Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | TOREADORI LIBËR, PËRBALLË DEMIT BIZNESMEN

TOREADORI LIBËR, PËRBALLË DEMIT BIZNESMEN

image Vullnet Mato

Vullnet Mato

 

TOREADORI LIBËR, PËRBALLË DEMIT BIZNESMEN

                                                                                Tregim

Ishte viti i parë, kur kisha blerë laptopin tim dhe isha në kulmin e ngazëllimit. Kisha shpëtuar nga makina e shkrimit, që gurgullonte shkronja netëve, te koka e krevatit. Kisha shpëtuar nga letrat e fshira me gomë. Kishte shpëtuar gjithashtu gruaja ime, e cila flinte në dhomën tjetër, për të mos u zgjuar nga tik-taket e mesnatës dhe nga thërrimet e gomës, që binin si, shkundje rëre, te koka e krevatit. 

Tani laptopi më kishte mundësuar shtypjen e tastove të heshtura dhe fshirjen e korrigjimeve, pa ato pisllëqet e gomës. Por kishte shpëtuar dhe gjumi i copëtuar i gruas sime nga trokitjet e netëve. Dhe më kryesorja, librin që e shkruaja për dy-tre vjet, tani e përfundoja brenda pak muajve.

               Te qendra e re e biznesit, ku shiteshin pajisjet elektronike, gjeta një “galetë”, e cila ia dyfishonte fuqinë e memories laptopin tim dhe në kulmin e kënaqësisë, më shkrepi të pyes vajzën shitëse:

               -Si e ka emrin pronari juaj, se dua t’i dhuroj një libër, meqë na ka mundësuar pajisjen, me këto mjete pune të mrekullueshme?...

               Ajo më vështroi një grimë në sy dhe tha si me përtim:

               -Grigor... – duke e shqiptuar shkronjën e fundit të emrit të tij, me dy “r”, sikur të thoshte “Tigërr...”

               Pasi pyeta rojën, që vëzhgonte lëvizjet brenda ndërtesës pesëkatëshe, se ku ndodhej zyra e drejtorit, ngjita shkallët e mermerit gri dhe trokita lehtë te dera e tij.

               Vajza, një bukuroshe e hajthme e paradhomës, dëgjoi dhe pa romanin tim “Marrëzia e madhe” që do t’i dhuroja drejtorit. Ajo me një zë të shuar e pyeti në telefon drejtor Grigorin,  që ndodhej pesë metra prapa derës përballë dhe pas pak më tha:

               -Drejtori nuk mund t’ju presë!...

               -Mirë, atëherë, po i shkruaj një autograf dhe po ia lë këtu tek ju dhuratën e kënaqësisë sime.

               Ajo përsëri hodhi sytë një çast te kamera e maskuar, që kishte përballë tryezë së saj dhe disi e zverdhur në fytyrë, ma ktheu:

               -As librin nuk mund ta lini!...

               -Po unë ia dhuroj, nga kënaqësia, që me biznesin e tij të pajisjeve elektronike, na ka krijuar mundësinë, ne të letërsisë të punojmë më shpejt e më komod... 

               Ajo vështroi edhe njëherë nga kamera, ku komunikonte me pronarin e saj dhe kësaj here, e zverdhur pak më tepër, tha:

               -Jo, mos e lini këtu, ai nuk e do librin... Prandaj mund të dilni!...

               U stepa një grimë herë i habitur dhe teksa po futja romanin në çantën e dorës, doli pas shpinës sime, një burrë i shkurtër e i dhjamosur, me kostum të zi. Ai klithi befas, aq fort  sa më tmerroi:

               -Përjashta!... Shpejt, përjashta!... 

               -Ua, pse, o zoti Grigor.... libri është miku i të gjithëve?...

- Dil shpejt, se përndryshe thirra rojën të të nxjerrë për krahësh!

               - Jo, o zoti drejtor, unë dal vetë, por po më habisni me këtë përzënie me forcë, vetëm se desha t’ju dhuroj një libër!   

               -Ik!... – bërtiti sërish, me një zë prej egërsire, sikur përzinte ndonjë qen dhe shtyu derën me forcë pas shpinës sime. 

               Nuk e kisha ndjerë veten ndonjëherë në jetën time, aq të fyer e të përzënë aq dhunshëm, si në atë rast. Nga një arrogancë krejt në kontrast me atë që mendova unë, se kushedi sa lexonte ai njeri që ishte aty në kulmin e dijeve të sotme. Dhe me një keqardhje të thellë, pyeta veten, si ka mundësi, që libri, kjo mrekulli e dijes dhe qytetërimit, të ketë përballë edhe egërsira të tilla, që i klithin dhe i skërmitin dhëmbët fisnikërisë së tij!... Ne shkrimtarët qenkemi fatkeq, jo vetëm se i dhurojmë librat, që na kostojnë aq shumë, por sepse ka mes nesh edhe krijesa të tilla, kaq të kufizuara, që ushqehen vetëm me shukat e parave. Krijesa kaq të egra, që irritohen nga libri, njësoj si demat e Spanjës, nga perdja e kuqe e toreadorit... 

Comments (1 posted):

S.Athanasi on 15/05/2019 12:10:03
avatar
Sa real tingëllon ky tregim dhe sa dhimbje ngërthehet brënda tij. E megjith -atë, ne pra shkruajmë, kolegu ynë Vull-***.I heqim mënjanë edhe ndonjë monedhë çdo ditë buxhetit familjar që të botojmë librin, që "krijesa kaq të ndyra si demat e spanjës", të na përzënë me brirët e tyre?!? Mos durofsh, o Perëndi!
S.Athanasi!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1