Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | “ P Ë R C J E L L J A “

“ P Ë R C J E L L J A “

Font size: Decrease font Enlarge font
image SOTIR ATHANASI

 SOTIR ATHANASI

             “ P Ë R C J E L L J A “

                  (Paramnezi)

             

Papunësia si epidemi kishte përfshirë gjithë fshatin. Përpjekja për të ndryshuar skamjen me emigrim, dështoi në dy raste dhe morti u theu shpatën të tjerëve. Varfëria kapi majën. Zymtësia tërhiqte ngutshëm errësirën e natës dhe e nesërmja vinte pa ndonjë agim dritësjellës.
Gjithsesi, një llambë elektrike si yll në thellësi të fshatit, fliste megjithatë për shpresën, paçka se ajo vinte nga një fener me bateri e blerë nga tregtari shëtitës beharin e shkuar. Në këtë shtëpi jetonte nënë Mara me të birin Martinin, nusen dhe djalin e tij, Mirashin.  
Atë natë në familjen e nënë Marës u diskutua gjatë që të nesërmen djali I shtëpisë, Martini, të merrte rrugën e migrimit.  
Kur ranë për të fjetur, nusja i pëshpëriti të shoqit porosinë që ai t'I sillte me patjetër një shall të bukur.
Në mëngjes, e gjithë familja ishte në këmbë. Nënë Mara qe gdhirë pranë ikonës së Shën Marisë duke u falur. Ajo kontrolloi edhe një herë çantën përpara se t'a lidhte. Brënda ishte një copë e madhe bukë, djath dhe . . .
Nëna e shqetësuar vërejti se mungonte paguri .
Por atë e kishte marë nusja. Ajo e mbushi me ujë të freskët te kroi I fshatit dhe jo te pusi I shtëpisë. Qe një zakon  I familjes së saj biologjike. Por mbase edhe një rit mbarësie. Nënë Mara të tillë e mori atë dhe e la të renë t'a vendosi me dorën e saj në çantë.  
Më në fund Martini ngrijti peshë Mirashin gjashtëvjeçsr e puthi dhe përpara se t'a uli përpara këmbëve I tha:
- Më jep fjalën që s'do t'a mërzisish gjyshen!
- T'a jap, babë! - iu përgjigj I biri me kryet lart tek shihte të atin në dritë të syve për të forcuar besën dhe vështrimi iu turbullua nga lotët. -Të dua shumë babë. Më jep besën se kur të kthehesh do t'a vazhdojmë lojën aty ku e lamë kur u ktheve nga pylli.
Martini nuk mundi të thotë po ngaqë lotët po I zinin grykën dhe për të mos treguar dobësi përpara të birit, buzëqeshi dhe mezi shqiptoi:
- Po!
Nënë Mara e përqafoi të birin dhe u mënjanua e heshtur.
Martini u për shëndosh edhe me të shoqen dhe u ngut të nisej me nxit.
Nuk kishte bërë as dhjetë hapa, kur nusja I thiri me të madhe:
- Msrtin!
Ai ndali dhe ktheu kryet: - Po të dëgjoj!   

- Mos harro të më sjellish shallin që më premtove mbramë!

Martini buzëqeshi ëmbël:

- Pa merak, u përgjigj dhe ngjiti monopatin.  

Nënë Mara shtrëngonte ende shaminë e lagur nga lotët dhe me mëndjen te Shën Maria tha me zë të lsrtë:

- U bëftë si thotë nusja, o Zot!


Sotir Athanasi,

Athinë, 11, Janar, 2019!

Comments (2 posted):

myslim maska on 12/01/2019 00:27:07
avatar
Nje cast i bukur ndarje.
Urime.
Aliaj M on 14/01/2019 10:42:58
avatar
Nje moment ndarje i pershkruar ndjeshem, por une kam mendimin se duhej te jepje te gjithe episodin per te krijuar nje mendim me te sakte. Pershendetje xingografise. te kujtojme dendur. Mos na humb.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1