Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | OXHAKU

OXHAKU

image Memisha Gjonzeneli

OXHAKU

Tregim nga Memisha Gjonzeneli, 

Dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”

 

Kisha  pak kohë që  isha  transferuar nga  Uzina e Ballshit   PVC.-ën e Vlorës. Edhe aty punimet po  shkonin  afër fundit.  Përgjegjësi  i Sektorit na kishte njoftuar se kishim mbledhje.  Mbasi na dha detyrat,  na tha “që mbledhja mbaroi”. Kur unë u nisa për të ikur, dëgjoj një zë, që po fliste emrin tim. Kthej kokën dhe shikoj: ishte përgjegjësi ynë. Përgjegjës, kishim inxhinier Hazbi  Gjikën, njeri shumë i mirë e gjithnjë i qeshur. Ne e donim të gjithë. Ai sillej si shoku jonë dhe puna  i shkonte shumë mirë. Çdo muaj ai  e tejkalonte planin shtetëror dhe kjo nuk ishte pak.             

-Qëndro, se kemi ca pune bashkë, tha ai me  të qeshur. Unë shkova dhe u ula sërish në karrigen  nga isha ngritur. Hazbiu, u ul afër meje dhe me tha: kur të mbarojmë, do të vemi  të hamë bukë në mensë me oreks. Në zyrë nuk kishte njeri tjetër, ndaj menjëherë, si zakonisht, filluam nga shakatë.  Për një çast, kur fjala ishte te shoku Gani, ai ndenji serioz dhe më pyeti për të: 

-Ku e njeh “Çeçoin”  ti Memisha? Po priste përgjigje i përqendruar... 

-Nuk të kuptova, i them dhe unë tani serioz. Ai ma përsëriti pyetjen: ku e njeh Çeco Ganiun, drejtorin e TEC.-it të Vlorës? Unë e pash si me habi dhe i them:

 -Ore Hazbi, po benë shaka, apo e ke me të vërtetë?

-Jo tha ai, e kam me të vërtetë. Nuk e njeh fare?

- Po  kryeinxhinier Shpëtimin, e njeh ? 

-Jo, as atë nuk e njoh. 

-Mirë, më thotë, do i njohësh tani.

-Ore përgjegjës, po benë qyfyre, i them unë. 

-Jo, më thotë ai. Ata më kanë dërguar, që na duan të dyve pa tjetër këtu, në orën një. Ora një po shkon, ndaj priti, se po vijnë...

Ndërkohë u dëgjua zhurma e një makinë në frenim para zyrës. Ishin dy veta, trokitën dhe pa u thënë kush hyr, ata u futën brenda, si  të shtëpisë. Çeçoi,  ishte një burrë i shkurtër, tip babaxhani, me moshë mbi të 60.- tave dhe i mbajtur  shumë mirë. Atë, sa e shikoje, të detyronte respekt. Tjetri ishte një djalë nga Melarakët e Qytetit të Vlorës, i ri, i qeshur, biond. Djaloshin gjithmonë e shikoja në stadium, kur kishte ndeshje Flamurtari dhe shpesh përshëndeteshim  si sportdashës.

Ne, u ngritëm në këmbë. Hazbiu i tregoj një karrige në qendër të tryezës Çeçoit për respekt. Atij ju bë qejfi dhe menjëherë u ul. Shpëtimi dhe unë u ulëm përbri dhe po buzëqeshnim të kënaqur.

 Kur dëgjova zërin e Çeçoit: “ ehe more djem, si u venë punët këtu? E di, që detyrat e partisë i keni plotësuar. Kot nuk mburremi, se kemi djem të mirë dhe punëtor. Ju kam dëgjuar, bravo u qoftë! tha Çecoj. Tani te mos ta zgjasim më... Ne, kemi ardhur se kemi një punë dhe nj shqetësim të madh. Shokët e Partisë na kanë dërguar tek ju, Hazbi. Hazbiu ndërhyri: S’ia kemi bërë kurrë dy fjalën Partisë, na i thuaj çfarë ju shqetëson! Atëherë e mori fjalën kryeinxhinieri Shpëtimi.

Puna qëndron kështu: Para disa muajve, oxhakun tonë të T.E.C. e goditi rrufeja. Një pjesë të oxhakut të madh nga sipër, e ka deformuar keq dhe e ka lëvizur nga vendi. Ne, duam që ta prishim pjesën e deformuar  dhe ta bëjmë të re dhe kjo punë na duhet sa me shpejt. Ndërmarrja  e Ndërtimit, qe e ka për detyrë për ta bërë, na thotë, nuk po gjejmë specialistë që të guxojnë e të hipin sipër tij. Ata na thonë: prisheni pjesën e deformuar që na rrezikon dhe na krijoni kushte normale që të punojmë, pa rrezikuar jetët tona, pastaj të fillojmë ne, ndërtimin e ri. Kjo është ndihma që duam ne nga ju, se ju keni specialistë të sprovuar, qe punojnë në lartësira të mëdha. Këtu, për fat, keni dhe specialistin që uli oxhakun e Çimentos, të cilin kurrkush nuk e mori përsipër ta realizonte. Ai, me  shokët e tij sypatrembur, e benë atë punë. Të themi të vërtetën, ishin po ata, që na rekomanduan për ju!

 Hazbiu me shkeli syrin dhe tundi kokën për miratim. 

Tani na thoni, e mbylli fjalën K/Inxhinieri:  mund të na ndihmoni? Të tre panë në drejtimin tim. Unë qesha...

 Hazbiu tha: Unë, fola me drejtorin e përgjithshëm të ndërtim montimeve industriale, Muhamet Hoxhën dhe ai më porositi të mos merremi ne me atë punë, se kemi detyrat tona,  të shumta e të ngjeshura. Të merret  ndërmarrja e ndërtimit të Vlorës me të, që e ka dhe detyrë funksionale, ishte mendimi i tij. 

-Atëherë, mu kthye Çeçoj:  Ndaj unë kam ardhur të flas personalisht me ty. Me sa e di unë dhe me sa kam pyetur  e kam marrë përgjigje: Vetëm ti, e bën atë punë! Ne e kemi shumë problem, se mund të na pezullohet krejt veprimtarinë prodhuese. Ndërkohë, ne kemi planifikuar, që në kohën që do punohet për oxhakun, ne do bëjmë  remontin kapital të krejt TECit.

I them Hazbiut: Vemi dhe e shikojmë punën në vend dhe këta na bien prapë këtu Porosis një djalë: shko te brigada dhe thuaju se unë do vonohem ca. Hipëm të katër në makinë dhe drejt e në T.E.C.

Kur ulja  oxhakun e Çimentos e kisha parë së largu këtë oxhak të dëmtuar të TECit, po nuk më shkonte në mend se do punoja dhe aty. Sa mbërritëm, Çeçoi na çoi në Klub, ku na qerasi me kafe dhe konjak. Sa mbaruam, unë i thash Shpëtimit: Hajde unë dhe ti dalim, se këta mund të pinë edhe nga një tjetër...  I ramë  rrotull oxhakut, ku e pyes Shpëtimin: e ke projektin e ndërtimit të oxhakut, po me tha. Hajde vemi ne zyrë i thash unë, po ore, tha ai. Kur vajtëm në zyrë, ai hapi raftin e një dollapi dhe nxori një projekt të madh dhe të trash.  Hapa projektin dhe pash  sa qe trashësia e murit, sa thellë futeshin ganxhat e unazave metalike, i shënova në një letër e i futa në xhep. Kur po dilnim me Shpëtimin, ai me kapi për krahu dhe më tha: -Kam bindje se këtë punë, ti e bën dhe më pa në sy.

-Ku me njeh ti mua, i thashë. 

-Unë të njoh shumë mirë, me tha. Para se të vinim këtu, u interesuam. Kështu që mos të kesh asnjë lloj problemi. Ti, fol se çfarë të duhet dhe ne do i plotësojmë të gjitha kërkesat e tua. Ministria këtë punë ja ka pas ngarkuar ndërmarrjes së ndërtimit “Perlat Rexhepi”. Ata kanë 6 muaj dhe nuk kanë filluar. Kur i pyesim na thonë që nuk po gjejmë  specialistë për të hipur në lartësi. Ata, do na i plotësojnë të gjitha kërkesat! 

Unë po e shikoja Shpëtimin në sy. Ai ishte më i vogël se unë në moshë, po mua më pëlqente se e shikoja që e donte shumë punën po ashtu si unë. E pyeta çfarë fiton ti nga kjo pune? Unë tha  dhe u mendua, unë fitoj gjithçka kërkoj, u përgjigj. Kur punon T.Ci. unë realizoj  të gjitha detyrat që na janë ngarkuar dhe kjo nuk është pak.

 Po unë çfarë fitoj e pyeta. Ai u zu ngushte dhe tha “para” po thuaj si pa dashje. Jo vëlla, “para”, unë marr edhe atje ku punoj. Unë jam saldator i patentuar dhe paguhem 43 lekë ora. Kështu që nuk janë paratë primare, unë dua të bej punën dhe të ndjej kënaqësinë e saj. Unë dua ti jap shoqërisë gjithçka që mund të jepet dhe e dyta të bej më të vështirën, atë që nuk e bëjnë të tjerët. 

Po si do ja bëjmë kësaj pune, më tha. Unë qesha...  Pa tjetër që do ta bëjmë, jam i bindur që  e bej këtë punë me siguri e garanci. Po si tha ai, për kaq pak kohë  që e pe, u binde? 

-Po, nuk ka më nevojë të rrimë akoma këtu!

-Urime, tha ai shumë i gëzuar. 

-Po, po mos u thuaj gjë atyre, i them unë! Do u themi kur të vij koha. Ndërmarrja ime nuk do telashe. Deri sa ta gjejmë rrugëdalje, ti mos thuaj gjë. Për ty është boll që unë do ta bej. Bashke tani do takohemi më lehtë (mbasi ti ke dhe motoçikletë), kështu që ti hajde ku punoj unë. 

Shkuam në Klub dhe i gjetëm shefat që e kishin ujdisur muhabetin me njeri tjetrin. Babai i Hazbiut dhe Çeco Ganiu ishin shokë dhe njiheshin familjarisht. Kur na panë ne na pyetën: hë do bëhet gjë?

- Unë i them: Çeco nuk blihet kali me një të qorrollisur!  

-Ke të drejtë me tha dhe sytë i hidhte nga Shpëtimi ku kuptoi pozitivitetin se dukej i gëzuar. 

Hajde ikim me tha Hazbiu. Do vijë dhe unë, tha Shpëtimi jo boll me kaq i thash unë me të qeshur. Kur po iknim rrugës me pyet Hazbiu, he si t’u duk? Kur të vemi në zyre  do flasim. Rrugës për në kantier filluam të bënim humor. Mbërritëm në kantier, u përshëndetëm me ta dhe ata u larguan. 

-Hë, më tha Hazbiu  sërish, si tu duk? I them nuk e kam fare problem. Ç’farë thua theksoi, nuk e ke gabim ai është me tulla nuk është me hekur! 

-Të thashë që nuk e kam problem! Pa tjetër që është i rrezikshëm, po ne do jemi shumë të kujdesshëm. Tani e kam bërë planin si do punoj dhe nuk më kthen asgjë pas. Hazbi, folë edhe njëherë me drejtor Muhametin nga ana ime, që të gjejmë një mënyrë për t’i ndihmuar!

Te nesërmen përgjegjës Hazbiu erdhi në brigadë, ku unë punoja. Po saldoja një tubo. Sa e pashë, e lashë punën dhe i dhashë dorën duke qeshur, mirëserdhe i thashë. Ai ishte tip i qeshur. Ma shtrëngoi dorën në mirëkuptim dhe më tha: po të mos keni punë urgjente, vemi në zyrë, ku jemi më rehat. Vajtëm në zyrë. Ai e mbylli derën, vajti te një sirtar dhe nxori një shishe të vogël me raki dhe dy gota dhe më shpjegoi se i ruaj për ndonjë rast të veçantë. Gëzuar,  gëzuar i thamë njeri tjetrit dhe filluam të pinim. Unë nuk e kam pas qejf alkoolin dhe nuk para pija. Hazbiu më tha: në fillim drejtori më qortoj se pse vajtëm ne, te T.E.C, për të parë, po pastaj u qetësua dhe më tha: është e vërtet, se të tha Memishau qe e ul oxhakun? Unë i thash “pa as më të voglin problem”! Ai e zgjidhi këtë punë! Kështu që ti Memisha, të shkosh të bisedosh me të dy drejtoritë, se çfarë kushtesh kanë. Të gjitha të shkruhen në proces-verbal dhe ta firmosin që të gjithë dhe ta respektojnë. Ti, çfarë ndihme të të kërkojë, jepja! Ajo është detyrë  e gjithë Vlorës nuk është vetëm jona. 

Tani, me tha Hazbiu t’u flas atyre të vijnë këtu. Jo i thash unë. Ti nuk duhet të dalsh në skenë fare.

 Ai, në moment i beri telefon drejtorit dhe i tha çka  i thash unë. Atij i pëlqeu fakti. që çdo gjë po të ndodhte, ata nuk kishin asnjë përgjegjësi. U bëri telefon të dy ndërmarrjeve që nesër, ne ora 10 të mëngjesit, të takohemi në Ndërmarrjen “Perlat Rexhepi.” U përshëndetëm me njeri tjetrin. Ata qenë shumë të gëzuar. Unë isha ulur me Shpëtimin.  Çeçoja foli për rëndësinë që kishte oxhaku dhe theksoi se “një orë më parë të mbarojë, është fitore”. 

Tani fjalën e ka Memishau. Unë u ngrita dhe theksova: Në fillim dua që çdo gjë  të shkruhet në një proces verbal, që asnjë të mos shmanget nga përgjegjësia,  secili nga ne do marr një kopjo  të firmosur nga palët. Unë marr përsipër ta ul oxhakun me përgjegjësi, por ju lutem, çfarë t’u  kërkoj, duhet të mi silleni në kohë: E para një makinë  me elemente për skela  bullgare të reja, të rrethohet oxhaku, të mos futet njeri aty, se ne do hedhim tulla nga lartësitë gjatë kohës që do punoj, nuk dua asnjë tjetër të më ndërhyjë në punë, qofshi dhe ju, të gjithë materialin që ne do hedhim në mëngjes, duhet ta kemi në drekë të pastruar, puna do vazhdoj për 15ditë, po të jetë kohë e mirë. Pengesa të tjera eventuale do kapërcehen me ndihmën tuaj. Për këtë pune do punojnë 4 vetë, nga 12 orë në ditë, me 125perqint shpërblim në ditë. Dhe në fund, kur të mbarojë puna, nuk duhet të më thoni jo punove aq apo kaq. Këto janë kushtet e mia për të bërë këtë punë. Mendoj se s’u kam kërkuar ndonjë gjë të madhe, diçka te zakonshme. E bisedoni dhe me thoni. Unë po dal jashtë. S’kishin kaluar as pesë minuta, kur ata më thirrën. Unë hyra brenda. Ata u ngritën në këmbë dhe me dhanë dorën: të të vejë mbarë, më thanë, na lajmëro kur do ia nisësh punës, se ne do fillojmë remontin.

Për një javë unë do u lajmëroj. E firmosen të procesverbalin të gjithë pastaj e mora dhe urova:  po na vaftë mbarë te gjithëve thash dhe u largova. 

Shpëtimi do më çonte me motoçikletë në kantier. Sa u nisëm, i them Shpëtimit na shpjer te Turizmi, ta festojmë.  U ulëm. Porosita  nga dy birra dhe ushqim  dhe filluam e i thamë gëzuar njeri tjetrit. Ai, qëndroi një çast,  më pa në sy dhe më tha: nuk mendon Memisha se ke marr një peshë shumë të rënd? Bravo, ke shumë iniciativë!

Unë qesha: Që atë ditë që e pamë bashkë, unë u binda se dija ta bëja atë punë! Ai më hodhi dorën në qafë  dhe me tha të faleminderit. 

Shkova në kantier, ku po me priste Hazbiu, e mbyllëm i thash unë me te qeshur. I dhashë proces verbalin, mbasi e lexoj me tha punë e mirë. Unë e garantova atë se çdo gjë do shkoj shpejt dhe mirë. Hazbi i thashë, me duhen tre djemtë me të cilët kam punuar te oxhaku i Çimentos.  Ai qeshi. Ata i komandon ti, se i ke në brigadë! Ti po ke të drejte të vish edhe këtej, apo jo. 

Shkova në brigadë dhe u thash që për disa ditë unë nuk do vij në punë rregullisht kështu do keni Belulin si brigadier. Thirra  Kujtim Ajazin, Bebi Konomi dhe Odise Konomin: Hajdeni me mua, se kemi një pune dhe i çova te Turizmi.  Porositeni cfarë të doni dhe hani e pini dhe  nesër në mëngjes u dua te TEC.i! Të tre do punoni me mua te T.C.I. Neser do takohemi atje!

Te nesërmen u takuam te T.E.C. Ua shpjegova një për një të gjithë procesin e punës pastaj i pyeta se kush ka ndonjë vërejtje ose sugjerim. Ne nuk kemi, jemi në rregull ishte njëzëri përgjigja. Ishte çudi, se edhe asnjë punëtor i T.E.C. nuk u duk të behej sadopak kureshtar se çfarë bëjnë këta katër djem bote këtu. 

Fillojmë të montojmë skelat ngjitur me oxhakun, për ti kapur ato me saldim në unazat metalike. Pasi montuam nja katër radhë u thash djemve: unë do shkoj të përgatis pjastrat që do kapim skelën se kanë rrezik të bjeri. Mund të montoni edhe një ose dy po jo me shumë. Më prisni mua ose më mirë bini aparatin e saldimit ta kemi gati. Shkova tek hekur kthyeset përgatita ganxhat që na duheshin,  porosita disa dërrasa për skela për sheshe pushimi, porosita gjithashtu litarë dhe rripa sigurimi. Kur u ktheva, çdo gjë ishte gati. E po dhe njëherë, na vaftë mbarë!. Salduam ato skela që patëm montuar. Skelat tani ishin te forta dhe të sigurta. Porosia ishte e matur dhe e sigurt.   

Kish kaluar një javë. Puna po ecte shumë mirë: edhe katër skela akoma dhe ne, ngjiteshim në majë. 

Gjatë kësaj kohe nga Ndërmarrja në Tiranë, vjen një letër zyrtare ku thuhej se në fund të muajit, brigada e Memisha Gjonzenelit, duhet të paraqitet në Elbasan, në Metalurgji, me të gjitha pajisjet e punës. Unë flija në një dhomë në Sodë. Kur morën vesh që unë isha transferuar, më lajmëruan që të dorëzoja dhomën mbasi u duhej. 

Atëherë i them Hazbiut të më merrte një fletë kampi në Ujin e Ftohet, se kjo do  më ndihmonte shumë edhe për punën.  Përfitova edhe se drejtor i kampit ishte një dashamirësi im, rritur bashkë, që më ndihmoi. Mora fletën dhe u regjistrova në kamp. Kisha nja katër pesë ditë në kamp, ikja shpejtë dhe kthehesha vonë nga puna, po dhe nuk doja të bija në sy, se e dija që drejtësisht nuk me takonte mua kampi. Po ja, një darke, kur u ula të haja bukë, shikoj aty, komisarin që  kisha në  burg me ca shokë, që dhe ata po hanin bukë në të njëjtin sallë, si kampistë. Kur më pa mua komisari, hapi sytë i çuditur, u drodh dhe u ngrit në këmbë, deshi njëherë të vinte tek unë, po u bë pishman dhe u ul sërish në vend. E vura re se bukë nuk vuri më në gojë. Atë e quanin Qemal Nallbani. 

Të nesërmen në mëngjes, para derës më priste një pastruese. Sa dola, m tha si me keqardhje: Të lutem, në orën 8 të pret  shoqja Jorgjije Peçini dhe iku. Mendova njëherë të mos paraqitesha, po mu duk paburrëri dhe thash me vete “s’kam bërë asgjë, çfarë do me thotë?” Unë nuk e dija që një grua e veshur me pushtet të ishte kaq brutale. Kur ne oren  8 erdhi gazi i Komitetit të Partisë. Nga gazi n fillim, doli një burrë i veshur me të zeza dhe serioz, më pas i hapën derën dhe Jorgjies. Ajo eci pak dhe kur më treguan mua, mu turr:

- Çfarë kërkon ti këtu, nuk e njeh veten kush je, më thotë? Unë nuk u ndjeva, po i thash vetes të ruaj qetësinë, se isha mësuar me këto gjera. Ajo vazhdoi me të bërtitur: shporru këtej! Dolën gjithë kampistët jashtë. Unë vazhdoja tè mos ndihesha.  Siç duket, kjo e nervozoj me tepër: Armik populli! Unë hiç.  Më së fundi nuk durova më dhe i them: “ Ky është kampi i punëtoreve! Unë jam punëtor dhe me takon të pushoj këtu. Të gjitha detyrat që me ka ngarkuar shoqëria unë i kam realizuar dhe tejkaluar!”  Ajo  ndofta do vazhdonte të më shante, po burri me rroba të zeza se çfarë i tha në vesh  dhe ajo e uli zërin: “Ik, të mos të të shoh më këtu shporru!  Unë u nisa të iki, duke mërmëritur qartazi: “ Unë këtu kam lindur, jam skelar, çdo pëllëmbe toke me njeh mua” dhe shpejtova se me kishte vajtur vonë për në punën e shumëpritur... 

Komisar Qemali, skish lënë vend pa më sharë kur ishim në kampin e burgut. Ai na vinte në maj të një kali, me një hu në dorë dhe na qëllonte. Ky është haxhi dajaku na bërtiste ne dhe qëllonte. Me erdhi shumë keq kur e pash se nga 150 kg që ishte në kamp, tani  kishte firuar në as 50kg.  Kishte ulçer në stomak. Ai jetoj edhe 3 ose 4 muaj  dhe vdiq... Po dhe në prag vdekje nuk e largonte ligësinë nga vetja. 

U përqendrova më shumë në punë  te oxhaku, po ngjarja e kampit më vrau shumë shpirtërisht. Ka një koincidencë bashkëkohore: të nesërmen  që me ndoqën nga kampi, unë u ngjita triumfator në majë të oxhakut, në pozicionin e një heroi të heshtur, ku nuk mund të gjendej shumëkush... Punëtorët për rreth që ushqenin familjen me punë të ndershme direkt, deri atëherë prisnin në ankth e padurim dhe nuk dukeshin, sa hipa në maj unë, ngritën duart e tyre gjithë kallo për të falënderuar Zotin që me dha krah të mbërrija deri atje. Dhe tëgëzuar po përplasnin duart.  I përshëndeta të gjithë dhe zbrita poshtë, përqafuar me dashuri prej tyre.

Ne të katër fitimtarët, qafuam njeri tjetrin, pastaj u dhashë veglat të fillojmë nga prishja. Tre veta hipëm lart dhe filluam të prishnim. Puna ecte shumë mirë: tullat i hidhnim brenda oxhakut, sado që muri ishte i trashë, puna  ecte shumë mirë. Brenda tre ditëve mbërritëm në kotën që ishte parashikuar dhe po thuajse puna mbaroi. Ne zbritem poshtë shumë të gëzuar. Aty na prisnin Çeçoi, dhe Shpëtimi.  Na qafuan dhe na falënderuan për punën e mirë dhe të shpejt.

Tani të vijnë specialistët e ndërtimit të fillojnë nga puna! Do takohemi nesër te zyrat e ndërtimit ë shikojmë se mos del ndonjë problem.   

Ikja nga kampi më kishte mërzitur shumë. Dhomën ma kishin marrë me urdhër të operativit. Nuk doja te ankohesha te asnjeri. E kisha shumë problem për të fjetur. Shkova te Hoteli i Plazhit po drejtor Shaqiri më tha s’ka vend. Shaqiri ishte skelar, njiheshim shumë mirë me njëri tjetrin. Por, pash se pas pjeshkave, në rrëzë të kodrës, në një shesh të vogël, kishin ngritur një mullar bari. Atje kam fjetur 4 net. Në mëngjes ngrihesha shpejt dhe ikja  në punë të mos më shikonte njeri.   

Puna e kampit nuk mbaroi me aq: Hazbiut, i hoqën vërejtje edhe ata të Bashkimeve  Profesionale nuk shpëtuan paq, po morën nga një vërejtje në biografi, se kishin zbutur luftën e klasave  dhe i kishin dhe kishin strehuar në vatrën e klasës punëtore një armik.

Shkova në kantier, ku  Hazbiu po më priste shumë i mërzitur dhe veç të tjerave, më tha: “te lutem mos i kërko parat e kampit. Mos e fol atë fjalë, kurrë nuk i kërkoj. Mua, më vjen shumë keq për ty, që të futa në telashe. 

Me një pjesë të brigadës, urdhëroi Shpëtimi, në fund muajit, do të shkosh në Metalogji . Do vijë makina nga ndërmarrja, do ngarkoni materialet dhe do shkoni. Ti e shikon, qe këtu jemi nga fundi.  Po i thash  po unë e dija që drejtori donte të më hiqte nga Vlora se diçka kishte filluar. Kjo puna e kampit nuk është shenjë e mirë. Tani më thuaj ku je me oxhakun?

 -Thuaj drejtorit se Memishau e mbaroj oxhakun me suksese! Nesër duhet ta marrin në dorëzim ndërtuesit!

-Hajde të të qafoj, më tha, mos e çaj  kokën për të tjerat. Jam shumë i gëzuar për ty.  More një iniciativë tepër të guximshme, që pak njerëz kishi

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1