Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Në gjurmët e një romani të pabotuar

Në gjurmët e një romani të pabotuar

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat Kripa

 

Në gjurmët e një romani të pabotuar

Përjetësisht… 

Pjesa e katërt

Një  vend    veçantë    jetën  e  Arbërit    atyre  viteve burgu  zuri figura e Xhavitit, mitralierit  trim të forcave nacionaliste në krahinën e tij. Ai u bë si një vëlla i dytë për të.  E  donte  aq  shumë  sa  ishte  i  gatshëm    sakrifikonte  çdo  gjë  për  ta ndihmuar. Hanin bukë bashkë dhe  kishin shtretërit  ngjitur

Kishte  shpirt  dhe  zemër    madhe.  Tregonin  se  në betejën që zhvillonte çeta nacionaliste me fashistët,  ai   qëllonte   flamurin   italian      valvitej  përballë  tij.  Kur  shokët  e  pyesnin   përse   nuk  qëllonte  mbi  ushtarët  por  mbi  flamurin,  ai  përgjigjej

Dua të thyej krenarinë e tyre.

Vazhdonte të qëllonte deri sa flamuri u rrëzua dhe bashkë me të u thyen edhe italianët.

Pas lufte nuk u dorëzua, por  qëndroi  për    shumë  se një vit në male duke luftuar për lirinë e dhunuar. E tradhtoi një njeri i fisit të tij ku kishte shkuar për një kafshatë bukë. Në kohën që po lante kokën dhe e kishte atë të mbuluar nga shkuma ia behën forcat e mbrojtjes që e arrestuan. Një vit qëndroi në qelitë e sigurimit. Por kokën nuk e uli.

            -     Mbani kokat lart! - u thërriste shokëve nga qelia.

            Gjykata e  dënoi  me  vdekje      vonë  iu kthye në burgim të përjetshëm.

Fundi i dhjetorit.  Ishte cingërimë, binte një borë e  ftohtë dhe e shkrirë. Po ktheheshin të rraskapitur nga puna e lodhshme. Ishin lagur deri në palcë.  Arbërin e kishin filluar disa    dridhura. Sa hyri në kamp u shtri në shtrat.

Çohu të shkojmë te doktori.  -  i tha Xhaviti 

I mbajtur në supet e Xhavitit mbërritën në infermieri. Sa e pa doktor Istrefi  e  shtroi. I

vendosi termometrin. Tregonte 40 gradë  celsius. Arbërit nuk do t’i hiqej kurrë nga mendja ajo natë kur jeta e tij luftonte dhëmbë për dhëmbë me vdekjen. Në atë luftë protagonisti kryesor ishte doktori. Gjithë natën i qëndroi mbi kokë duke i ndërruar pecet me ujë të ftohtë që ia vendoste mbi  ballë, të vetmet mjete që kishte në dispozicion, përveç ndonjë aspirine apo bari tjetër të këtij lloji. Në kllapin e tij ai dëgjonte fjalët e doktorit që i pëshpëriste. I fliste për familjen dhe shokët e tij dhe Arbërit i dukej sikur ata i kishte pranë. Më në fund këmbëngulja e mjekut triumfoi mbi vdekjen. Afër mëngjesit temperatura filloi të zbresë.

Nuk ishte përmirësuar ende, kur e  njoftuan se  do    transferohej    një  kamp  tjeter.  Doktori kërkoi me forcë ta mbante, por daullja binte në vesh të shurdhër. Ndarja me doktorin e bënte Arbërin ta ndjente veten të braktisur në mëshirë të fatit. I dukej sikur kishte humbur mbështetjen. Ia shprehu këtë ndjenjë. Ai  filloi  t’i  fliste  se  edhe    kampin  tjetër  do    gjente   plot  burra    tjerë  ku   mund  të mbështetej.

Jam i ri    i tha doktorit

LEXO KETU TE PLOTE

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1