Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | ZETORISTJA

ZETORISTJA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan xhuli

ZETORISTJA

 

-Tregim-

 

Të gjithë e thërisnin me atë emër të çuditëshëm, që si përkiste  gjinisë femërore , Bejo. Të vërtetin emër , përveç Veliut , shefit të kuadrit , askush se  dinte. Na dukej i volitshëm ashtu siç e thërisnim dhe ajo zetoristja e uzinës, ishte femër per gjininë femërore dhe mashkull për ne  burrat. 

Me gratë ishte tepër e sjellëshme,e respektuar, e lirëshme në bisedë dhe korrekte....Kishte një zë të fortë dhe burrëror ,që poqese e dëgjoje nga larg mendoje se flet një djalë në moshë....Pinte cigare “Partizani” pa filtër  dhe ndonjëheë kur s’kishte , e dridhte nga kutia e Rustemit , që pinte nga duhani i Dumresë, i fortë sa të çante fytin...Fjalët i shoqëronte me lëvizje të duarve, aq sa Zhani , pastruesja e zyrave të administratës i thoshte me të qeshur :

-Për aktore je lindur moj Bejushkë,por ç’e do që të gjeti zetori në rrugë e të morri me vehte...

Flokët i mbante të shkurtër e të lyer me xhel si të djemvet , vishte pantollona po si ata dhe me trupin e gjatë të jepte përshtypjen që nga larg të nje atleti simpatik. Mbante këpuce atlete nga ato të Durrësit dhe xhaketën blu-xhins , që mernim nga ndërmarja, e mbate hedhur mbi sup, si pleqtë e parë...

Por Bejoja s’ishte djalë ,ishte një vajzë fshati me cilësi të tilla , që gjithë femrat e uzinës ja kishin zilinë...

Me ne burrat ishte e pa përtuar dhe këmbëngulëse.E pa lodhur  që të bënte të djersije Në mes s’e linte asnjëherë punën, sa as një cigare të pije s’të jepte kohë...

Një herë , kur transportonim disa artikuj të fonderisë për në uzinën lart, Bedriu, sekretari i partise, që askush nga ne se dinte se ç’punë bente aktualisht,duke e parë se me ç’rritme punonte, i tha larg e larg:

-Avash moj çupë , avash,  vërtet ndërtojmë socializmin, po jo kaq të rrendura ...s’do të bëhemi tërë komunistë.....

Ajo, e kishte parë shtrembër Bedriun, ja kishte kuptuar thumbat që hidhte lart e poshtë dhe pa ju trëmbur syri i ktheu  përgjigje :

-...Ndonjëherë , më komunista janë ata që s’kanë tesera shoku sekretar...

Ai, për t’ju shmangur debatit , që ja kishte frikën, bëri sikur nuk kuptoi dhe ishte larguar me pretekt se tjetër detyrë i kishte ngarkuar partia.....

Kur kishte beri disa hapa , u kthye mbrapsht dhe foli duke mos i drejtuar sytë tek Bejoja:

-Të pakta llafet vajzë e mbarë...Harrove shpejt që partia të bëri zetoriste...dhe ishte larguar duke tundur kokën dhe folur me vehte ...

Ne të tjerrët ,shikuam njëri tjetrin në sy dhe se kuptuam përse kishte vënë në sy për të keq atë vajzë , që  gjynah ti thoshje vajzë ..për sa  i përket  punës.

Sekretari i partisë , që nga ajo ditë bëri ç’ishte e mundur ta poshtëronte atë vajzë dhe ta largonte nga puna si zetoriste.Njëlloj si t’ja merrje shpirtin..., po ti merrje zetorin.....

Ç’nuk kishte thënë në organizatë...deri aty.... sa Bejoja  vishte pantollona dhe sillej si djalë , sepse donte të fshihte kurvëllëkun e saj....

Por në të gjithë uzinën , fjalë e keqe nuk ishte dëgjuar deri atëhere për të.....

Bejoja ishte e sjellëshme, punëtore ,syfortë dhe nuk linte pyetje pa përgjigje... Se njihte frikën dhe punës i vente gjoksin....Bukurinë ja dalloje nga shpirti.

....Pa pritur Bejoja kishte humbur dit të tëra dhe mungesa e saj ndihej dukshëm. Në fillim menduam se mos ishte e sëmurë dhe njerëz jemi, kemi nevojë të shplodhemi e të rimarim forcat...thamë.Një ditë , dy. tre , dhe u shqetësuam vërtet për atë vajzë që e donim me zemër.Pastaj ..... ishte e domosdoshme per punën. Ne të uzinës lart, prisnim Bejon ,si ata zogjtë që presin të ëmën tu sjellë ushqim...Ne mernim lëndën e parë nga fonderia poshtë dhe e kalonim në repartin e tornerisë..Materialet na i sillte zetoristja dhe e ngarkonte kaq shumë , sa shpesh herë në të përpjetën e uzinës delnim ne burrat ,”për të vënë nga një dorë” , per të lehtësuar karrocerinë...

Berti ,sekretari i rinisë, që ishte dhe një tornitor i zoti, një mëngjez shkon tek shefi i repartit dhie i thotë :

-Më duket se ju të administratës  keni marrë ca kile më shumë dhe s’lëvizni të shikoni si dhe ku çalon puna.Materialet janë bërë pirg dhe ju Bejon se dërgoni të marrë një rrugë...Kështu do të punojmëë...?

-Bejoja nuk është më në uzinë, u pushua nga puna....- foli ai rrëndë- rrëndë

-Jëni apo sjeni në vehte!   Mua të më kishit pushuar më mirë...Bejon...! Ajo punonte aq sa tërë ju të administratës....- dhe shau si nuk e kishte zakon.

-Pa kontrollo vehten djalë i mbarë, të kemi edhe sekretar të rinisë, krah të djathtë....

-Po,po , krah të djathtë, por ju për ne ,ç’krah jeni ? S’na pyesni për asnjë dhe komandoni si u vjen për mbarë..! As gisht s’jeni për ne... Si letër për të fshirë.....

-S’të paskam njohur më parë shoku sek. i rinisë ?Ke biografi të mirë dhe yt atë vdiq si njeri i respektuar dhe i pa fjalë..!.... ndryshe do të mendoja ...pastaj.

- Mendo si të duash , ama punën e dua si vehten , sepse më ushqen vehten....- dhe kishte ikur i nervozuar nga administrata. Gjithë ditën piu cigare nga mërzia dhe në fund të turnit , para se të iknim na i tha të gjithëve..

Shtangëm , si të na kishte pushuar qarkullimi i gjakut dhe me habi shikonim njëri –tjetrin që mohonin duke mbledhur supet.

Më tha se Bejoja të tjera veprime bënte , për të poshtëruar partinë....

-...Ato janë pallavrat e Bedri dembelit....- kishte thënë me zë të ulët vetëm Rustemi, që priste atë vit të delte në pension....

“......Kur më tha Veliu, shefi i kuadrit , se një vajzë nga fshati Plepas, kërkoi punë si zetoriste në repartin e fonterisë u habita , vajzë dhe zetoriste ? I thashë Veliut – Ta provojmë një herë !Ndonjëherë gratë janë më fortë se burrat.Dhe su gabova.... E dashur më të gjithë, duke respektuar vehtvehten...Matej me të tjerët  me forcë dhe llogjikë burri...Po me ne të moshuarit...!? Dy herë evlat nuk thua...!Po ç’bere moj e urruar, që të morrën në sy...?

....S’ma ha mëndja të kesh bërë ndonjë budallallëk, ti na jepje mënd të gjithëve... , se besoj të kesh shkelur në dërrasë të kalbur...”

Kishte fshire sytë e përlotur  me duart e pista nga pluhuri i fonterisë  duke psherëtitur me keqëardhje :

--Kush ta nxiu faqen edhe ty moj bijë ?

Berti, që e kishte më shumë se shoqe, fliste me vehte , sikur të luante monologun e të çmëndurit të nxjerë nga romanet e Dostojevskit....

“-Ç’emër t’i vesh o njerëz kësaj pune? Thëresim dhe çiremi : Rinia – forcë që çan bllokadën....,.zë që çan horizontet....,dritë që e ka frikë errësira....!!Gjepura ! Brekë të shpuara, që s’mbajnë as pordhë dhe as të dhjera...Po kjo punë kështu..!Shëndet thoshte ajo, plaç i thanë të tjerët...! Dëgjoni: S’më bind dot njeri ,që Bejoja ka bërë ndonjë marëzi....ajo që e bënte traktorin të punonte pa karburant......”

Mira, që e kishte shoqe të ngushtë dhe shkonin më shumë se sa motra, ndiqte Bertin ,duke fshirë sytë nga lotët që i rridhnin çurg :

“....-Do të të gjej kudo që të jesh dhe do të them se të dua më shumë se vehten. Ti ,që më ndihmove në çaste që s’harohen , si mund të të haroj , si... ?”

E mbytur nga lotë mungese dhe dashurie, ju afrova pranë ,duke u munduar ta pushoja...

“Unë s’bëra shok sa kohë punova në fonderi.Isha cilësuar nga partia si person në kujdes, sepse biografia ime lente për të dëshiruar...Isha vëllai i një personi që kishte bërë dënim me bug sepse kishte vjedhur një çantë më misër ,për tu a dhënë fëmijëve që s’kishin bukë të hanin..... Nejse, tjetër plagë ajo....Bejoja s’donte ta dinte për cic-mice të këtilla. Pinim kafe bashkë ,këmbenim cigare me njëri tjetrin dhe bisedonim shumë  për ç’ka lexonim dhe shihnim. Bejoja kishte lexuar  pothuase të gjithë shkrimtarët e ndaluar, dhe në kohë të lirë diskutonim, por pa bërë shpjegime dhe sugjerime...

Ishin hapur edhe fjalë se midis nesh çoç kishtë, por Bejoja i priste shkurt duke thënë se si mund të shikonin dashurinë ,njerëzit që nuk dinin ç’ishte në të vërtetë ajo...

Ah, Bejo ti do të mbetesh një e vërtetë që sdo gënjesh asnjeherë...”

Asgj s’kishim kuptuar dhe besonim se asgjë skishtë Bejoja tek ato që thoshte sek. i partisë

-...Akuzohet për moral të ulët antisocialist, vjedhje të pasurisë shtëtërore dhe sjellje të pa denjë në shoqëri...Sytë  djallëzorë të sek. të partisë ngjanin me thëngjijtë gjysëm të shuar të fonderisë ,që të djegin sapo ti prekësh...Kruajti edhe një herë zërin per të tërhequr vëmëndjen dhe duke parë nga mua theksoi frazën :

“-Qelbi i sjelljes së saj mund të infektoje të gjithë ne, qe përpiqemi të punojmë me ndershmëri e devocion...Të tilla mbeturina trungu i shëndoshë komunist i jashtëqit si .Rustemi, që ishte më ivjetri nuk priti më. U ngrit në këmbë pa i kërkuar lejë dhe i tha

-...Edhe ne, partia dhe socializmi jemi shoku sekretar..Veç ama gjyqi i saj i fshehtë asnje nga ne s’na bind...përse nuk e sollët këtu ,ti bënim ne gjyqin ,nëqotëse është e tillë?

Të gjithë ishin ngritur në këmbë duke  folur dhe bërtitur. Sek. i partisë ishte larguar pa plotësuar misionin e tij...... 

Për herë të parë mësuam emrin e vërtetë të Bejos. Behare Vuja . E bija e Ylberit dhe e Lirisë .Vjeç njëzetekatër.

Nuk vonoi shumë dhe zetoristen tonë të fonderisë e gjetën të varrur mbi një traktor në burgun e grave në fshatin KOSOVË.   Thonë se kishte lënë vetëm një shënim :

            “Jetoj per të mos vdekur...Vdiqa që të jetoj.....”

 

 

 

            Athinë maj 2006

 

Luan xhuli

Comments (2 posted):

myslim maska on 04/01/2019 22:25:10
avatar
Tregim rreqethes, trondites ne suazen qe ka marre persiper autori.
Paskemi qene me fat qe mbijetuam!
Paradokset e asaj kohe kane qene te tejskajshme. Si shume e shume te tjere(E bukura, e ndershmja,e zgjuara, Zetoristja perfundoi ne tragjedi).
Tregim i shkruar pa inat,realist, thjesht, bukur e me dhimbje.
Urime, suksese. M.MASKA.
XINGOGRAFIA on 09/01/2019 18:37:47
avatar
Po. Vdiq që të jetojë.
Ky shënim i guximshëm e I pazakontë, shpreh pikërisht atë kurajo që e karakterizonte vajzën, shpërfillësen e çdo paragjykimi për të veshur kominozhet e traktoristes. Për t'u shoqëruar me djemtë si të qenë shoqet e saj. Ky formim dhe kjo paraqitje e personazhes e vendos atë në piedesta-lin e heroinës. Fundi tragjik I saj, akuzon. Tregim tejet tronditës. Faleminderit për këtë rikujtesë!
Xingografia!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1