Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Muzgu i perandorit

Muzgu i perandorit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gani Mehmetaj

E shkruar me 1983

 

Gani Mehmetaj

 

Muzgu i perandorit

  • “Perandori i fundit”, film artistik britanik, në regjinë e Bernardo Bertoluçit me Xhon Pinin, Piter O’Tulin, Ruiçi Sakamoton etj. në rolet kryesore
  •  

Atmosfera farfuritëse e ambientit përrallor nga kurorizimi i Perandorit të fundit kinez, lokalet atraktive të qytetit të ndalur në Pekin, kostumet që shkëlqejnë me ngjyrat e tyre intensive dhe, në qendër të këtij spektakli – fëmija i cili duhet t’i nënshtrohet një rituali të traditës, janë këto pamjet me të cilat fillon filmi “Perandori kinez” i regjisorit italian Beranardo Bertoluçi. Kësaj vepre kinematografike, e cila ka kuadro monumentale, e që është punuar katër vjet, i ka paraparë një përgatitje e gjatë, ku nuk janë kursyer as funtat angleze dhe as dollarët amerikanë. Dhe, në çdo pikëpamje, ishte një film tejet pretencioz.

Bertoluçi, autor i disa filmave po ashtu të pazakonshëm, “Shekulli XX”, “Tangoja e fundit në Paris”, “Hëna” etj.) ka bërë një kronikë gjashtëdhjetëvjeçare për perandorin kinez Po Jin, duke e ndjekur që nga fëmijëria (1908) deri në vdekjen e tij me (1967, në kohën e vlimeve politike të revolucionit kulturor. Edhe pse në qendër të vëmendjes është shkëlqimi dhe mjerimi i një perandori, i cili gjatë jetës së vet u ka shërbyer pushtuesve të huaj, duke bërë përpjekje të të dëshpëruarit për të ruajtur fronin, regjisori në mënyrë paraleleje nxjerrë në sipërfaqe vlimet politike të kohës (shpalljen e republikës, pushtimin japonez, ngadhënjimin e revolucionit), për të dhënë figurën tragjike të sundimtarit-marionet krahas anakronizmit të traditës mitike nga Lindja e Largët. Pu Ji, perandor kinez, pjellë e një kohe të perënduar dhe viktimë e luftës për pushtet, e ka provokuar në mënyrë të veçantë Bertoluçin, i cili përpiqet të jetë vetëm vrojtues i paanshëm. Megjithatë, nuk është gjithherë i tillë, një simpati e pakristalizuar sa duhet e përshkon një pjesë të filmit.

“Perandori i fundit” është ndër filmat më të mirë që i ka punuar ky kineast me nam dhe ndër të pakët nga prodhimtaria e vitit të kaluar që meritojnë respekt të veçantë, sidomos nga zhanri i spektakleve të tilla. Ka kuadro të fuqishme, gjerësi të spektaklit, por edhe thellësi të depërtimit në botën psikologjike të personazheve. Pos ritualit të kurorëzimit, pastaj jetës në “Qytetin e ndaluar” janë të realizuara me përkushtim profesional dhe invencion artistik pushtimi japonez i Mangjurisë, pafuqia e perandorit në këtë situatë të re dhe dokumentariteti i atmosferës së revolucionit kulturor. Krahas situatave, të cilat në thelb janë tragjike, del në pah edhe ndonjë moment kritik, që është më shumë “shtimung” për të paralizuar një kohë dhe situatat e caktuara, duke mos kursyer edhe artificialitetin e ritualit, i cili si i tillë bëhej për hir të një tradite, përderisa kuptimi i kishte humbur. Mirëpo, ndonjëherë filmi ka zbrazëti, shkëlqim fishekzjarresh që nuk bëjnë dritë, por që më shumë kemi përshtypjen se janë bërë për hir të efekteve të jashtme.

Sidoqoftë, nga tërë ajo mori ngjarjesh dramatike dhe nga ajo periudhë aq e gjatë kohore, në të cilën ka ekzistuar rreziku që të humbet filli, është bërë një seleksionim i mirë, ka shtresa të shumta kuptimore dhe është një sagë e fuqishme për Kinën e djshme me shumë reflekse edhe nga e sotmja shumë e zymtë. Madje, fundi i filmit është metaforë e llojit të veçantë, që përmbledh në vete tërë kuptimin e një mënyrë të jetesës dhe gjakimeve jetësore.

Nga interpretimet kryesore bie në sy Pitër O’Tuli i pakrahasueshëm, por edhe Xhon Çeni dhe Ruiçi Sakamoto.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1