Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | “Fajin e ka… Ju keni gënjyer!”

“Fajin e ka… Ju keni gënjyer!”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

“Fajin e ka… Ju keni gënjyer!”

 

Qeni ynë u ledhatua mjaft. Erdhi në Shtëpinë e Madhe, atë që mbahet me roje, zyra, poste, pasuri dhe pushtet falë një situate të turbulluar në sytë tanë. Jo për fajin tonë. Jo. Se në racën tonë faji është gjithnjë jetim. Por, “fajin e ka…” e bëri të rritej ledhkash në sytë tanë. 

Dhe u bë …

Kohët e fundit ka qenë në një berber privat për një prerje flokësh. Ai duket më i zi. Ashtu i veshur me xhaketën e tij të përzgjedhur, një ngjyrë më së miri e përshkruar si oreksi i ditës dhe një stil i përshkruar më mirë si blerje e bëshme. E kamur, ta themi më saktë dhe më qartë.

Për vite të tëra Ai ishte rritur si gjeth në një kopsht të harlisur. Ai mban gjithnjë një mezhishkë të fryrë mbi sytë e tij. I vrrerosur në ëndërrat e tij dhe i pushëtrashur rreth mjekrës së tij. Zhubrat i bien dhe pjesët e djallit duken disi ndryshe.

Por prerja e e tashme është më ekstreme sesa prerjet e tjera më parë. Ata, privatët, këshilltarët berberë të pajtuar nga afër e larg ia kanë rruar fytyrën e tij të madhe. Tani zbulohet. Sharmi i tij është më i plaqtë, se sa e mbaj mend, dalmat e syve shkojnë përtej mishnajës së bulbozës në kokën e tij. 

Dhe leshi i tij! Fundja Lesh…

Është me shkëlqim, qasur si vizon me një kontakt të teltë. Askush nuk do të mendonte se pronari i tij i mëparshëm ka qenë me kaq grada dhe me kaq fat. Grada në lesh. Grada për Lesh. 

“A nuk dukesh i bukur?” Ai e ka ridëgjuar mijëra e mijëra herë me britma mijërash këtë të thënë gjatë gjithë rrugës nga tharësi industrial i dyqanit të kafshëve deri në derën e përparme të djegur e të plasarritur nga hedhje me zjarr në Shtëpinë e Madhe.

Dhe pastaj zbutësi i kafshës kthehet nga Këshillimi. Ai hap dyert, e sheh atë duke qëndruar në qoshen e tij. Dukej i pasigurt, mbase për shkak të pamjes së papritur të botës që e rrethonte, … dhe britmat: “Çfarë dreqin është kjo?”

“Mos thuaj ashtu, mos hyrë në mëkat”,  them me vete. “Ai do të mendojë se duket budalla.”

“Ai duket si një mi”.

“Pakuptim, them unë. “Asnjë mi nuk ka trup kaq të gjatë si ky.”

I shoh sytë e qenit të drejtohen ndaj meje. Shprehja e tij është e qortueshme. Ai thotë: “Më keni gënjyer. Thashë se dukesha i pashëm.” 

Ai e përkul kokën dhe shkon të shtrihet në strofkën e tij nën zhurma të qindfishuara. Kur zërat e tjerë hyjnë në skutën e Shtëpisë së Madhe dhe përpiqen ta nxjerrin jashtë, ai e ngre zërin e tij dhe i çon sytë drejt meje përsëri: “Ti më ke gënjyer.”

Zbutësi delegon një mesazh tek ai. Është loja e tij e preferuar. Humbja e kohës në Twitter dhe Facebook, një kohë që zakonisht e inkurajon dhe e dekurajon për shkak të faturës së internetit. Ai nuk mashtron vetëm bishtin e tij. Ai nuk hidhet, këmbë mbi këmbë, dhe leh. Ai qëndron në skutën e tij.

“Ai nuk i pëlqen flokët e tij”, vendos Zbutësi. “Ai mendon se duket budalla.”

Koha zbret me zhurmë në Bedenat e Kalasë së Tij, dhe fryma delegohet me firmën e tij në dhomën e gjumit.

Më kujton kohën e Karikaturave: “Flokët janë shfaqje e huaj”. A vlen kjo për qentë?

Sytë e tij sillen drejt meje, shprehja e tij qortuese pushton ekranet. 

Ai thotë: “Ti më ke gënjyer!”

Zgjohem për të gjetur hijen që bredh në rrëzë të shtratit tim. 

“Macja hyn përsëri në dhomën time. Macet nuk trokasin…”, thotë ai. 

Ai është duke fjetur në krevat më të lartë. Shkoj, ndez dritën dhe ngjitem për të inspektuar krevatin e sipërm. S’ka dyshim … pushteti i Leshit ka marë forcë dhe shtrirje të madhe … s’ka dyshim pasi shoh tashmë se ka qime të maceve në të gjithë mbulesat e krevateve. Macet bëjnë poterë. Bëjnë rrëmujë. Mjaullijnë. Duhet të mbyllen në haur. Por ai nxjerr kokën dhe sheh dashje e padashje njerëzit e thjeshtë, duket i tromaksur, e gjitha i sillet si një hije e keqe. Qëllimi i tij i vetëm: për t’u fshehur si një fëmijë alergjik.

I qas një pije Zbutësit. Ai habitet… Qeni është klasifikuar si “hipo-alergjik”. Pse shoqëria aq e rreptë me ata të rruajtjes?

Në rrugën për në Kuvend si gjithnjë bëj sytë katër, së pari kontrolloj qenin. Sytë e tij të pikëlluar kapin dritën që ka mbetur si qiri i një nate të turbullt: “Ju keni gënjyer”.

Comments (1 posted):

myslim maska on 15/05/2019 00:14:15
avatar
Nje tregim sugjestionus, i shkruar thjesht dhe bukur. Per vecantine e tij, kritika e mirfillte letrare duhet te merret me te. Urime.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1