Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Katër histori me qenë

Katër histori me qenë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Katër histori me qenë
           (tregim)

Nga   Përparim   Hysi

1. ÇAPI   i Asllanit

 Sado që jetonim në fshat, ne,si familje, rronim në një pallat dy-katësh. Ne rronim në katin e dytë, kurse në të parin rronte një familje që,sado në pallat, kishte dhe një qen. Qeni rrinte aty, në fund të shkallëve, dhe kurrë nuk trazonte njeri.
Nuk e kisha dëgjuar të lehte kurrë dhe, ngaqë qe i vetëm aty rreth e qark, e kish gjetur ajo "sindroma" që thonë për djalin e njerkës. Ky,- thonë,- hante dy vezë.  I zoti, Asllani, i kish vënë emrin"Çap" dhe kështu e thërrisnin të tërë. Qe familjarizuar me të tërë dhe vetëm nami i mbeti që ishte  i Asllanit. Këtij,"djalinjerke", i hidhnin të tërë për të ngrënë dhe erdh dhe u bë si dyshek.  Kur vija nga shkolla, e gjeja shtrirë dhe bënte sikur flinte, se, për të mos i hyrë në hakë,njërin sy e hapte dhe, në kishe diçka në duar, ngrihej , se kishte "respekt" për darovat dhe,mandej, atje tek caku i vet: nën shkallët e katit të dytë.
Nëse zë u tregoj  për "ÇAPIN", mos kujtoni se po shkruaj kot. Po ju tregoj se ç'më ndodhi një ditë me  të. Unë zbrita nga shkallët dhe do shkoja në shkollë (shkolla nga shtëpia qe dy km larg) dhe, për çudi, Çapi m'u vu pas. Mendova: sa të dalë në xhade (xhadja kryesore Fier-Lushnje) dhe do t'i flas:-Çap tani ktheu! Dhe kështu bëra, por këtë radhë Çapi nuk ma vari. Unë as një km  nuk ecja nga xhadja kryesore dhe, mandej,devijoja majtas për të mbrritur  në shkollë. Aty,- thashë,- do ndahem me"komshinë" tim. Mbrrita tek"devjimi" dhe e ngrita zërin paksa:- Çap,ktheu! Çapi kish lëshuar"pupla" dhe nuk dëgjonte urdhërin  tim. Epo  unë kot nuk jam burrrrrrrrrë, me"rr" të fortë. Mora një gur dhe ia hodha afër këmbëve:- Ktheu!- urdhërova. Guri për Çapin qe një lloj dajaku dhe, u kthye me turi andej nga erdhi. Unë gjisja një malore të butë (rreth 50-m),të shtruar me zhavor dhe,mandej, ndiqja një rrugë të shtruar po me zhavor,rreth 200 m dhe, në fund të këtyre 200 metrove, një kodrëz e butë pengonte të shihje vazhdimin e rrugës për më tej. Kjo "kodrëz" qe si një bërryl që varej mb i xhade. Mbarova "maloren" dhe, tek po vazhdoja rrugën, pashë  Çapin që jo vetëm më arriti nga prapa, por dhe më parakaloi. Unë, sakaq i nxehur se nuk përfilli burrninë  time, thashë do ta ndjellë dhe do t'i këput ndonjë shqelm të mirë. Çapi më parakaloi dhe, sa mbrriti tek "bërryli", tak:u ul barkas, vurin dy këmbët e para në pozicion sulmi dhe po priste. I çuditur, ndalova dhe unë. Kur, befas, nga ana që s'dukej, dha ballë një qen. Çapi i urtë që nuk kish lehur kurrë,sulmoi "armikun" që do më hante mua dhe ,mbasi e bëri"copa" dhe u sigurua që nuk më"rrezikohej" jeta,  triumfator: erdhi drejt meje! Ia përkëdhela kokën këtij"shpëtimtari" të bukur dhe,ngaqë nuk kisha gjë për darovë, bërtita tek shtëpia e parë.
- Moj Shqiponjë ( e zonja  e shtëpisë afër,dhe qe gruaja e mikut tim, tani të ndjerë,ZENEL SALLATËS),- bërtita,- më sill një copë bukë!
Dhe ajo që shpotinë e kish në majë të gojës:- Pse nuk të dha Sika ( Sika- është imeshoqe) sot për të ngrënë? Mbrriti me copën e bukës dhe ia hodha Çapit. Ruajta sa e mbaroi dhe,këtë radhë, sa i thashë:- Shko në shtëpi! U nis si një ushtar që ka kryer detyrën. Ku nuk e tregova historinë me Çapin dhe,prej asaj dite, në porcionin për Çapin kish dhe ndonjë "darovë" të vogël nga unë.
                                             *      *     *  
2. Balua
Balua apo Baloja ka qenë qeni im ,kur jetonim në fshat. Kur shitëm shtëpinë, Balon nuk e mernim dot me vete,se vërtet që shkuam në një fshat tjetër, por tani jetonim në pallat. Shtëpinë e shitëm, por unë isha mësues po në fshatin tim dhe kisha tri vjet që nuk kisha shkuar tek shtëpia e vjetër. Nga shkolla, shtëpia qe gati një orë larg. Mirëpo,ndodhi që një nga nxënësit  kish tri ditë që nuk vinte në shkollë, u detyrova që të shkoja atje. Të shkoje tek shtëpia ime e vjetër, duhet të ngjitje një"malore" goxha, se Petova e re (fshat në rrethin e Fierit) e ka terrenin shumë të thyer. Por jo vetëm kaq: babai im (i ndjerë,tanimë dhe të më falë që po e lakoj), si nga Skrapari që qe, kish atë nostalgjinë e maleve dhe shtëpinë e ngriti mu mbi një kodër dominuese, pak a shumë me atë lartësinë e kodrës së Ardenicës ku është ngritur Manastiri historik ku vuri kurorë Skënderbeu me Donikën. E ngjita atë maloren dhe, kur mbrrita kodrën ku ishte shtëpia, befas u lëshuan tre qenë duke lehur kërcënueshëm. Nuk arrita të marrë ndonjë dru,qoftë dhe të hollë sa për t'u mbrojtur, kur "sulmuesit" ishin gati të më hidheshin. E keqja të mëson dhe si ai prifti i përrallës (thonë kërceu nga belaja), bërtita:- Balooo! Balooo! Britma bëri efekt. Miku që u printe dy"luftëtarëve të tjerë",e njohu zërin tim dhe i"tthiri mendjes". Tak,ndaloi  në vend, dhe,ngaqë dukej se qe"komandant njësiti", sikur u dha urdhër të pushonin lehjen dhe, pasi ata i la prapa, jo vetëm bëri nga unë,por m'u hodh në gjoks.
Tani zëri im qe prekës dhe,tek dëgjoja higërimat e tij ankuese (ah, sikur të kish gojë të fliste). më dukej sikur më thoshte:- Po si më le këtu dhe nuk u kujtove më  për mua!
Qe një moment , me të vërtetë, shumë prekës. Balon e kisha rritur vet dhe për dhënët e qentë kam  patur dobësi.
                                                   
                                                   *      *    *  
  3. Zister
          
      Edhe ky është emëri i një qeni. Këtë qen e pashë pranë një super-marketi në Sant Petërsburg  të FLORIDËS. Qe pasdite dhe,ndërsa pinim kafe në "Star back" (vetëm pranë tyre  bëjnë kafe"Ekspres"), nëpër këmbët tona çante rrugën i shqetësuar një qenujk,gati me trupin e një ariu. As  donte t'ia dinte për gjë, veç vraponte dhe,kur gjente njërën derë që nuk hapej, ose e shtynte me hundë,ose vinte dy putrat e këmbëve duke e shtyrë fuqishëm. Askënd nuk  trazonte dhe,sikur të ishte agresiv,secilin prej nesh duhet ta zinte cërma. Shkonte e vinte si ai njeriu që diçka kërkon apo seç ka një hall të madh dhe nuk gjen qetësi. Një vajzë, tepër e guximshme,arriti që ta kapë prej një rrypi hallkë që kish në qafë dhe,sa e kapi,zuri  t'i flasë butë-butë,siç dinë të gjithë ata që i duan kafshët dhe, veçanërisht,qentë. Tek rrypi kish jo vetëm emrin,por dhe numrin e telefonit të pronarit. "Zistër",- i foli dhe,ndërkaq,e fërkonte me dhele,aq sa,dikush nga këta djaloshat  qejflinj, jo pa shpoti, bërtiti shqip:- Ah, mor Zistër,- tha,- më të paça fatin që të më fërkonte dora e saj! Ne plasëm së qeshuri dhe, tek ndiqnim Zisterin, pamë që vajza,i  ofroi biskota duke i folur me ëmbëlsi. ZISTERI (ajo e kish urdhëruar në gjuhën e saj që të ulej,duke mos ia hequr dorën nga hallka mbi qafë), sado që po qëndronte,nuk hëngri dhe lexohej shqetësimi i tij,tek hungërinte ( sukur fliset me vete). Vajza nxori celularin dhe bëri një zile në numërin që lexoi tek rrypi. Dikush iu  përgjigj dhe, pa mbyllur mirë telefonin  vajza, rreth 100 metro larg nesh, pamë që afrohej një makinë. Shoferi parkoi dhe, sa doli, bërtiti :"ZISTER!". Atëherë pamë forcën titanike të "ariut" që fuqishëm u shkëput nga dora e vjazës dhe me shpejtësinë e plumbit vrapoi andej nga erdhi zëri. U ngritëm të gjithë në këmbë dhe pamë "mikun" tonë që, tek gjeti të zotin që e kish humbur, iu hodha tij në qafë dhe nuk shkëputej. Dukej sikur i thoshte:- Po ku më le mua? Si më harrove? Një dramë e vërtetë  me një mbyllje të lumtur.
                                         *    *    *
4.Një qen "birqeni"
Nuk është as metaforë dhe as eufmizëm. Është një qen që,me të vërtetë, e meriton atë  titull të keq:birqeni.  Këtë"qenbirqeni" e  hasa,para një jave, mu tek"21 dhjetori" një mëngjes. Unë dalë nga shtëpia në orën   6.00 të mëngjesit dhe,çdo mëngjes, shoh një djalë që ka një dyqanth,ku shet zogj kënëgtarë. Unë kaloi tek dyqani dhe vë re që  ky,djaloshi, mbush  një  goxha qeskë me farërëza,ekas për  zogj, dhe me qeskën  në dorë, kapërcen unazën dhe aty, para "Mullirit të vjetër",në shesh hedh  fararëzat. Sa i hedh, nga janë e nga nuk janë,sikur atë të kenë pritur, një koloni pëllumbash e mbulojnë vendin.  Kjo gjë ndodh përditë dhe pëllumbat as duan t'ia dinë, në kalon dikush pranë tyre. Ata, kur thonë, sikur kanë gjetur shtëpinë e priftit, ku,sipas përrallës, hahej mish e oriz. Ka kohë që djaloshi e bën vullnetarisht këtë dhe kujtdo i bëhet qejfi, tek sheh pëllumbat që  çukisin të uritur.
Mirëpo, ja  se ç'ndodhi një mëngjes. Sa u largua djaloshi (ai kthehet për të ushqyer zogjtë e tij), sakaq mbi  "koloninë" që çukiste,afrohet një qen dhe,pasi përplas këmbët, i largon  pëllumbat. Sa ikën pëllumbat, ul turirin e tij dhe, pasi afron buzët, tenton të hajë ushqimin. E sheh që"farërëzat" nuk janë për të (duhej sqep për t'i çukitur) dhe, sado i zhgënjyer, bëri  një veprim aq të lig, sa më revoltoi. Në  vend të largohej në punë të tij, u shtri gjer e gjatë mbi ushqimin e pëllumbave dhe kapërdisej,duke demonstruar jo vetëm frocën, por dhe ligësinë. E pashë këtë lloj perversiteti të këtij,"qenbirqeni", dhe kundër etikës sime, u afrova dhe i dhashë një shqelm bythëve. Kur e pashë që angulliu, më erdhi mirë. Pëllumbat, kur panë "qenbirqenin" që iku, u lëshuan atje tek vendi që,sapo e"çlirova" nga një "pushtues i lig". "Qen birqenin" nuk e kam parë më. Dhe,tek shoh pëllumbat që çukisin tërë qejf, sa ml vjen mirë për ta, aq më vjen keq që djaloshit nuk ia di emrin.

                         Tiranë, 1 dhjetor    2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1