Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Çifuti

Çifuti

Font size: Decrease font Enlarge font
image Nehas Sopaj

Nehas SOPAJ

 

Çifuti

 

Çifuti: njeriu me gojë të madhe, me faqe të rrudhura, hundë picirruke, njeriu që të buzëqesh i padjallëzuar, njeriu por që djallëzisht i fsheh mendimet e veta.

Çifuti: njeriu që rrin para tavolinës (banakut, shankut, vagës së arit) dhe buzëqesh, kurse nën tavolinë, në rast rreziku, fshehtas e ruan armën (revolen, kamën, helmin).

Çifuti: njeriu me kokë të madhe dhe pa flokë (e nëse rastësisht ka flokë - ose ka shumë flokë, ose në ato pak flokë qimet i zgjaten si antena televizori), njeriu por i cili

prapa tullacit, i fsheh qypat me dukat. A e dini misterin e rrushit? Pyeteni hardhinë, ua tregon! A e dini cila është vlera e çifutit? Pyeteni arin se ua thotë!

Çifuti: kreatori i El Dorados të poetit anonim, autori i vjershës "Zëri i kërcyllit" (dmth. unë), dhuntia-magji e kurrumlisë që ta luftojë aneminë, pagjakësinë.

Çifuti, çifuti: hajni, rrenci, tuci, trimi, skllavi, hajmali-shkruesi, robëruesi, djalli, engjulli, gjithkushi, kurrkushi, gjarpëri që ec në dy këmbë, gjaku i verdhë që tund botën.

Çifuti: motori që ec në të gjitha drejtimet e mundshme: para, prapa, lart, poshtë. Çifuti: rrota, flamuri, shpirti. Çifuti: intuita, paralajmëruesi i çdo fillimi. Hobeja e apokalipsës.

Çifuti: Janusi me Dy Fytyra, gjysmë e bardhë - gjysmë e zezë, gjysmë e gjallë - gjysmë e vdekur, gjysmëzot - gjysmënjeri! Çifuti: zor me të, zor pa të. Çifuti: gjithkushi, kurrkushi!

Çifuti: në shenjën e zodiakut (në shenjën e mëzëtit), kreaturat gjysmënjeri e gjysmëzot, janë pa bri, rrallë i sheh nëpër seancat e heshtjes si meditojnë, për heshtjen.

Çifute është Mria ime, prandaj e dua! E dua, sepse është e kundërta ime, se, sikundër thuhet në Thalmud, poli i kundërt gjithmonë e kërkon polin tjetër. Për bashkim?

 

Nga libri "Larg"

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1