Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | "VJEN NJE DITE, NJE BURRE DOREZOHET TEK NJE GRUA!"

"VJEN NJE DITE, NJE BURRE DOREZOHET TEK NJE GRUA!"

Font size: Decrease font Enlarge font
image "VJEN NJE DITE, NJE BURRE DOREZOHET TEK NJE GRUA!"

"VJEN NJE DITE, NJE BURRE DOREZOHET TEK NJE GRUA!"

Faruk Myrtaj‎

Nuk është e sheshtë Toka, pothuaj të gjithë e besojmë këtë! Por as e lehtë Jeta. Këtë vazhdojmë ta mesojme!
Ngaqë nuk iket aq kollajshëm nga Prindërit (!), po citoj mamanë time për të kaluar te Ime-Shoqe!
Mamaja ime thoshte: "Vjen një ditë kur një burrë dorëzohet tek një grua...!"
Ajo ofronte edhe urti të tjera, por ate që përsëriste pa pushim, ne dite te bukura dhe ne dite me rè, ishte: Paçi bekimin tim, nëse doni dhe respektoni grate tuaja...!
Mbase e thoshte edhe si kujtese per Babane tone, por grate tona, te djemve te saj, mbase jane te sigurta se ajo e thoshte per To, vetëm per to!
Por une kujtohem te rrefej edhe diçka tjeter qe padyshim eshte thene per të Gjithë e per Te Gjitha. Mamaja Ime, dmth e tetë femijeve qe rriti e martoi, thoshte:

Duajini grate, me shumë se t'u thoni sa i doni!

Pak fshehuri, është gjithmonë gjë e duhur...Adrianë!

Se, edhe datëlindjet përtej një moshe të caktuar, përmendje për avashësi janë, kujtesë për ta ngadalur hapin, edhe pak minuta gjumë në mesditë, fshehje e lodhjes së deri-atë-ore është. Pas tyre, sikur ia nis një dite tjetër...
Natyra vetë, krijon hijet e saj, si provë të dritës, jeta matet vitesh, jo si gjatësi rruge porsi gurë kilometrikë në Udhën e Njohjes...

Vitet natyrisht nuk fshihen dot, s'ka përse...Kjo fotografi nuk ka të bëj me rrekje të tillë! E zgjodha për datëlindjen time, jo tënden, Adrianë, sado që ndonjëherë njeriu në lidhje të tillë sikur bëhet me Dy DatëLindje! Me Dy Zemra, katër sy, pa pretenduar se shnderrohen në Dy! Jo! Vështrojmë për të parë më tej asaj që duket, përpiqemi të kundrojmë shijen e ngjyrës së Fjalës që e këmbejmë si llampë tjetër që sapofeks, ndezim dritat që gjenerojnë së brendshmi mendimeve që janë deri në fund të qarta, por filozofia e Dy Jetëve që bëhen një, vdes për pak fshehuri...Duke shkuar për nga drita, pa asnjë mëdyshje...

Le të bëhet Dritë...por ia vlen tu gëzohemi hijeve të lehta, muzgut nën sytë e gjetheve në pyll, dyshimit të zogjve teksa çukisin një ushqim pa ditur kush ua dhuroi, lojës së instinktë të maces në hijen e paktë të tavolinës së ulët, hijes së trishtë megjithatë të gëzimtë të komplimentave për vitlindjet pas moshës 60...

Kjo fotografi, më pëlqen shumë, edhe më shumë akoma për imtësi të tjera, përtej tërë atyre paqartësive që lashë pa dashur më sipër... Se kemi kaluar ne rruge jo te lehta, të kam bërë pjesë e nje Fati jo aq komod, ke ecur perkrah meje ne nje rruge ca te veshtire...dhe do doja te te falenderoja shume me shume, por...kujtohem se mamaja na thoshte...duajini me shume se ç'u thoni se si doni (!!!), dhe preferoj te bëj të bërin filozof mes fjalesh si mjegull e bukur...

Tani që po hedh ne timeline tend keto radhë, ti po zhytesh në fshehurinë e gjumit që vjen aq joshës pas një dite të lodhshme. Ja qe na duhet te vazhdojme te lodhemi, se kemi rene dakord qe te qenit gezuar nuk eshte dhurate, eshte meritë e arritur zakonisht shtrenjte...
Kur të zgjohesh, mund të të mos pëlqej kjo foto, edhe këto fjalë që natyrisht nuk e zbardhin dot atë qe ne kemi arritur ta ngrejmë me duar e me shpirt të dorëzuar tek Njeri-Tjetri...As marrin përsipër ta...

Nje fshehtesi e përkohshme, secila prej ditëve dhe orëve që përpiqemi ta përndritim prej së brendshmi...
Fotografi ende të pazbardhura plotësisht janë...
Mbase! 
Datëlindja ime ishte parDje, Sot është 6, nesër 7. pasneser 8 Mars, 2019, nje ditë tjetër për Kujtesë Pse Jemi.
Faleminderit, Adrianë!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1