Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Këmishëza

Këmishëza

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatime Kulli

Këmishëza

 

Pas vdekjes së tim shoqi, e kam harruar ndjenjën e feminilitetit. Por këmbëngulja për t'ia kthyer sërish ekzistencën jetës normale si grua, më jep të drejtën absolute t'i bëj zap lëkundjet pasive kokëforta të vetmisë, për të mos i qëndruar më besnike qenies vejushë.

 

....Ora po afron dhe silueta e Tikut më thërret:

 

-Mos vono, Masha! Po të pres këtu, vishu bukur! Ti e ke në dorë, nëse do të arrish të më joshësh sonte...

 

Ç'harmoni! Dëshira ime dhe shija e tij, të dyja sëbashku, më nxisin përparimin ndjesor të shpirtit, për t'i ndryshuar fytyrën anemike vetmisë.

 

Hapa sirtarin e ndërresave e një kërcitje rrëqethëse më tronditi. Duart kontrollojnë pa kontroll, por një këmishëz bojë rozë, mi mbërtheu duart me forcë:

 

-Masha, kam vite që i bie kambanave të pritjes... Kam filluar të plakem, e të më hajë mola e vetmuar...

 

-Çfarë the? - i tha dora, që u drodh nga frika.

 

-Më nxirr të lutem nga ky sirtar i pajetë, sepse edhe ti, pa mua, s'do t'i ngjallësh aspak kërshëri, mikut të ri...

 

U hutova për pak çaste, se mendoja se këmishëza ime (që ma kishin dhuruar në 25 vjetorin e lindjes), do ta kishte gjuhën kaq të gjatë e me shije të hollë.

 

-Po pse ç'pretendon ti moj këmishëz, se po të të vesh unë sonte, që kam një takim mjaft të rëndësishëm, çdo të ndodhë?!

 

-Në qoftë se nuk ke harruar se je grua, më vish në shtatin tënd dhe do ta shohësh çfarë suksesi do të kesh nën dritën e llambadarit... Eleganca ime përkon me fizikun tënd të brishtë. Ngjyra ime do të vezullojë sytë e ndjenjave dhe forca ime do të shkrihet në shpërthimin e kësaj dashurie. Unë do të jem dhuntia e mbrëmjes suaj.

 

E vesha menjëherë këmishën dhe bëra një paradë para pasqyrës...

 

Filloi të më pëlqejë vetja, u duka shumë më e re, duke fshirë nga pesha e supeve, rëndesën e dyzet viteve.

 

-Hë, si dukesh tani? - filloi të më ngacmojë nuri i këmishëzës.

 

-Oh me ty do të jem seksi i mbrëmjes, thashë dhe vrapova në makinën e Tikut, për në hotelin që do të më zgjonte ëndrrat e vyshkura...

 

Hymë në një nga dhomat e katit të katërt. Zemra filloi të më rrahë më fort, ashtu si mëkatari kur dëgjon kambanat e kishës. Mbajta frymëmarrjen për të ndjerë frymëmarrjen e tij. Buzët i mbërthyem si të zaptonim të gjitha mrekullitë e botës.

 

E pra, edhe pse ndodh që mendon ndryshe, ndodhin mrekullitë si në romanet rozë, që dikur kanë qenë të ndaluar, por që subjekti i tyre kurrë nuk shteron ...

 

Kot e mundova veten me këmishën. Ky burrë më lidhi me fijet e lidhjes shpirtërore dhe derdhi në çdo qelizë të trupit tim, vetëm ëmbëlsi përrallore. Dhe kështu shpirtrat tanë bënë përqafjen ndezëse...

 

Unë tashmë nuk isha e huaj për këtë njeri. Fillova të ndjej në çdo sekondë, çdo e rrahur zemre, ka kuptim magjik dhe fillova të flas me gjuhën e shpirtit.

 

Sa shumë kisha për të thënë, por goja mu mek si të isha pagojëse.

 

Tiku më vuri dorën e e ngrohtë mbi sup e tha butësisht.

 

-Çohu, Masha! Shkojmë të hamë darkë, pastaj do ta mbajmë natën zgjuar, sonte. Nata është "viktima" jonë, dhe në dëshmi e natës "viktimë".

 

Unë porosita ashtu si porositi dhe Tiku. Të them të drejtën kisha shumë uri, (pasi nuk kisha futur asgjë në gojë nga ankthi i takimit). Por më shumë uri kisha për të pirë kaltërsinë e syve të tij, ku më kishin rrëmbyer valët melankolike, dhe ethet e feminilitetit...

 

Ndoshta do t'u dukem e çmendur, ose histerike por kështu ndodhi...

 

Kisha shumë kohë që s'kisha bërë jetë seksuale të rregullt, por përpara këtij burri (që unë e dëshiroj kaq shumë), dua të humbas e të shkrihem në etjen e ethshme të ndjenjës, për të bërë dashuri. Më pëlqente që pirunin tim, ta ngulja në ndonjë copë biftek, në pjatë të tij, dhe pirunin e tij në pjatën time, thjesht për të harmonizuar aromën e shijeve.

 

Sa zbavitëse ishte, kur copat e biftekut i shkëmbenim me gojën e njëri- tjetrit. Pas këtyre lojërave, sa fëmijërore qa edhe eksituese, unë doja edhe më shumë afrimitet.

 

Tiku më pyeti më njerzillëk:

 

-Masha! Më trego ndonjë të fshehtë nga jeta jote, apo ndonjë kujtim të bukur! Më pëlqen që lidhja jonë të ketë pak sinqeritet, pasi ndjenja që ushqej unë është shumë e dlirë dhe ti më pëlqen, jo vetëm nga sensualiteti, por edhe nga mënyra se si qesh, si flet, si vishesh ...

 

Nuk është të rrëfehesh para një burri, dhe të akuzosh një tjetër. Po para Tikut ia vlen ta shprazësh shpirtin.

 

-Oh i dashur! Në kurrizin tim kam ndjerë gërvishtjen e gjembave të trëndafilave të egër. Asnjëherë nuk jam ngopur me aromën e trëndafilave të butë, siç duket për mua lulet kanë ndërruar stinë.

 

-Sa keq më vjen, Masha, kur lulet ndërrojnë stinë, dhe stinët keqtrajtojnë lulet...

 

-Ka edhe më keq, Tiku. Stinët tërbohen, kur tërbohen njerëzit dhe tërbimi i tyre njeh vetëm epshe kafshërore, ku meskiniteti verbon dritën hyjnore që vezullon, vetëm nëpërmjet gjuhës së shpirtit.

 

-Sa keq, paska edhe njerëz që s'e meritojnë emrin burrë, por të lutem harroji!

 

Nuk janë të gjithë njëlloj. Do të mundohem të ta kthej buzëqeshjen, të të ndryshoj gjithçka në shpirtin tënd, për aq sa të mundem unë, - dhe më duart e buta mëndafsh, filloi të më ledhatonte kënaqësinë time si grua.

 

Rrallë herë të dëgjon veshi fjalë kaq të ëmbla, kaq të ngrohta që të ndezin fijet e ndjeshmërisë njerëzore, për t'i dhënë jetës, jetë. Një shkëndijë e brendshme flakëron dhe flaka e saj mbrohet nga të rrahurat e forta të një zemre të lënduar, që s'do t'i pushonte asnjë dhimbje, asnjë shembje, përveçse gëzimit të një emocioni të çmendur, për ta pirë të gjithë qenien e tij, si e uritur...

 

Të dehur nga kjo ndjenjë e shfrenuar, i ngjitëm me vrap shkallët, për të pushtuar shtratin e ëndrrave...Dhe sapo hapëm derën, buzët filluan sirenën e psherëtimave, e s'kishin të pushuar...

 

Duke mos dashur të pushojë kjo sirenë, fillova të zhvishem, por Tiku më ndaloi:

 

-Jo sonte dua të të zhvesh unë! Dua të jem i sjellshëm me ty, -e filloi të më zhveshë bluzën, fundin...por duart çuditërisht u ndalën tek këmishëza...

 

Preku gjithkund butësisht. Gishtërinjtë rrëshqisnin nëpër mëndafsh...duke përshkuar të gjithë kufijtë e zonave erogjene që dridheshin nga ethëzat, siç fëshfërijnë fijezat e barit të njomë, nga erërat e ngrohta të pranverës...

 

Unë tretesha e mekesha në "kthetrat" e këtyre emocioneve magjiplotë. Kurse Tiku vazhdonte me lëvizjet simfonike të emocioneve, dike pëshpëritur nëpër dhëmbë:

 

-O Zot, ti qenke magjike krejt! Ti paske një trup kaq të bukur dhe e struk në strofullin e vetmisë, zhgënjimit, për të mos e shijuar atë që të përket si grua.

 

Duar e Tikut vazhdonin e vazhdonin të përkëdhelnin për të zbuluar pafundësinë...

 

Gishtërinjtë e tij rrëshqisnin nëpër këmishëzën e braktisur nga vetmia, dhe unë rrëqethesha dhe perëndoja para syve eksituese që shkëlqenin nga kënaqësia.

 

Shkrihesha mes ofshamës dehëse dhe s'kisha të ngopur... asnjë burrë s' më ka prekur ka lehtë, kaq ëmbël, me kaq interes për shijet e mia... Dehesha nga ndjenja e shpirtit femëror dhe përplasesha në kështjellën e ofshamave burrërore. Kënaqësia dhe lumturia nuk kishin të mbaruar... Isha duke fluturuar në qiellin e lumturisë, por kërkoja më shumë se përkëdhelja e duarve të tij magjike. Kërkoja shtratin e mjellmave...

 

Kërkoja gjithçka me duart e zemrës që dridheshin...

 

-Masha! Ke turp para meje? Kërko ç'të duash, sipas oreksit tënd! Dua që ti të ndihesh mirë me mua.

 

-Oh Tiku! Përpara "turpit" s'kam përse të kem turp. Ky "turp" është njerëzor dhe këtë "turp" e quaj të shenjtë, është kënaqësia ime, është ndjenja më e bukur që ma dhuron ti dhe vetëm ti, me shpirtin tënd. Dhe më trupin gjysmë lakuriq, zhvishem lakuriq para lakuriqësisë shpirtërore...

 

-Ah Masha ime e dashur, vazhdo të lutem!...Orgazma jote është kurora e mbretërisë sime në këtë natë të paharruar...

 

Oh kënaqësi... ai më mbështolli të tërën brenda qenies së tij dhe të dy u shkrimë në një. U ndjeva si një bletëz që del nga kosherja për të kundruar karafilin që kish tkurrur petalet nga ethet e drithërimave...

 

U lumturova në gjoks të flladit rrëmbyes të ndjenjave të fuqishme, ku më thërret dashuria, ku më fton jeta për ta shijuar dhe jetuar atë, si grua. Jeta, që shpesh herë më ka ikur tinëzisht, duke më lënë të përvuajtur shpirtin e trazuar, si fëshfërimat e etheve të vrara në dimëra të egër.

 

Por këtë herë, dashuria vrapoi me shpejtësi marramendëse....

 

Sa e bukur është jeta, kur je e dashuruar me ndjenjën hyjnore të dashurisë.

Comments (1 posted):

Dashamiresi D on 03/01/2019 14:42:35
avatar
Te rruash dashirne ne jete,
eshte virtut!

Uplake s'u nginje,nje jete ate kerkoje, Me ne fund e gjete,Ishte endera yte
T'a solli castin,nje jete te enderume...
Kjo eshte vertet enderr,jeta sjelle.
Edhe pse mbetur enderr ne vite/
Ty rinuar,sjelle dashurine e pare..
Sa te tilla enderra,enderr mbetur...
Fatmadhe qene ti,sa dy here Ai,
Nje jete per ty,ruajtue ate dashuri,
Dheu s'do i trese,fatzinjte/zeza..
**
Kaluar jeten pa realizuar te vetmen...
Dashuri ne zemer me thinja,mbetur.
Juve ju ka pare zoti sinqeritetin
Dashamirei D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1