Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | "Ujku i zbutur"

"Ujku i zbutur"

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi




   
(Katër skica në një shkrim)
"Më mirë të vdes, se sa të shtrembëroj të vërtetën"
             GEORGE   WASHINGTON

Nga   Përparim   Hysi

  Metafora "Ujku i zbutur" është imja dhe,këtë herë, jam dora vet! Unë jam ai"ujku i zbutur" që mendjen e ka nga pylli.
Pylli im, është FIERI. Fieri jo vetëm është dhëmbja ime, por edhe ca më tepër. Po të vjedh një varg,nga POETI I BUKUR (tashmë, i ndjerë), FATOS  ARAPI, do të thosha:"Fieri,për mua, është"prill i pikëlluar në shpirt."
                                         *     *    *
Sado që për arsye subjektive kam 6-vjet që jetoj në TIRANË, shpirtërisht jam në FIER. Atje kam gjendjen civile dhe nuk  e heq, sado që  nuk kam patur dhe nuk kam shtëpi atje,megjithëse që nga viti 1989,jam banor i lagjes"Liri" në Fier. Jo vetëm kaq: nuk  e kam tërhequr pensionin tim  dhe të simeshoqe,vetëm e vetëm që, të paktën,njëherë në muaj të shkoj atje tek"pylli"im që asnjëherë nuk e humbet gjelbërimin. Unë jetoj me Fierin dhe ëndrrat i shoh po me FIERIN.
Çdo përparim në Fier, m'i mbush mushkëritë me ozon dhe çdo mangësi më lë shije të keqe. Këto katër skica janë enkas për fierakë që janë pak të veçantë. Ky është gjykimi im dhe besoj se jam jo vetëm i përpiktë dhe pranë të vërtetës.
                                        *     *    *
1. ZONJA me të ZEZA
Ndoshta nuk jam i pari që po shkruaj për të dhe,siç gjykoj,për të meriton që të shkruhet një libër. Është shkruar me superlativa  për një grua në lashtësi që priste burrin të kthehej nga lufta. E kam fjalën për Penelopën që priste ODISENË që të  kthehej në  ITAKË, Kurse  kjo,ZONJA me të ZEZA, ku e ku e ka karizmën edhe më të lartë nga çdo Penelopë në botë. Kjo grua që ballin e ka të bardhë dhe ka dinjitetin e një zonje model (aq sa duhet"klonuar"),quhet SILA SOTA. Është bashkëshortja e dëshmorit të LNÇL,PETRO SOTA dhe ka  shtatëdhjetë e pesë vjet që,qoftë,dhe njëherë të vetme nuk e ka hequr rrobën e zezë nga trupi. Nga martesa lindi një çupë që e quajti LIRI dhe me të e"mbylli" jetën. Tek e "mbylli",duhet një koregjim: se SILA SOTA rron dhe është duke shkuar drejt shekullit. Tek shkruaj për të ( pa i marrë leje,sigurisht), hamendësoj: a nuk kishte momente
 gëzimi për këtë ZONJË TË NDERUAR? Dhe po vet përgjigjem:- Po ja kur martoj çupën e vteme,LIRINË? Po më tej,kur u bë gjyshe,por ajo mbeti unike dhe për librin"geenes". E vetmja dhe sa dinjitet dhe sa sharm kishte, kur dinte vetëm një rrugë: nga shtëpia në PTT (aty punoi,deri sa doli në pension) dhe anasjelltas. Dhe kur shkruaj për të,s'kam si mos lakoj miken time,shkrimtaren dhe përkthyesen,MERI LALAJ,që më tha në telefon:- Isha tek LIRI SOTA ,( ka qenë mësuese letërsie në shkollën"PETRO SOTA"; shkolla mban emrin e babait të saj,dëshmor) dhe unë drejt dhe pyetjen:- A rron ZONJA SILA?
-Jo vetëm rron,por mbahet mirë,se LIRIA,e bija. e mban si në pëllëmbë të dorës.
-Bravo i qoftë!- urova unë.
Dhe tek e uroj LIRINË,mos kujtoni se e teproj. Vetëm shikoni, për një çast,sekuencat "Shihemi në gjyq" dhe do dilni në përfundim vet.
Përsiatem më tej,për këtë ZONJË me  të ZEZA dhe them:- Si nuk pretendoj qoftë dhe njëherë për një favor apo për një post shtetëror. As për vete dhe as për të bijën. Ajo në sytë e mi ka statusin e një ZONJE TË NDERUAR që e meriton ta lakosh si një model që duhet ndjekur. Unë i uroj që ta mbushë shekullin!
                                                 *     *     *
2. Këtë skicë e shkruaj enkas për SOFIE XOXI MEÇON.
SOFIE XOXI MEÇO, sot është 85-vjeç. Është nga një fshat i Fierit ,gati 12-km larg nga Fieri.dhe quhet Mujalli. Jo vetëm  larg nga Fieri,por lënë pasdore nga gjithë pushtetet e kohës;por,megjithatë nga ky"fshat dikur i humbur" ( aq i humbur,sa me një"shpoti therëse",thuhej: "fshati ku ndajnë paratë hajdutët"), por, pikërisht,nga ky fshat ka dalë një madem.
Mademi quhet SOFIE XOXI  MEÇO! Enkas,shkruaj dhe emrin e babait të ndjerë të saj,se po mos qe me mendësi qytetare ky,XOXI MEÇO, mademi do kish humbur si çdo "xehëror" i fshehur. Po.për të  qenë dhe pak më afër të vërtetës në zbulimin e këtii"mademi", ndikim pati dhe vëllai  i SOFIES, i ndjeri SOTIR MEÇO që jo vetëm u bë mësues,por  arsimoi dhe dy motrat e tij:Lirinë dhe Sofien. Që të dyja u bënë mësuese.SOTIR MEÇON dhe DHOKSI MEÇON I kujtoj me dhëmbje si dy mësuesët  e mi.
                                                     *    *   *  
Merrni me mend një gjë: edhe sot Mujallia nuk ka shkollë 9-vjeçare dhe kthehuni një çast,prapa në kohë,kur sapo qe çliruar vendi dhe kjo,SOFIA nga  Mujallia, e vazhdoi shkollën në Fier. Shkoi në Teknikumin e Fiskulturës  dhe aty u zbulua mademi nga Mujallia. Kampione në garat e shpejtësisë: 100,400,800 dhe 1500-metro. U bë nga sportistet më të shquara me klubin "Partizani" dhe është e para femër në vendin tonë që u titullua "Mjeshtre Sporti". E para,kur në vitin 1952 titullin "Mjeshtër Sporti" e fituan 46-meshkuj. Dhe vetëm SOFIE MEÇO nga femrat. SOFIA që la pas"mesjetën e mendësive të kohës",por dhe prapambetjen në të gjithë treguesit që kish fshati shqiptar në atë kohë të pasçlirimit. Mandej,SOFIE MEÇO, vazhdoi punën si mësuese fiskulture,sa në shkollat e Tiranës.aq dhe në shkollat e Fierit. Në Fier doli në pension,pasi dha fiskulturë për vite të tëra në gjimnazin "Janaq Ki lica". Ka qenë e zgjedhur në KOMITETIN  OLIMPIK SHQIPTAR; është dekoruar dhe,veç kësaj, ka dy tituj të tjerë  nderi: Nderi i komunës Qendër(ku përfshihet fshati Mujalli) dhe "Nderi i Fierit". Sofie Meço ka qenë aq e lidhur me  sportin, sa,edhe pse ka qenë e bukur si MISS, në të ritë të saj,nuk  krijojë familje. I takon, sipas mendimit tim, që veç mbiemrit MEÇO, t'i shtohet SPORTI!
        Kjo sportiste që ka nderuar jo vetëm Fierin, por dhe gjithë Shqipërinë, nuk ka një shtëpi  të sajën por banon në shtëpinë e të vëllait, të ndjerit  SOTIR MEÇOS. 
Këtë skicë për të e shkruaj jo pa qëllim. Kam dëgjuar që tek"Gjanica", bashkia po sistemon vendin për të ngritur një kënd të madh sportiv.  I kam shkruar një letër KËSHILLIT BASHKIAK ku propozoj që atij këndi sportiv t'i jepet emri i SOFIE MEÇOS. E meriton dhe do jetë i vetmi sodisfaksion i saj  në jetë,pas pensionit. Nëse ndodh kështu.MADEMIT do t'i shtohen dhe disa vjet jetë. Unë jo vetëm  kam dëshirën.por edhe  shpresoj të ndodhë. Sidoqoftë,"Mademit" i uroj jetë të gjatë!

3.Një mësues fierak për në librin"Geenes".
Quhet YLLI SOTA dhe është mësues gjeografie në shkollën 9-vjeçare të NDËRNËNASIT të LIBOFSHËS ( dua mos ngatërrohet me NDËRMËNASIN). Unë e njoh prej kohësh. Së pari, është djali i ish-nxënëses sime, JORGJIE PRIFTI,që,për fat të keq, është ndarë nga jeta. Së dyti,e njoh YLLI SOTËN jo vetëm si mik të librit, por dhe si autor. YLLI SOTA,sado mësues i ri, u bë bashkëautor në librin mongrafi për 100-vjetorin e shkollës së NDËRNËNASIT. Kjo shkollë,është pak si "shkolla ime",se aty kam filluar punën si mësues në vitin 1959 dhe kam punuar deri në vitin 1962. Ai në atë shkollë është përsëri dhe u bërë me krahë,kur më dërgoi lajmin e një pune përfekte të tij: në një panel të madh (të më falë që nuk i mbajta përmasat), ndërtoi hartën fizike të botës. Çudia qëndron në faktin shumë të veçantë: e ndërtoi me kokrra fasule. Njezet e tremijë kokrra fasule dhe punoi për njëzet e dy ditë! Pasionati.YLLI SOTA, është aq modest dhe i ngjan atij kallirit të grurit plot me kokrra që e mban kokën ulur. Veç pasionit,ai lakoi edhe ndihmën  e nxënësve. E ndoqa nga larg këtë "Punë model" të tij dhe,sa u gëzova që ky djali, i JORGJIES,asaj mësueses aq të mirë, është "pema që ka rënë nën pemë". Gëzimi im e rriti amplitudën e tij, kur pashë që DREJTORIA ARSIMORE E FIERIT  jo   vetëm u bë prezente në këtë punë kaq të bukur,por dhe e përhapi si një dukuri me vlerë. E pashë me sy DREJTORESHËN E ARSIMIT në FIER dje gjej rastin ta përshëndes atë,ish-nxënësen time,YLLKA BEÇI! Urime YLLI SOTA!  Pa superlativa: ti je bota!

4. "Bakllavaja" hahet në fund
Nuk kam  se si u jap fund këtyre mbresave të mia për FIERIN dhe njerëzit e saj, pa thënë fjalën time për KRYEBASHKIAKUN e FIERIT, ARMANDO SUBASHIN.
As e njoh dhe as më  njeh. Sado që nuk e njoh, puna që ka bërë si bashkiak, ma ka bërë aq të njohur,sa nuk mund të rri dot pa shkruar. Në votimet e para pluraliste unë kam qenë  kandidat për deputet për PARTINË DEMOKRATIKE dhe nuk fitova. Nuk fitova si deputet, por u bëra kryetar i komitetit ekzukutiv Pluralist për zonën Qendër në Fier dhe përfaqësoja PD. Pas 4-muaj dhashë dorëheqjen e pakthyeshme se pushteti lokal,hallet i ka mal dhe mundësitë i ka zero. Pra,shtylla ime kurrizore nuk e mbante dot atë peshë prej "elefanti". Pra, e njoh mirë seç është pushteti. Nga bindjet jam i djathtë,po, për të drejtën, pres nga është e drejta. Pse, po  shkruaj për KREBASHIKAKUN e FIERIT.
Shkruaj jo vetëm se ia  ka ndryshuar faqen qytetit  të Fierit, por ka hequr"mesjetën" nga disa fshatra që ka nën adminsitrim kjo  bashki. Nuk shkruaj me apriori,por me ato që më ka parë syri. Do të shkruaja me sueprlativa për ARMANDO SUBASHIN sikur puna e tij të mbaronte vetëm në fshatin me shtrirjen më të madhe gjeografike që quhet:KALLM. Janë me një shtrirje që fillojnë në kufi me fshatrat e Lushnjes dhe sosin në kufi me fshatin më të afërt me Fierin(me Mbrostar-Urën). Kam qenë atje 4-vjet mësues dhe,kur pashë që u shkoi asfalti tek dera, shpërtheva nga gëzimi. Veç asfaltit, autobuz urban dhe ca më tej: po punohet për t'u çuar fshatrave ujin e pijshëm. Po çfarë tjetër duhet të bëjë një pushtetar lokal më shumë se kaq? E kujtoj atë rrugën copë- copë nga hekurudha në Çeligrad e deri në thellësi të DAULLASIT. Sa vjet mbeti ashtu gropa-gropa se gjasme do çlirohej një fond nga "TAPI"? As Tapi dhe askush,përveç ARMADO SUBASHIT! Më tej, për në MUJALLI.u asfaltau dhe u bë"vezë". Kam ndjekur rikonstrsionin e shkollës "PETRO BAZE" në Petovë dhe u mbusha me morrnica,se është"shkolla ime":aty kam punuar rreth 30-vjet dhe jam lindur e rritur në Petovë. Po shkolla e Kreshpanit në zonën  Cakranit? Dikur të zinte lemeria (kam qenë inspektor në Drejtorinë Asimore për  4-vjet) dhe sot kishe qejf ta shikoje.
Unë kam respekt për njerëzit e punës dhe,sado që nga bindjet jam i djathtë, që sot e deklaroj votën time për zgjedhjet e qershorit, për të panjohurin e majtë,ARAMANDO SUBASHI! Këtë duhet të bëjnë të gjithë ata që e kanë parë me sytë e tyre këtë pushtetar që punon për  komunitetin.

                     Tiranë, 24 nëntor 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1