Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Trembesi i ariut

Trembesi i ariut

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kostaq Duka

 

                 Therrime jete mbetur ne xhepat e kujteses

                                             

                                     Trembesi i ariut

                                          (skice)

         Ishte i ashtuquajturi viti i stazhit, pas perfundimit te studimeve te rregullta universitare.Une endrramadhi, qe edhe pse per filozofi me shume rrija me studentet e  gazetarise,letersise dhe artit dramatik,pas zhgenjimit te pare per mos emerim ne televizion ku thuhej se me kishin shkuar dokumentat, u shokova kur ne nje dhome te ngushte, diku ne zyrat e aresimit pergjegjesi i kuadrit mes nje gumbulli te ngjeshur me njoftoi emerimin: mesues historie dhe gjeografie ne shkollen tetevjecare te Velcanit te Gores.Ato kohe Goren, Oparin e zona te tjera te thella malore i kisha degjuar vetem per emer.C'te thosha? Ishim te rinj dhe e panjohura na terhiqte.Ja keshtu  nje here ne jave me disa mesues te tjere me banim ne Korce u hipnim prapa makinave qe shkonin per t’u ngarkuar me dru thelle ne Bofje te Gores.Ndalonim ne Lozhan dhe pastaj fillonim te perpjeten ne nje shteg te ngushte mes lajthive.Ate udhetim, s'e fsheh ë kujtoj me nostalgji kur ketu ne Chicago nuk shikoj nje koder e jo me nje mal....

              Me caktuan mesues kujdestar ne nje klase te gjashte.Nxenesit vec Velcanit vinin ëdhe nga Selca dhe Mesmali i larget.Qe nga sheshi i shkolles shikonim tufezen laramane te femijve te zbriste   mes debores nga nje lartesi qe humbiste tej.E mes ketyre femijeve te vegjel te binte ne sy nje djale, qe te habiste per permasat e trupit:shpatulla te gjera,trupngjeshur e muskuloz, me dy sy te medhenj qe i rrotullonte sa andej, ketej,me kepuce te medha e pantallona te lidhura per fundi me spango, qe te mos fusnin debore, me nje xhakete te vjeter por te trashe qe i rrinte e ngushte e per te mos futur ere e kapte ne dy anet me tela.Ishte i qeshur dhe i zhurmshem por edhe ngacmues si ndaj djemve edhe vajzave. Me te paret e ndizte sherrin ne cast dhe s’pertonte te vinte ne perdorim grushtet.U perpoqa ta mbaja prane. E caktova pergjegjes per rregullin e disiplinen. Por e teproi, ne zbatim te " detyres" u shnderrua ne diktator. Rrahu disa. E hoqa nga kjo detyre dhe m’u merzit...E keqja me e madhe ishte se edhe librat rralle i hapte.Sidoqofte ne pergjithesi nuk mungonte. Por  aty nga mbarimi i vitit shkollor vura re se cdo mengjes ndihej jo me i gjalle por tejet i lodhur, me sy te skuqur dhe krejt i paperqendruar.S’dija si ta shpjegoja.Dhe po behesha gati te dialogoja me te...Kur gjate shpjegimit vura re se koka e tij e madhe me floke te dendur, kafe e te  shpupurisura u var mbi bange.Ne cast ra ne gjume me nje gerhitje qe shkaktoi te qeshura tek nxenesit.U bera shenje te heshtinin. Dhe ata heshten.Ai s’u permend .Si eshte puna me Pertefin, thashe. Te gjithe e dinin qe kisha dobesi per te, ndaj u shprehen me kujdes. Mesues, Pertefi tere naten tremb ariun ne aren e tij me miser, prandaj e zuri gjumi.Cfare? Mbeta i pataksur.Qe ne Gore kishte arinj e ujq kjo s’vihej ne dyshim por qe te ishin kaq sheshit kjo me habiti.Po thane ata,duke u cuditur me pataksjen time sikur kishin folur per Alasken.Ariu e  ka bere udhe nje e dy e ne aren e Pertefit.Babai e urdheroi pas kesaj ate te veje cdo nate ne are e te perplase  kapake tenxheresh te medha qe te trembe ariun. Dhe ariu trembet?-thashe.Po....largohet ngadale nga ara e tij. Pertefi u zgjua kur ra zilja.Historine e trembjes se ariut s’ja permenda atij qe vete ishte nje arush i vogel.

Vitin tjeter une u largova nga Velcani e fillova pune si gazetar.Trembja e ariut nga nje femije trembedhjete vjecar me kapake tenxheresh, i vetem, naten, ne nje are me miser ka mbetur si nje nje therrime jete ne xhepat e kujteses.


 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1