Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | SHAKAJA

SHAKAJA

image Kozma Gjergji

                          SHAKAJA

        ( Tregim i shkurtër nga  Kozma  Gjergji  )


 Po rrëfenim ndodhira e përjetime të jetës në mërgim. Disa të shkulnin së qeshuri e disa të mbushnin me trishtim. Meqenëse ajo çfarë na tregojë Sakua i bart të dyja, ua përcjellë të tërën me gojën e tij :

       “ Mora dhe unë guximin të emigroja si klandestin. Bashkë me tre të tjerë, që e njihnin mirë terrenin e rrezikshëm të kufirit me shtetin fqinj, ia dolëm ta kapërcenim pa ndeshur në ndonjë patrullë. Pas një udhëtimi të lodhshëm , më në fund arrita tek shtëpia ku banonin dy miqtë e mi emigrantë. Ndonëse i raskapitur, e mora veten shpejt dhe isha gati për çdo lloj pune. Ashtu siç e klshim biseduar, nisëm menjëherë të kërkonim. Për dreq fati nuk donte. Mërzitesha pa masë. Fillova të tymosja më tepër cigare. 

          Bashkëatdhetarët më qetësonin e jepnin besim. Madje, ndoshta për solidaritet, më punësun edhe nja gjashtë ditë për të çvendosur bashkarisht ca pesha të rënda. Ndërkohë vazhdonim interesimin për ndonjë punë, por kudo e njëjta përgjigje:  “Kur të kemi nevojë… “,”Na lini numrin e telefonit… “

             Kështu pa u kuptuar kaluan shpejtë tre javë. Në të katërtën, desha  s’desha, u detyrova me shumë turp t’u kërkoj atyre një hua. Treguan bujari e më siguruan të më ndihmonin  derisa të filloja nga rroga. 

               Në një prej ditëve në vijim, njëri nga bashkatdhetarët befas më sugjeroi të lypja. Nuk e prisja. Sapo do t’i thosha, që nuk kisha ardhur për këtë gjë, s’më la kohë. Menjëherë më vuri përpara shëmbuj emigrantësh që në këtë mënyrë patën bërë lekë sa kishin hapur edhe biznese. Djall o punë! Sido që më dukej poshtërim, në situatën ku ndodhesha dhe, meqenëse aty askush nuk më njihte, pas një ngurrimi, pranova. 

                  Bashkëatdhetari tepër i gatshëm  më mësoi sesi të veproja. Do të  të japë një tabelë, më tha, ku janë shkruar vetëm dy fjalë : “Dua bukë! “ Duhet ta mbashë varur në qafë  përpara gjoksit dhe pastaj derë më derë do trokitësh ose shtypësh butonin e ziles. Është mirë para dite, sepse në këtë kohë nëpër shtëpira gjenden më tepër zonja, të cilat, kuptohet, janë më të mëshirshme se burrat. 

            Ashtu bëra. Të nesërmen vara tabelën në qafë dhe u nisa. Në çdo portë ku thërrita m’u shfaqën vërtetë zonja dhe zonjushe. Çuditërisht sepse më shihnin gjithë habi e përbuzje, më mbyllnin derën menjëherë ose bënin me dorë të vazhdoja rrugën. Meqenëse s’dija asnjë fjalë në gjuhën e tyre, për t’i sqaruar se  ç’kërkoja u tregoja me gisht tabelën. Ato në vend të më jepnin ndonjë lëmoshë nervozoheshin e më hidhnin sharje që nuk i kuptoja. 

                    I habitur pyesja veten : Përse vall të jenë kaq të helmuara nga urrejtja për të huajt?!  Reagojnë sikur të jem ndonjë leproz!  Bukë po kërkoj… 

                    Duarbosh e i dëshpëruar kthehem në shtëpi dhe u tregojë bashkatdhetarëve  për ato sjellje aspak humane. Ata, teksa më dëgjonin, gajaseshin me lot  dhe më thoshnin se s’kisha ditur ta luaja rolin. Më këshilluan të ngulmoja më fortë derisa të arrija suksesin. Ma ndërruan edhe tabelën me  një tjetër më të madhe. 

                     Veprova siç më porositën, por më shkoj edhe më keq. Vetëm një nënë mëshirëmadhe më dha një kartëmonedhë shoqëruar me ca gjeste, që sikur donin të më thoshnin :”Thirri mendjes!  Lypja është turp, kurse puna nder… “

                      Kur kisha përshkuar gati gjysmën e lagjes më ndalojnë nja dy djem të bëshëm. Njëri më kapi për fyti, kurse tjetri rrëmbeu tabelën dhe e bëri copë-copë mbi kokën time. Pasuan grushte e shkelma, që s’kam për t’i harruar. I larë në  gjak humba vetdijën. Kur u përmenda pashë  se gjendesha në spital. 

                   E kishin marrë  vesh dhe dy miqtë e mi dhe erdhën menjëherë. Më shihnin me keqardhje. Ai që më  këshilloi të lypja më tha : “ Mos u mërzit hiç për ç’ndodhi .T’i s’ke asnjë faj.Nuk e pandehnim të shkonte deri këtu. Qe vetëm një shaka…  Në tabelën tënde kishim shkruar:  “ Dua p..çkë! “

                    Pësova shok. U ndjeva jashtëzakonisht i fyer e i turpëruar. Të nesërmen ika vjedhurazi nga spitali dhe përfudova tek një miku im në tjetër qytet. Nga aty rruga më mori për mbarë. “


Comments (6 posted):

Annabel Russo on 14/05/2019 19:36:00
avatar
Iniciacioni i mergimit ka te pa ndare te ponjohuren, poshterimin e pameshiren. Si ne misticizem ku adepted duhet te kalojne fazat e pamundshme per te hyre qe te munden te mesojne e te jene pjesetare breda, duhet te perballojne e te mbijetojne te papriturat.
mihal kalaja on 15/05/2019 00:47:25
avatar
Sinqerisht me trishtoni me tregimin 'SHAKAJA". Vertete emigracioni ka dhimbje e ngjarje tronditese. Une nuk e njoh plotesisht nga afer sic e njihni ju, por e njoh shume mire ne parim (teorikisht). Po ju jap nje shembull:
Nje malesor qe flinte mbi kashte dhe vinte koken mbi nje kercu druri (si jastek), asnjehere nuk lypi. Shperndau reklama etj. etj.Dhe pas nje pune teper te mundimshme, mbinjerezore, ndertoi hotelin me luksoz te "NJU JORKUT"
ky ishte GJERGJ KALAJ.

Me anekdota dhe barcoleta nuk behet letersi e mirfillte artistike.
Po te merresh me shalet e grave, vetem picka do gjesh.
Faleminderit per mirekuptimin.
S.Athanasi on 15/05/2019 09:13:47
avatar
Konçiziteti dhe sidomos përmbysja që i bën autori rrëfimit, ka prodhuar një shaka diskriminuese për të plotësuar idenë se emigrantit I duhet të luftojë, jo vetëm me të huajt për t'u integruar në jetën e vëndit, por edhe brënda llojit, çka është edhe më trishtuese.
Urime, miku ynë Kozma!
S.Athanasi
Vasil Klironomi on 15/05/2019 18:38:42
avatar
Një SHAKA që shkakton qeshje dhe gëzim. I jep idesë

fytyrë fantastike. Më shijoi ky tregim aq i zgjuar dhe mendoj

se më shtoi aftësitë për humor. Urime!
Aliaj M on 18/05/2019 14:08:00
avatar
Pershendetje Kozma! Tregimi qe ke hedhur nuk eshte tregim, eshte vetem nje skice tregimi. Natyrisht qe kush jeton akoma me parrullat dhe reklamat, s'mund t'i pranoje momente te tille qe s'jane vecse fasada e mjerimit emigrant. Kjo s'duhet te perbeje shqetesim, sepse s'mund te mendojme se Balzaku nuk e donte Francen, kur i nxorri themelin kalbesise franceze. Por ky eshte tjeter problem. Puna eshte se tregimi, vec temes, do edhe karakterin, do edhe gjuhen e mbi te gjitha do edhe detajin i cili eshte mbushesi i gjithe tablose. Te pershendes e uroj ti kushtosh me shume vemendje kesaj teme qe askush nuk e jetoi me dhembshem se ne.
Kozma Gjergji on 19/05/2019 13:15:50
avatar
Të fortërespektuar miq të letrave! Ju falenderoj me mirënjohje të veçantë për angazhimin e analizat shumëdimensionale, që i ngjajnë atij pentagramit me pakëz nota, por që shpreh një këngë të madhe.
I dashur Murat! Ke të drejtë, mund ta kisha quajtur “prozë e shkurtër “ e jo tregim. Për mua kjo s’ka fare rëndësi, sepse parësore e mbi të gjitha kam nëse krijimi pëlqehet. Ka plotë rregullzbatues të shkëlqyer që mbase nga ky shkak, krijimet iu duken si sozie të atyre të shekullit të 19-të. ( Ti e ndjek mirë linjën klasike dhe çuditërisht ke shkruar gjëra teje të goditura.) Por desha të të kujtoj se ajo është shpartalluar prej kohësh. Disa shembuj :Ti e di qysh nga Gogoli, i cili për të mos gjetur belanë me kritikën e quajti romanin poemë. A mund t’i quash tregimet e F.Kafkës tregime sipas klasikes??? Lexoja kohë më parë trgimet e Xhojsit dhe, ashtu si Kafka ai madje quante tregim vetëm një copëz dialogu midis dy personazheve.
Devijime të tilla kanë ndodhur dhe në dramaturgji ku ka rregulla kazerme. Ja vetëm një shembull : M.Kërlezha me dramat e tij i gozhdonte spektatorët e korrte sukses të bujshëm, ndërsa kritika i jepte dru , se nuk u përmbahej rregullave dhe e përdhoste dramën. Duket pikërisht nga kjo kish sukses. Vetë ai thoshte :” dramat e mia janë veç dialogje psikologjike “
Ç’vlerë do kishte një roman që u përmbahet shkëlqyeshëm kërkesave të thurjes dhe s’thotë as sa një tregim i shkurtër, dhe kur një skicë apo tregim i shkruar fare lirshëm e shkujdesur larg çdo kallëpi flet dhe emocionon më shumë se një roman i tërë? Ndryshe nga më parë në prozën e sotme përziehen gjinitë letrare sa s’di ç’emër t’u vesh, dhe ka hyrë e është shkrirë krejt natyrshëm eseistika, filozofia, estetika etj, etj. Përsëritlm: Gjithë vlera e çdo vepre është sesa trondit në linjë tragjike, dramatike, komike dhe jo sa meriton të quhet novelë-epope apo poemë në prozë.
Koma Gjergji

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1