Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | NË NJË LAGJE TË QYTETIT X

NË NJË LAGJE TË QYTETIT X

Font size: Decrease font Enlarge font
image Edmond Llaçi

       NË NJË LAGJE TË QYTETIT X

 

                                    

Diku në anë të trotuarit, pranë shtyllës të betontë të linjës elektrike u dëgjua rrëshqitja dhe zhurma karakteristike e një biçiklete. Ishte korieri të paktën ashtu e thërrisnin të rinjtë e qytetit. Dikur i ndodhur në një nga shtetet fqinjë, kryejti një shpërndarje “malli” dhe të vetmin. U dënuar me heqje lirie rreth dy vjet. Pas asaj u kthye në atdhe, në qytetin e lindjes. Tashmë ai punon në një zyrë varrimi si vendosës i lajmërimvdekjeve në shtyllat e betonta. Pleqtë e përditshëm të ndodhur në tavolinat aty pranë të kafenes së vetme të lagjes, tek kthyen kokën u ndeshën me shikimin e tij. Egërsia e shfaqur në atë fytyrë i hutoi ata. Më pas, vendit ku ishte lajmërimi i vjetër ai i kaloi një lyerje të shpejtë me kollë duke ngjitur një të ri. E përsëriti lëvizjen e dorës së tij sëbashku me furçën duke i kaluar edhe një shtresë mbi të. Kur i mbaroi të gjitha veprimet e rihodhi shikimin mbi ata pleq. Të hutuar, ata nuk shfaqën asnjë reagim. Jo vetëm egërsia por edhe fiziku i tij, gati u preu frymëmarjen. Ndërkohë ai kishte shaluar biçikletën dhe duke i rënë ziles së saj u nis.

Ata pleq, të përditëshmit e asaj kafeneje, në atë lagje ishin nga banorët më të hershëm të saj. Erdhën aty rreth viteve 60-të të shekullit të kaluar. Kishin të njëjtin mbiemër. Nuk ishin me shkollë as me zanat por u përshtatën shumë shpejt me vëndbanimin e tyre të ri. Duke qenë fis i madh e tërhoqën njëri-tjetrin duke u shkëputur më së fundi nga ai fshat tepër malor dhe të vështirë për të jetuar. Nuk e shuan natyrën dredharake por e shfrytëzuan më së miri. Disa prej tyre, për të mbajtur një vend pune të mirë, u vunë në shërbim të atij institucioni të egër që mbante në këmbë diktaturën e proletariatit. Historitë që tregonin aty tek pinin kafen e ndonjë teke rraki, ishin gati të njëjtat. Ishin histori personale gjatë ndërtimit të socializmit por edhe të periudhës të luftës së dytë botërore ku ata të paktë do të ishin në atë kohë afro 2-3 vjeç. Të fundosur ose më saktë të kërrusur në ato karrike tek shihnin ndonjë kalimtar që mund ta njihnin, duke e shoqëruar me shikim në atë ikje, do ta përgojonin në biografi si dikur. Në vazhdim të atyre ditëve, tek po kalonin orët e mbasdites e dëgjuan sërisht zhurmën e asaj biçiklete. E panë të zbriste prej saj. Në formën më instiktive të tyre po prisnin reagimin e radhës. Ata ndjenë shikimin e tij të ndalej një për një mbi kokat e tyre. Më pas ai u drejtua nga biçikleta. Tek po ikte e detyroi zilen e saj të kërciste pa ndërprerje për disa metra rrjesht.

Të nesërmen, vendosjen e lajmit të ri tek shtylla pranë kafenesë ai e planifikoi në orën më të përshtatshme që i shërbente qëllimit të tij. Ata pleq, të zhytur në pikëllim, shikimet e tyre i kishin kthyera nga rruga. Po prisnin me ankth ardhjen nga çasti në çast të lajmëtarit të vdekjes. Dikush që kishte gotën e rrakisë në dorë, për tu siguruar se mos i derdhej nga ajo që po pësonte, e uli atë mbi tavolinë. Të gjithë, të urtë dhe të vëmëndshëm po ndiqnin çdo lëvizje të tij. Në atë përballim dikush prej tyre vuri pëllëmbën e dorës mbi gojë me frikë se mos lëshonte ndonjë thirrje. Shkëlqimi i syve të lajmëtarit të vdekjeve i shoqëruar me harenë në fytyrë i çarmatosi ata të mjerë. Ai zbriti prej biçikletës duke u drejtuar nga shtylla. E mbuloi me kollë lajmërimin e vjetër dhe pasi e shtroi fortë me dorë të riun i kaloi edhe disa herë pinelën mbi të si për tu siguruar se ai nuk do të kishte mundësi të lëvizte prej andej. Ata tek pëshpërisnin kishin shpresë se shpirti i shokut qu u mungonte mund të kishte shkuar në xhenet. Por fishkëllima e asaj gome biçiklete në ikje e sipër i përmendi. Xhebrahili ishte ende vërdallë tyre.  Më pas ai kaloi disa herë prej asaj rruge por pa e kthyer kokën. Kaluan dy ditë kur u rishfaq përsëri. Tashmë për dy përkujtimore. Pasi mbaroi punën tek shtylla, u drejtua prej tyre jo vetëm me shikim por edhe duke u afruar pranë. Lëvizja e shikimit të tij gati sikur vërtetoi atë që mendonin ata kohët e fundit. Dikush ngriti dorën me gishtin përpjetë si për të thënë diçka por e uli shpejt. Duke i u marë goja i tha atij se ai që mungonte ndodhej i shtruar në spital me infrakt kardiak. Dhe si dhuratë prej xhebrahilit mori zgërdheshjen e rradhës. 

Ngjitësi i lajmërim-vdekjeve pas dy ditësh kreu veprimin e përhershëm të tij. Njeriu që do të shfaqej me emër dhe fotografi në atë lajmërim ishte i sëmuri nga zemra. Në fytyrën e lajmëtarit gati profesionist, dhe të vetëmit të atij qyteti, nuk mund të kuptoheshin qartë nuancat e emocioneve që po kalonte. E ndodhur diku aty pranë, e zonja e lokalit, një grua e re, tek hodhi shikimin e saj mbi të shfaqi një dëshirë për ti folur por u tërhoq duke u larguar prej andej.

Korieri i dikurshëm shtrëngoi gati dhimbshëm si nofullat, grushtet e çdo muskul të trupit të tij të fuqishëm. Hodhi vështrimin mbi ato dritare të mbyllura për të parë përtej tyre, fytyrat e  pleqve të trembur. “Mos u mërzitni këtu më keni” mërmëriti ai. “Edhe në qoftë se nuk më tregoni se kush është prej jush ai që më kalbi babain në burg për asgjë, pasi çdo gjë mungonte në sistemin tuaj komunist, kokat tuaja do ti ngjis një e nga një në këtë shtyllë. Do ta ndreq edhe nipin tuaj që më spiunoi për një rrugë të vetme me atë mall të mallkuar.” 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1