetuar)


Grupi i vizitorëve nga Athina mbërrijti në dalje të Xhamisë Blu. Gratë, kishin dorëzuar tashmë shamitë e kokës që iu dhanë drejtuesit në hyrje për të respektuar ritin fetar dhe ishin ende këmbëzbathura. Nxorën nga qeset sandallet dhe nisën t'i veshin për të zbritur shkallët e shumta. Zhytja ende në atë mpirje që sjell perceptimi i gjithçkaje që panë e dëgjuan, shkakton natyrshëm edhe një lloj hutimi për këdo. Me këta vizitorë, qė edhe ajo Zonjë që më pas do të quhej :  "L E J L A".

I shoqi kish dalë pak më përpara e po lidhte këpucët, kur ngrijti kryet dhe e pa gruan ( tanimë pa shaminë e kokës së cilës  i shkonte aq shumë dhe Ai, që kish ndjerë nurin e rënë nga bluja si e zbritur nga mbiqiejt ) i tha: - Si nuk bëre një pozë me atë shami?

Kaq iu desh që gruaje e mikluar nga vështrimet, jo vetëm ato mashku- llore, por edhe brënda llojit të vet e kishte kuptuar se:

ajo mbulesë në ngjyrë qielli, si e dërguar enkas nga galektika për 'të, në një farë mënyre  dëmshpërblente hijeshinë e mohuar të së tërës brënda kësaj xhamije. Sepse, i shkonte tejet. Ndaj nisi me ngut  të ngjiste shkallët edhe pse disi e dyshimtë nëse do të mund t'a vishte sërisht atë cohë të ritit muslyman në bojë qielli e aq më pak besonte në se do t'a bindte njeriun-sekuritiv, disi të vrazhdët për t'a fotografuar me aparatin e saj celular.

Gjithsesi, u ngjit. Njeriu I ligjit, ktheu kryet. Vështrimi i tij në mos ish i ashpër, mungesën e gadishmërinë për t'a ndihmuar, hapët e tregonte. Veç kësaj, portreti i tij kish ca grimaca që mëshihnin gjithsesi një dramë të brëndshme personale

Gruaja, sapo iu gjënd pranë, buzëqeshi.

Dhe,  kur portreti i saj, merrte këtë trajtë shprehte ëmbëlsi, dlirësi dhe se tek kjo femër-klasi lexohej qartë statusi i një Zonje të vërtetë. Qe ky moment kur asaj i shpalosej një pafajsi jo vetëm çarmatosse për këdo të cilit do t'i drejtonte aq ëmbëlsisht kërkesën-favor dhe që e bënte të pamundur mospranimin. Ajo tha në anglisht:

- Zotni ju lutem, kini mirësinë që ju karakterizon, të më jepni edhe një herë atë shami që sapo Jua dorzova, - dhe shtoi po me të njëjtën ëmbëlsi në buzëqeshje: - Nga emocionet për këtë xhami me vlera të jashtëzakonshme kulti muslyman i ëmbëli-sekuritiv, harova të bëj një fotografi.

Sekuritivi, ndonëse  fillimisht e pa me habi, por instiktivisht, si të fliste turqisht me dikë nga personeli, ia dha menjëherë shaminë të shoqëru- ar me një buzëqeshje si të detyruar e jashtë tipit dhe karakterit të tij.  Duhet pranuar se parzmorja mbrojtëse që rrethonte gjithë sjelljen e tij me një femër, jo vetëm qė rrëzuar, por fluturuar, vetëm nga miklimi me shprehjen: i ëmbëli-sekuritiv (shprehje kjo që në Greqi është e ditës dhe se ndodh edhe nga krahu I kundërt. Një mashkull në supermarket mund t'i drejtohet shitëses të re në moshë: zonjusha ime, ose: zonja ime!, për analogji, kur tjetra është grua).

Por le të mos largohemi nga tregimi ynë.

I ëmbëli-sekuritiv,  ishte tejet i ndrojtur nga pasiguria se si mund t'a merrte kjo Zonjë, gëzimin dhe kënaqësinë e tij. Se ndjehej tejet i përfillur me kërkesën e saj, për më tepër i zbukuruar me fjalët:

i ëmbli-sekuritiv!

Në ndryshim nga rastet e rëndomta kur detyra u impononte me të tjerët zbatimin e riteve të kultit; lëvizja e tij, aty më parë me dikë tjetër,  qe e ftohtë për të mos thënë e bezdisshme. Kësaj Zonje,   si në një marrëveshje të fshehtë, nga ato që një femër di dhe kap sinjalet dashamirëse të seksit tjetër, kaq i mjaftoi të triumfojë mbi 'të. Siguria në veprimet e saj bëri që, si midis . . ., shokësh, t'i linte këtij Sekuritivi në dorë celularin,  pa iu lutur më parë që të kishte mirësinë për t'a mbajtur atë. Ky veprim, qe për 'të një test për të vazhduar me një hap më të guximshëm. Sepse, pas kësaj, Ajo hodhi mbi krye shaminë, ia mori sërish celularin që Ai t'i kishte të lira duart dhe po me atë mënyrë si midis të njohurish të vjetër, në anglisht, tha:

- Ju lutem, i miri e i respektuari, zoti Sekuritiv, rregullomani pak shaminë!

Sigurisht, kjo i kalonte të gjitha. E para: se Ajo qe greke dhe Ai turk. E dyta: se Ai qe muslyman dhe Ajo e krishterë. Dhe së treti: se Ajo qe një Zonjë e martuar dhe se Atij, ashtu si edhe Asaj i dukej hunaza në gisht, gjë që tregonte se duhet të qe gjithashtu i martuar.

Prandaj Ai nguroi për një çast përpara se të zbatonte edhe këtë kërkesë të kësaj Zonje të çuditëshme e cila ia kishte zbutur, për të mos thënë mposhtur vrazhdësinë e tij. Por Ajo, nuk donte t'ia thyente sedrën. Aspak. Përkundrazi: iu afrua më pranë dhe si në fshehtësi,

a mirëbesim vetëm për veshët e tij, I tha:

- Unë jam muslymane shqiptare! /

Pas kësaj, me zë tepër të ulët,

(në qoftëse unë e kujtoj mirë )

recitoi një syre që e mbante mënd nga vegjëlia dhe që niste me fjalët:

- Eshen ilaj-laj hilellaj . . .

Atëhere, Sekuritivi turk i hodhi duart në qafë dhe e përqafoi.

Pastaj nisi t'ia rregullojë si të qe partneria e tij kur rregullonin njëri-tjetrin përpara se të dilnin. Se, kjo Zonjë, moshatare me 'të, Ajo qė.

Kur mbaroi, turku-sekuritiv e soditi gjatë dhe ëmbël për të shqiptuar emrin e ish bashkëshortes së tij: - L E J L A !  

Sytë iu skuqën tejet dhe për zonjën-greke-klas, kjo fliste shumë. Mbase për një mall e mbase edhe pendesë nga një ndarje.

Gruaja i dha aparatin me një gjest-mëse shoqëror dhe Ai,

pa më të voglin ngurrim e filmoi.

Ajo i dorzoi shaminë blu dhe çuditërisht pa se vështrimi i tij,

si ajo e një aktori në xhirim,

nuk shihte në drejtim të kameras,   por pas kameramanit.

Ngaqë,  në të djathtë të tij, vështrimin kishte përqëndruar. Por,  siç aq bukur dinë gratë të maskojnë qëllim, Ajo, spostoi pak trupin.

Lejoi kështu të kalonte një grua që sapo dorzoi shaminë dhe e ndau nga ky intimitet me Sekuritivin.

Zonjës sonë, kaq i duhej që me bisht të syut të shihte tundjen e kokës dhe lëvizjen e buzëve të kolegut turk-gjithashtu Sekuritiv i cili miratonte ngjajshmërinë e kësaj Zonje me ish partneren  e shokut të tij. Ai, së bashku me tundjen e kokës, me zë të ulët, përsëriste në dy rrokje emërin LEJ-LA!

2.-

LEJ-LA!  

Kështu quhej ish bashkëshortja e Sekuritivit-Qemal. Ai përpara se të qė Sekuritiv, ishte një piktor i pa fat, ndonëse qe një Vangog i peizazhit dhe natyrës turke për të cilat çdo vizitor mahnitej tek shihte gjelbërimin e Konstandinopolit, (siç e quajnë grekët ende Stambollin e sotçëm ).

Partnerja e piktorit Qemal e shtyu si e shtyu për gati një vit me mungesa të jashtëzakonshme në përballimin e jetës të mbushur me sakrifica, por edhe privime. Pasoja këto ngaqë  piktori nuk kishte një punë të përhershme, por mbështetjen në shitjen e pafat të krijimeve të tij nga e cila nuk mund, që nuk mundte të hiqte dorë. Ajo zotronte zanatin e permanentit. Por Ai e kishte për turp vartësinë ekonomike nga paga e së shoqes. Grindjet me partneren e cila jetonte dëshpërimin e tij, solli të vetmen zgjidhje të detyruar: braktisjen.


Stambolli ka njëzetë milion banorë. Ajo kaloi Bosforin dhe në anën aziatike e ndihmuar nga prindërit e saj, hapi një lokal bukurie. Tashmë qe mbushur viti që lokalin e drejtonte vetë dhe kishte një klientelë të kënaqshme. Po piktori?

Piktori, i katandisur keq, iu drejtua për borxh një shoku fëmijërie. Ky qe Refiku që lexuesi e njeh tashmë, si Sekuritivin tjetër. Ai e bindi që të niste punë në Xhaminë Blu si Sekuritiv për të zëvëndësuar dikë që kish dalë në pension. Këtu piktori ynë mund edhe të frymëzohej për krijimet e tij. I tillë qe ky rast.


Sekuritivi-piktor, po atë ditë, u kthye në shtëpi vetëtimë dhe mori bojërat. Hodhi lehtshëm konturet e portretit të vizitores-Lejla me shaminë mbi krye dhe pastaj nisi me gishtërinjtë të trazonte ngjyrat duke përsëritur: Tregoje tani veten se përzierja me gishta e ngjyrave, është muzika për mjeshtërinë tonë. Le t'a bëjmë këtë . . . ARJE, nën titullin: "Ktheu LEJLA"

Dhe thuajse e gdhiu të përfunduar punimin.


Dy ditë më pas, grupi i turistëve nga Greqia, në hollin e hotelit OKEAN, po zbrisnin valixhet të kënaqur për javën kaq të ngjeshur të vizitave. Atë mëngjes, ata nuk harruan të merrnin në lokalin e ëmbëlsirave Krem-bakllavanë karakteristike dhe me emër në Konstandinopol. (Siç na pëlqen tani edhe neve të integruar tashmë në mëndsinë e grekëve të quajnë Stambollin e sotçëm).


Hotelieri po shihte gazetat e ditës, përpara se t'i vinte në tavolinat pranë kolltuqeve dhe sezlloneve në holl. Atë çast zbriti edhe çifti nga dhoma 404.

Hotelieri mori çelsin dhe herë shihte gazetën dhe herë zonjën që dorzoi këtë çelës dhe instiktivisht tha: - LEJ-LA!

Klientja buzëqeshi ëmbël. Ishte kjo buzëqeshje që nxirrte në pah tiparet e saj më të mira, më të dlira, më të sinqerta, më imponuese të Zonjës-klasë.

- Ktheu LEJLA! , - përsëriti Hotelieri në recepsion, - dhe kuptohej që po lexonte një titull, por që enkas e tha në anglisht.

Zonja e veçantë-klas, kuptoi shumë. Intuita e saj, solli ndërmënd turkun-Sekuritiv e bindur që Ai jetonte një dramë. Receptionisti ia bëri me dorë që të vinte pranë duke I treguar gazetën.

Zonja-klas e grupit grek të vizitorëve pa portretin e saj me shallin boj qielli në Xhaminë Blu. Veçse, i saj, ishte vetëm portreti. Se autori e kishte paisur me krahë dhe e kishte shndërruar në një zog shtegtar. Enigma në këtë pikturë qëndronte në se Shtegtimi tregonte ikjen, apo kthimin e këtij  zogu shtegtar?

Titulli: Ktheu LEJ-LA!, megjithatë e tregonte qëllimin. Mashalla!

Diku në cep të saj, ashtu siç dinë gratë të shohin hollësi, sidomos kur këto mundohen të maskohen, Zonja-klas lexoi emërin e autorit Qemal.

Dhe Ajo, ndonëse me vështirësi lexoi në turqisht, por me gërma latine: "Çok gjyzel, LEJ-LA"!

Dhe s'kishte të vështirë të ndjehej tejet e falenderuar nga Piktori-Sekuritiv-Qemal. Dhe në mëndje I erdhi urimi;

"Dhëntë Zoti t'i kthehet Sekuritivit-piktor-Qemal LEJ-LA!

Edhe ne përsërisim në turqisht dëshirën tonë: ishallah!


Sotir Athanasi,

Konstandinopol, Athinë:

12, Qershor, 2019!


Comments (4 posted):

Lexues on 14/06/2019 12:39:12
avatar
Ka një stil të vetin bashkëbisedimi me lexuesin, autori Athanasiu, që kemi nisur ta kërkojmë instinktivisht, në tregimet e tij, akoma dhe me fjalët klasike, që aq shumë i shkojnë, ndoshta sepse janë dhe të vetmet që e dimë që mund të imagjinojmë se do gjejmë brenda, bashkë me fisnikërinë që ngjyen cohën e gjithë krijimtarisë së tij, për të tjerat ka kaq fantazi dhe jetë sa çliron entuziazëm!
Urime!
Faleminderit Fjala e Lirë që e sollët për lexim!
Kozma Gjergji on 14/06/2019 19:33:23
avatar
Shkruar me elegancë, ky tregim, është si një akuarel lirik , ku ngjyrat e ndjenjave shpërfaqin me shumë emocion njerëzoren. Urime për këtë aritje z.Athanasi.
Kozma Gjergji on 15/06/2019 11:38:43
avatar
Shkruar me elegancë, ky tregim, është si një akuarel lirik , ku ngjyrat e ndjenjave shpërfaqin me shumë emocion njerëzoren. Urime për këtë aritje z.Athanasi.
S.Athanasi on 17/06/2019 07:28:26
avatar
Së pari dy fjalë për ju, Z.Gjergji!
Me shumë kënaqësi lexoj shënimet tuaja tejet të qëlluaa, jo vetëm në tregimet e mia, por edhe të të tjerëve. "Akuareli lirik", do të kënaqte këdo krijues dhe do t'a nxiste për më tej. Faleminderit!
Tani, për ju,miku im I mirë: "Lexues":
Shprehja juaj: "akoma dhe me fjalët kla-sike, më bëjnë të mendoj mëndsinë e gjuhës greke. Se në shqip themi: "madje" dhe jo "akoma". Ky ndryshim e pasuron gjuhën tonë. Sepse dhe "akoma", shqip është.
Shtoj se: konçizitetin tuaj, do t'a kishte zili çdo krijues. Shënime të tilla: si i juaji dhe z.Kozma, kujtdo nga ne, i hapin horizont.
Ju faleminderit! sotir.mimi@Gmail.***
Vendosa E-mailin për z.K.Gjergji.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1