Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | "Qeraxhiu" dhe "Hanxhiu"

"Qeraxhiu" dhe "Hanxhiu"

image Përparim Hysi

 

"Qeraxhiu" dhe "Hanxhiu"

                    Tregim

 

Nga   Përparim  Hysi

 

  Kushdo e ka ndjerë shprehjen:"Qeraxhiu me hanxhinë, takohen". Natyrisht,edhe unë.por qoftë"qeraxhiu" dhe qoftë"hanxhiu" më janë shfaqur në një version tjetër. Jo më janë shfaqur,por i kam parë me sytë e mi dhe,kjo "dhënie- marrje" midis tyre, ka zgjatur plot një muaj. Kur them kështu,duhet të fiksoni diçka: as paguhej qera nga njeri,por qe një"allishverish" që lindi aty për aty nga njëra palë. Unë e ndoqa për një muaj me radhë dhe,edhe sot e kësaj dite, nuk di kë të quaj"qeraxhi" dhe kë prej tyre:"hanxhi!".

                                                   *    *   *

Të dy ishin bashkëfshatarë të mi. Njëri qe i moshuar,sa babai im dhe tjetri aty nja dy vjet më i madh se unë. Ky, më i madhi nga unë, ishte marangoz në fshat dhe unë e kisha aq mik,sa nuk kish ditë pa futur kokën aty, tek zdrukthtaria po se po,por dhe për çdo ditë tek shtëpia e tij. E kish ngjitur shtëpinë me shkollën dhe unë,sa dilja pushim dhe  atje.

Tek zdrukthtaria shkoja se bëja ndonjë porosi për shkollën, për vete dhe, ca më tepër,për miq e shokë. Miku im, nuk qe vetëm marangoz,por nga ata që çfarë i shihte syri,ia bënte dora. Qe,veç tjerash, dhe rrobaqepës dhe,sado shtrënguar qenë ligjet për punë private, jo vetëm i zinte dora,por nuk i mungonte gjë në shtëpi. Qe, si të thuash,"zengjini" i fshatit, por me punë të lodhshme e të ndershme. Tani qe ky apo nuk qe "qeraxhiu"  pao"hanxhiu" i këtij tregimit, po jua lë juve,si lexues nominimin e tyre. Unë  do tregoj vetëm çfarë kam parë.

                                                  *    *   *

Ngjarjet e këtij tregimi kanë ndodhur në atë kohë,kur ish bërë "tufëzimi",kur fshatarësisë i ishte ngulur thika drejt e në palcë të kurrizit dhe përpjekjet e njerëzve të ndershëm për të çarë këtë"rrethim absurd" që u bëhej familjeve fshatare, të sillnin atë përpjekjet e SIZIFIT për të shpëtuar nga guri mitik. Kam njohur shumë të tillë që,në një mënyrë apo tjetër, donin ta çanin këtë lloj "rrethimi" dhe,pa e zgjatur, ja njëri prej tyre.

Unë po rrija me marangozin (qe pushim i gjatë në shkollë) dhe, befas, dha ballë xha RISTUA! Ishte aty mbi 70-vjeç, me kokën si bostan larush (thinjat e bardha po e mbulonin me gjithësej) dhe qe jo vetëm burrë i zgjuar, nga ai llloj burrash që nuk  ua ha dot qeni shkopin,por dhe gojëtar. Erdhi dhe në dorë kishte tre preshë të gjatë, të rritur për merak,se nuk kishte kopshtar a bahçevan si RISTUA në fshat. I la mbi tavolinën e marangozit dhe,pasi takoi ustanë (respektonte moshën), u kthye nga unë dhe,pasi më pyeti për prindërit,me rrënjë e me degë, iu kthye ustait:- Merri, dushman,se t 'i kam sjellë. Ustai,paksa u step,po  ku mund të kundërshtohej vullneti i xha RIstos. Kaq qe"allish-verishi" i parë dhe të nesërmen e njëjta histori. I sillte,gjithmonë nga tri fije dhe ikte. Dhe, pasi u mbushën plot  30-ditë,xha RISTOJA qëndroi pak më gjatë.

- Dushman,- i tha,- për tridhjetë ditë me radhë të kam prurë nëntëdhjetë fije preshë,për nga dhjetë lekë tufa, hesapi më bën treqind lekë. Aha,- do thuash ti,- po unë nuk të kërkova gjë. E di,RISTUA, e di më mirë se ti. Por pazari në Fier është ndaluar, njeri po në fshat  nuk ta  ka sevdanë dhe merri o RISTO "Bahçevani" dhe flaki në lumë se ja, aty nja dy çape më tej e ke. Eh, mirë,or të keqen Pepja tyja, me qeverinë pushkë nuk bën dot,por mendjen ma ke në kokë dhe,kjo,"kaplloqja" ime, m'u bëti sikur më tha:- Shitja atij,"zengjinit" se nuk i dhëmb koka atij për njëdorëz presh.Aq sa i "shite"tija, i nxjerr me një palë shallvare që qep. Dhe,pas këtij arsyetimi,ia dha të qeshurit. Miku im,duke e  respektuar dhe për moshën, ia dha treind lekët  xha RISTOS. Tani,sa futi paratë në xhep, sikur u çlirua nga një gërç,filloi e të më tregonte mua,por dhe mikut.

-Shtrënguar puna,- filloi ai. Nevoja më solli. I sosa preshët.Tani kam ca kokrra lakërme. Avash-avash,po afrohet viti i ri,por shtrëngesë e madhe,unë po veç me rrogën e çunit. Ai po,siç e dini, ka një tufë lakacë (fëmijë.E dija që kish 5 fëmijë) dhe tha po vetë:- E di si dal në kut? Merr rrogën çuni dhe unë një napolon për çdo javë e fsheh në baule. Se nuk është kushedi se çfarë.Po,more babam.Perëndia ka bërë ymër që seneja më ka plot 54 javë. 54 javë për nga një napolon më bëjnë plot  54 napolona dhe birinxhi hesapi. Dhe prapë ia dha të qeshurit.Na përqafoj që të dy dhe iku. Miku im jepte e merte me sjelljen  e çuditshme të xha RISTOS dhe tha:-Po unë kam preshë vet dhe na tani të vjen ai, goxha plak, dhe ta lë mallin tek dera. Unë ,po  natyrisht, që isha me ustanë. Po nuk mbaron me kaq kjo histori. Se ja se si vazhdon.

                                                  *     *    *  

Preshët u mbaruan,por jo hallet e xha RISTOS. E pashë,para ustait dhe i thashë:- Po vjen. Bobo,- tha ai,- kushedi se ç'pleshta ka për të vërvitur këtë radhë?! Pa mbaruar mirë fjalët,erdhi. E la atë që kish në dorë,na përqafoi që të dy dhe tha:- E ke dëgjuar  atë fjalën ti që"qeraxhiu me hanxhinë takonen?". Eh,- tha ustai,- ashtu si  nëpër gojë.

E zbuloi atë"plaçkën e fshehur" dhe fësht nxori nga xhepi i xhaketës një pe të bërë me nyje. -M'u thyeti xhami i odës dhe u plevitosa. Ja dhe masat (i tregoi penë). Ustai nxori elmazin dhe ia bëri gati sipas masës. Sa mbaroi punë.xha RISTUA, tak nxori dhe i numëroi paratë:plot treqind lekë. Kështu ta bëra, kështu e kam hakën,- tha. Në këtë jallane kështu është e ndërtuar bota:-Çfarë të bësh,ashtu dhe do ta bëjnë. Epo pjekjen  e mirë,- tha. Dhe iku.

Unë mbeta gojëhapët dhe ustai, po ashtu.

Kam qenë tërë natën me mendësi në fshatin tim dhe sikur m'u bënë mbi kokë:dhe  xha RISTOJA,dhe marnagozi që,për fat të keq, nuk rrojnë më.

Sidoqoftë, le të jetë ky rrëfim i shkurtër si një qiri mbi varrin e tyre,se qenë aq të mirë dhe aq babaxhanër.Dhe kush qe"qeraxhiu" dhe kush"hanxhiu", e kam lënë në dorën tuaj.

 

                                       Tiranë, 3 qershor 2019

 

Comments (1 posted):

ALFRED M PAPUCIU on 03/06/2019 18:08:55
avatar
Ndjej kenaqesi te veçante kur shoh emrin e mikut tim poet dhe shkrimtar Perparim Hysi. Edhe po te jesh ne gjendje jo te mire, me halle, ai te sjell ne gjendje normale, te nxit ta duash jeten, te largosh nga vetja dhe miqte e tu, "qoftelarget" e pakte qe vegjetojne akoma ne boten moderne te "Europes tjeter", si ne Zvicer apo Shqiperi por edhe ne vendet demokratike "te lashta". Siç duket demokracia e tejzgjatur dhe e brishte e Shqiperise i mban akoma ne gjirin e saj. Por fatmiresisht mban edhe njerez fisnike dhe te perkushtuar qe me modesti i japin vlera letrave shqipe. Kam deshire qe si edhe ne Sen Pitin e Florides kur takoheshim me Papin dhe miqte e tjere, te takohemi edhe ne token amtare me njerez te mire, te ndershem, te sinqerte, patriote dhe pene arte si Perparim Hysi. Respekte te veçanta miku im dhe falenderime mikut tone te perbashket Fatmir Terziu qe nepermjet Fjales se Lire na sjell shkrime te bukura dhe me vlere. Alfred Papuçiu, Gjeneve, me 3 qershor 2019

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1