Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | GJARPËRI I ARGJEND

GJARPËRI I ARGJEND

Font size: Decrease font Enlarge font
image Kozma Gjergji

 

 

Ky krijim i shkruar 8 vjet mё parё ёshtё pёrzgjedhur e botuar nё Itali nё antologjinё “Antologia Aperta”. Nё parathёnien qё e shoqёron veçohet pёr thurjen dhe gjetjen e veçantё.  

 

GJARPËRI I ARGJEND

Tregim nga Kozma Gjergji

 

 

            Papritur Duni u bë i pasur. Fati? Shansi? Flitej se zotëronte si një magjistar sekretet e kësaj mrekullie, të cilën donte ta shënjtëronte edhe me disa bamirësi e donacione.

            Kohët e fundit shkon e mbyllet çdo ditë tek njëra nga vilat e tij në periferi. Shkruan  kujtimet. Me një fantazi tepër djallëzore rreket të tregojë se kurdoherë ka manifestuar virtytet e martirit dhe Shpëtimtarit.

            Në kulmin e kënaqësisë, një mëngjes, teksa përshkonte kopshtin e vilës, befas ia preu

rrugën një gjarpër i argjend me shkëlqim verbonjës. Duni ndaloi. Ç'tersllёk! Ptu, tё dhjefsha tё

t’ёmё! Ç'do këtu ti qelbësirë, iu hakërrye. Dhe vrulltaz rrëmbeu një dru e zuri ta godas egërsisht.

            I bindur se e kish vrarë e vërviti mbi gardhin e hekurt për të tmerruar gjallesat e tjera. I

ktheu kurrizin e vazhdoi drejt vilës. U fut në dhomën-kabinet e si zakonisht u vendos në tavolinë të vijonte kujtimet. Kishte një mbresë të keqe. Ndezi cigaren e nisi të lexoi faqet e fundit të futej në atmosferë. Meditoi i përqëndruar, por pena nuk i ecte. Ah, tersi i dreqit, tha me vete, ai palo gjarpër ma prishi frymëzimin...

            Nuk i rrihej më. U ngrit e doli për t'u rikthyer të nesërmen me besimin se gjithçka do të

shkonte mirë.

            Dhe vërtetë mëngjesin tjetër ndjehej i përtërirë dhe plotë mendime interesante. Edhe

kopshti, vila e gjithçka tjetër i dukeshin po ashtu më të ndritur. E ndërsa i gëzohej gjendjes së re, mbeti si i goditur kur ballas iu shfaq përsëri gjarpëri i frikshëm. Po, po, ishte pikërisht ai me

ngjyrë të argjendt që e kishte vrarë, veçse më i rritur. Shiko, shiko, qenka ringjallur gjëja e neveritshme! Siç duket paskam harruar të qëlloi, foli dhëmbështrënguar. Dhe shpejt kapi një goxha shkop e iu vërsul furishëm duke e dërrmuar e larë në gjak. Pastaj e flaku mbi degët e pemës dhe e la atje varur. I qetë e me një ndjenjë triumfi hyri ne vilë.

            Edhe sot nuk mundi të shkruante. Shfletoi vetëm disa shënime të vjetëra. Aty rreth

mesditës doli nga vila. Në kopsht vështroi i kënaqur edhe një herë gjarpërin e varur që tundej nga era. Megjithatë nuk i ndahej një lloj shije e pështirë. Mbase do ish më mirë të largohesha gjetiu pak kohë, i shkrepi një mendim. Po habitej shumë sesi mund t'i ndodhte kështu nga një kafshë pikërisht atij, që s'i kish lëvizur ndonjëherë as qimja edhe nga djaj e përbindësh. Iu duk tepër fyese dhe krejt e kot të ndërpriste punën me kujtimet për këtë shkak. E largoi atë mendim

disfatist e i dha vetes vendosmëri t'i përfundonte ato sa më parë.

            Të nesërmen, meqënëse gjumi i doli herët, u nis më shpejt drejt vilës. Nuk mund ta

merrte me mend ç'e priste. Përsëri gjarpëri i argjend me atë shkëlqim verbonjës e akoma më i

madh. U trondit shumë dhe s'po u besonte syve. I fërkoi me dorë disa herë se mos kishte të bënte me ndonjë fanitje. Por jo, gjithçka ishte në rregull. Edhe gjarpëri vazhdonte të qëndronte po aty i pozicionuar kërcënueshëm e gati për ta sulmuar. O Perëndi! Ç'të jetë kështu! Tamam si në përralla, gjarpëri qenka ringjallur për të dytën herë! S'thonë kot që e keqja ka një qind shprtëra, mendonte ai me habi e frikë.

            E mblodhi veten. Menjëherë vendosi ta bëj copa-copa dhe ta gropos sa më thellë. Kështu do të shpëtonte përgjithmonë. Dhe pa e zgjatur shkoi të mirrte sopatën, kazmën, lopatën.

            I biri teksa po zbriste shkallët e vilës, kur pa të atin me veglat në krah e pyeti:

            - Ç'ka ndodhur baba?!

            Duni duke treguar me dorë iu përgjigj:

            - Është aty një mut gjarpëri... E kam vrarë dy herë dhe çuditërisht është ringjallur e bërë

edhe më i madh. Tani them ta bëj copa-copa e ta gropos thellë...

            Dhe ndërsai i biri mori për nga makina plaku iu afrua gjarpërit dhe tendosi fort sopatën ta qëllonte.

            Në çast gjarpëri ngriti kokën e i foli:

            - Ndal. Ule atë sopatë. Nuk je i kënaqur që më ke vrarë, por tani don të më bësh edhe më të keqen, të më varrosësh?!...

            Duni shtangu i shokuar. Duart i dridheshin. E humbi torruan. Nga ato fjalë kuptoi se

gjarpëri ishte shpirti i një heori dhe vizionari të vërtetë, që ai e kishte vrarë tinëzisht vite më parë.

Kozma Gjergji

 

Comments (6 posted):

Noke Abilekaj on 10/01/2019 08:40:24
avatar
Shpirti që nuk vdes. Jo e veçantë, por shumë e veçantë gjetja. Edhe rrëfimi i rrjedhshëm, pa ngarkesë të tepërt. Edhe pse thyerjet e dëmshme të publikimit bezdisin, vëmendja nuk dobësohet.
S.Athanasi on 10/01/2019 08:47:29
avatar
Tregim me një fabul shumë të bukur. Shkruar gjithashtu me konçizitet e ngjeshur për të shpërfa-qur bindshëm idenë. Në qoftëse s'gaboj, është i dyti tregim I këtij autori në të njëjtën linjë. Urime!
S.Athanasi
Aliaj M on 10/01/2019 13:03:16
avatar
Tregim konciz e shume domethenes. E keqja e shumfishon vetveten, kurse e mira ha vetveten. Kisha kohe pa lexuar gje nga miku i vjeter Kozma Gjergji, ndaj ky tregim me erdhi edhe si pershendetje shume e permallshme
myslim maska on 10/01/2019 15:48:18
avatar
Tregim simbol! Nje gjetje e mrekullueshme, e besueshme, sfiduese. I shkruar bukur dhe teper konciz.Autori nuk duket, le te meditoje vet lexuesi...
Edhe Dielli ka njolla,- thone skencetaret!
Urime.Perqafime.
Vasil Klironomi on 10/01/2019 18:18:25
avatar
Gjarpri i argjend!
Një tregim që mbahet mend dhe që shkon lehtë gojë më gojë, pa humbur asnjë fjalë.
Mund t’ ia thuash tjetrit në një pushim të shkurtër pune, një bashkudhëtari nga një stacion në tjetrin, ose një të afërmi në telefon. Autori, një shkrimtar nikoqir, që di të mos shpërdoroi kohën, letrën dhe bojën, nuk rend pas “hermetizmit” për të na sjell mendimin, por ulet dhe e nxjerr nga poshtë gurit ku mbështeti kokën.
Gjarpri i argjend!
Një tregim me forcë mitologjike që lindi nga mitra e së vërtetës.
Të mos harrojmë! Të gjithëve na del një gjarpër i argjend dhe i pafajshëm përpara se s jemi dhe engjëj. Urime autorit...
Kozma Gjergji on 13/01/2019 14:43:26
avatar
Miq e kolegë të respektuar! Ju falenderoj shumë për dashamirësinë dhe angazhimin.
Mendime tejet të çmuara e frymëzuese për mua nga mjeshtër të vërtetë të fjalës.
Ndihem i privilegjuar e borxhli. Kozma Gjergji.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
3.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1