Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | TEK VIJAT E BARDHA

TEK VIJAT E BARDHA

Font size: Decrease font Enlarge font
image EDMOND LLAÇI


     
Nuk jam mirë. Prej kohësh po ndjej se të gjithë përreth meje më përçmojnë, më shtyjnë më përplasin. Duke udhëtuar me mjetin tim, me duart e shtrënguara fort mbi timon dhe shikimin përpara po mendoja nëse në këto orë të vona, do të gjeja pak qetësi në shtëpi. Por edhe aty këto ditë, gjithësecili po sheh punën e vet duke mos treguar as edhe një lloj interesi. Gërçi që më ka kapur është i keq, i hidhur. Më i hidhur se gjithçka tjetër. Tek po ndjeja nxitimin në krah të kundërt të  neonave të rrugës, pa e kuptuar as vet, me një lëvizje të vogël të timonit i dhash drejtim tjetër automjetit. Duke ulur shpejtësinë aty pranë vijave të bardha, u përpoqa ti jap kohë një kalimtari të kalonte në krahun tjetër. Reagimi i tij qe i kundërt. Më kërkoi ai që të vazhdoja. Edhe përse qe në vendin e kohën e duhur, ai ngulte këmbë që të kaloja unë. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë diçka e tillë. Si mushkat, forca e kundërshtisë po më detyronte të vazhdoja në atë që edhe ai po më kërkonte. Pas gjithë asaj kotësie, për ti dhënë fund sa më shpejt, tërhoqa fort frenat e dorës dhe dola prej makinës. U përballa me të. Të ndodhur në një situatë absurde, ai nën efektin e alkolit që kishte konsumuar dhe unë në atë të kundërshtisë, duke e kryer atë debat me zë të lartë, të shoqëruar me këmbë e duar nuk po i jepnim zgjidhje. Më pas gjithçka do të kalonte përtej qesharakes. Një sinjal i shkurtër i prezencës të policisë tek po ndalonte pranë këmbëve tona do të na hutonte. Aty në trotuar, thirrja e të dy uniformave do të na detyronte të lidhnim duart pas koke. Pa kuptuar asgjë rreth asaj që po përpiqeshim tu tregonim ata e panë të nevojshme të na çonin në rajonin e policicë më të afërt. Më vonë pas gjithçkaje të sqaruar që nga testi i alkolit, dokumentat personale të secilit dhe të automjetit u bindën në ato që dëgjuan. Dhe më i bindshëm ishte pozicioni ynë tepër sportiv në gjithçka që ne rrëfyem.
    Që në hapin e parë që hodhëm jashtë asaj porte, nuk mundëm ta ndalonim të qeshurën e cila nuk deshte të ndalonte. Thirrëm një taksi. Aty tek po hipnim, edhe taksixhiu do të habitej me të qeshurën tonë që nuk kërkonte të pushonte. Më në fund u ndjeva mirë. Duke e qëlluar lehtë në sup mikun tim të ri i dhurova një buzëqeshje.   Në pasqyrën përballë, të ndodhur në qendër të asaj mase të xhamtë, fytyra e taksixhiut  po na vështronte me kërshëri.  Kërkesës time të shpejtë se ku duhej të na çonte ai i u përgjigj me një lëvizje koke.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1