Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | ЁNDRRAT E NЁNЁ MARIES

ЁNDRRAT E NЁNЁ MARIES

Font size: Decrease font Enlarge font
image MYSLIM MASKA

ЁNDRRAT E NЁNЁ MARIES 

                                       Tregim

Nёnё Maria ёshtё gjashtё vjeçe. E vockёl e bukur si njё kukull. Ka sy jeshil e me qerpikё tё gjatё. 

   -Befas, u zgjua Nёnё Maria nga njё ёndёrr e tmerrshme. U llahtaris Maria!... I rrёmbyen djalin e vogёl e tё vetёm. Duke qarё me ulёrimё, flaku jorganin dhe ashtu siç ishte me rrobat e gjumit, d.m.th. me kёmishёn e bardhё e tё shkurtёr, kёrceu si njё ketrushe dhe u sul tek lodrat.

   -Pёr çudi djali “lodёr” ishte aty. E puthte dhe e puthte pambarim Nёnё  Maria e pёrkёdheli e pёrkёdheli e i tha qindra fjalё qё i kishte dёgjuar nga nëna dhe gjyshja.

   E shtrёngoi fort nё gjoks dhe u shtri pёrsёri nё shtrat.

   -Binte shi. Frynte erё. Stuhi e madhe qё shkuli e fluturoi tutje reklamat pёrballё shtёpisё sё saj dhe kudo. Era mjaulliste, kuiste, qante, ndoshta kё
ndonte. Pas pak u shndёrrua nё njё simfoni tё padёgjuar dhe tё pakompozuar ndonjёherё. U mallёngjye Nёnё Maria. U mallёngjye shumё, sa nisi tё qante. Dhe ashtu nёpёrmjet lotёve pa ca qendisma tё mrekullueshme, tё bardha e transparente plotё dritё, si ato qё thur dёbora dhe i shohim nё çastin qё del dielli. Befas, Nёnё Maria ndjeu brёnda vetes njё llambё gjigante qё e mbushi plotё dritё. Ndjeu nё thellёsi tё shpirtit se diçka e bukur po gufonte, po shpёrbёhej, po shndёrrohej nё njё tjetёr formё e trajtё. Pёr njё çast ju duk vetja si njё qiell me yje maji, tё ndritshёm, tё mahnitshёm. U ngrit dhe doli nё ballkon. Njё pamje marramendёse! Qindra fёmijё loznin me topa bore. Qeshnin, bёrtisnin,, rendnin e rrokulliseshin nёpёr dёborё…U mrekullua Nёnё Maria dhe duke u kthyer pёr  nё dhomё,- tha me vete: O Zot, sa  e bukur qёnka jeta!

   -Nё çastin qё mbylli derёn e verandёs dhe shkoi pёr tё fjetur, dikush  e kapi pas kёmishёs sё gjumit, lehtё, fare lehtё ashtu siç ndodh nё ёndёrr dhe i foli me zё tё ёmbёl:

   - Mami, mami, kam ftohtё, po mёrdhi. Mё lagu dёbora.

   Nёnё Maria u tremb, por nё çast u vezullua kur e pa. Ishte djali i saj.

   E rrёmbeu menjёherё nё krah. Nuk mbante mend sa kohё kishte pa e parё. E pёrkёdheli, e puthi nё ballё, tek sytё, nё flokё, nё gushё, kudo, kudo. Shpirt i mamit, xhan i mamit. Dhe ashtu tё pёrqafuar u futёn nё shtrat. Ndoshta ishte dita mё e bukur e jetёs sё saj. Pas pak Nёnё Maria ndjeu se brenda krahёve s’kishte asgjё. U trondit shumё dhe qante duke u rrotulluar dhe pёrpёlitur nё shtrat. Ishte vetёm, fare vetёm. Njё boshllёk tronditёs e i tmerrshёm, marramendёs. Pas dy- tri orёsh Nёnё Maria duhej tё zgjohej pёr tё dhёnё provimin e diplomёs nё psikologji. Nёnё Maria ёshtё njёzetetre vjeçe. Ёshtё e mirё Nёnё Maria. Sa e bukur ёshtё Nёnё Maria! Edhe bota rreth e rrotull ёshtё e bukur. Ёshtё e bukur si njё ёndёrr. Kёshtu thotё Nёnё Maria,  kur e vёrtitё ёndrrёn e jetёs nё mendje.

   Nёnё Maria po fle nё dhomёn e vogёl, aty ku fle gjithmonё. Po fle vёrtetё apo jo? , Kёtё s’e dimё tё saktё, sepse Nёnё Maria mё shumё sheh ёndrra sesa fle. Nuk e lёnё tё qetё ёndrrat. Ja ,po bie borё. Mijёra petale kёpucёbuta e mbushin botёn me bardhёsi. Plot me jetё e mbushin jetёn, plot me dritё. Gjithçka vezullon e ndrin. Kristalet e borёs i merr nё dorё Nёnё Maria dhe i hedh nё qiell. Dhe qiell e tokё mbushet me miell. Me bukuri me dlirёsi. Dhe njeriu ndjehet mё mirё. Mё i bukur, shpirt flori.!...

   Befas, Nёnё Maria zgjohet. Ёshtё plot dyzetёegjashtё vjeçe. Ёshtё e bukur Maria. Aq e bukur sa edhe njё djalё njёzetё vjeçar  do tё marrosej pas saj. Do tё ishte shumё mё e bukur sikur tё kujdesej pak pёr flokёt. Para disa vitesh ajo shkonte nё floktore rregullisht dy herё nё javё. Tani vetёm fshin, pastron, merr pluhurat , gatuan dhe shtrihet ku t’i vijё pёr mbarё: Nё divan ose nё krevat. Shtrihet, jo se e ka nevojё tё brendshme shpirtёrore pёr t’u çlodhur, por thjeshtё i ёshtё bёrё rutinё. S’mund tё rrojё dot pa ёndrra Nёnё Maria, sidoqofshin ato, tё bukura apo tё tmerrshme. Pa ёndrra Maria s’mund ta konceptojё jetёn.

   Ёshtё gjashtё vjeçe Nёnё Maria. I rrёmbyen djalin e vetёm. Tё voglin, tё bukurin. Flaku jorganin dhe si njё ketrushe, kёrceu tek kёndi i lodrave. Ashtu siç ishte me kёmishёn e gjumit dhe me dy jaseminё nёpёr flok. E gjeti aty djalin “lodёr”e shtrёngoi fort nё gjoks dhe u shtri nё shtrat. E nanurisi ashtu siç kishte dёgjuar nga nёna dhe gjyshja. Menjёherё sa e morri gjumi, nёnё Maries gjashtё vjeçare, iu shfaq njё çupёz e vogёl dhe shumё e bukur qё posa doli nga kёndi i lodrave .

   -Kur tё rritem unё do tё martohem me djalin tёnd, dhe buzёqeshi.

   -Pёrralla,- tha Nёnё Mria. Pёrralla me mbret. Ku di unё se ç’ёshtё martesa? Unё gjashtё vjeçe jam. Po kur e pa me vёmendje, u habit! Kurrё s’kishte parё rreth e rrotull njё bukuroshe tё tillё, ( pothuaj moshatare e saj), e brishtё, e imёt, me sy tё zjarrtё e flokё tё artё. Sa e bukur!- tha. Cila nёnё s’do e donte njё nuse tё tillё pёr djalin e vetёm?

   Ёshtё njёzetetre vjeçe Nёnё Maria. Mbron doktoratёn nё psikologji. 

I dashuri e pret nё sallё. E prêt kudo: Nё rrugё, lulishte, parqe, klube, taverna, trena , metro, aerodrome…

   Ishte dyzetё e gjashtё vjeçe Nёnё Maria, kur ndodhёn ca ndryshime tё mёdha, tё ashtuquajtura demokratike. Epidemia e “Mortajёs”, epidemia e ikjes…Iku dhe djali i saj nё njё kryeqytet tё njё shteti tё huaj. Ngushёllonte tё tjerёt dhe s’dinte tё ngushёllonte veten. Kjo i dukej njё hipokrizi kaq e madhe, saqё menjёherё sa largoheshin klientёt, mbyllte derёn e klinikёs dhe qante me ngashёrim. Po djali i saj, i biri, ylli, drita e syrit tё saj, e vetmja gjё e bukur e kёsaj bote, ç’bёhej, ku ishte?- Dhjetё vjet asnjё lajm, asnjё letёr, asnjё telefon. Pesёdhjetegjashtё vjeçe Nёnё Maria! Pret e pret. Dhe e lodhur, e kёputur, e dёrrmuar nga pritja, pi hapjen e saj: GJUMIN, ashtu siç u rekomandon dhe tё sёmurёve tё saj psikologjikё. Shtrihet nё divanin e sallonit dhe menjёherё e zё gjumi. Nuk e dimё saktё, sa orё fjeti, por nёpёr gjumё, nёpёr ёndёrr, si nё njё humbёtirё , dёgjoi ca trokitje tё lehta nё derё. U ngrit menjёherё, ashtu krejtёsisht brenda ёndrrёs dhe hapi derёn. Gati sa s’i ra tё fikёt. I biri me nusen. I rrёmbeu tё dy nё krah, i puthi dhe i pёrqafoi pambarim. I bekoi dhe i uroi. I puthi nё sy, nё faqe, nё flokё, i shtrёngoi fort pas vetes duke i pёrkёdhelur nё shpatulla dhe kur e ndjeu se u bё njё me ta, u largua pakёz dhe  i pa tё dy nё sy. Nusja sikur ishte ajo qё e kishte parё dikur nё ёndёrr kur ishte gjashtë vjeçe.Po, ajo ishte. Ajo ishte kokë e këmbë. E puthi dhe e bekoi   pёrsёri, por sikur puthi diçka jomateriale, pa trup, pa peshё. Kur puthi djalin, iu duk se vinte erё baltё, por s’i kushtoi rёndёsi, ndoshta nga rruga e gjatё,- tha me vete, dhe si e dehur nga gёzimi, duke çaluar shkoi ngadalё e u shtri pёrsёri nё divan. Nusja, ashtu puplore siç ishte ,bardhoshe, imateriale, me hapa hёnore, shkoi menjёherё drejt saj, i puthi dorёn qё ishte duke ngrirё, i uli qepallat, dhe duke i thёnё , natёn e mirё Nёnё Maria, u fshehёn nё errёsirёn e pёrjetshme …   

                                                       MYSLIM MASKA

****

Te nderuar koleg, miq te mi shpirterore te letrave.

 Falnderimet e mia te perzemerta, per angazhimin ne leximin e tregimit " ENDRRAT E NENE MARIES" Dhe per komentet realiste ,(surrealiste, ndoshta, sipas meje).

 Suksese ne krijimtarine tuaj.

 Respektet e mia te thella.

   Nuk e kuptoj pse nje mace e eger do te kafshoj gishtin e vogel te Nenes sime te vdekur, AMIN.

  M.MASKA . ATHINE.

Comments (12 posted):

Vasil Klironomi on 19/11/2018 08:51:44
avatar
Myslim Maska është i vetmi shkrimtar që i jep kohës vend të lirë në tregim.
Pa fjalë të riprodhuara, por me intonacione që të lenë pllakat e gjoksit në pikën sipërore, ky tregim është një simfoni. Ndoshta ndaj dhe nuk kanë nevojë për ndihmën e arsyetimit.
Vasil Klironomi
Vasil Vasili on 20/11/2018 20:15:07
avatar
Një tregim i mirë duhet të ketë një gjetje dhe, pastaj, gjetjen ta shfrytëzojë sipas logjikës... së saj. Këtë, edhe gjetjen dhe shfrytëzimin e gjetjes i ka ky tregim. Gjetja e këtij tregimi është Nënë Maria gjashtë vjeçare. Toposi i këtij tregimi është ëndërra. Në ëndërr bëhet lidhja e Nënës me moshën gjashtë vjeç. Pa këtë lidhje të gjetjes me toposin tregimi nuk do funksiononte artistikisht. Kjo gjetje e shfrytëzuar maksimalisht i ka dhënë tregimtarit mundësinë që ta shikojë personazhin nga brenda, nga bota e ëndrrës, mbrapa së cilës ri një ngjarje nga jeta. Myslimi e ka parë të arsyeshme që ta paisi personazhin me një botë poetike, e cila i përngjan ëndrrës. Mund të ishte një ëndër një copëshe, por Myslimi e ka copëtuar ëndrrën. E ka dhënë me disa stacione. Pas stacionit bazë ku Nënë Maria është nënë gjashtë vjeçare, vjen stacioni ku nëna ka udhëtuar e është bërë 26 vjeç, vërtet nënë. Pastaj vjen stacioni i fundit i ëndrrës, Nënë Maria ka mbritur në këtë stacion 46 vjeç dhe pret ti kthehet biri me nuse. Këtu shuhen ëndrrat e saj. Tregimi ka një strukturë të menduar mirë. Rrëfimtari është përsiatës poetik, dhe ai e ka fshehur... mjaft mirë autorin, madje e ka nxjerrë jashtë tregimit.
Noke on 21/11/2018 12:39:42
avatar
Maska ishte, është dhe besoj do jetë vetvetje; fantazisti që sjell jorealen në realitet. Dy Vasilët, i kanë thënë gjithë të tjerat që do doja t'i thoshja me mënyrën time.
A. Hysi on 22/11/2018 08:54:59
avatar
Asnjëherë nuk arrij ta lexojë këtë tregim-roman pa u zhytur në mugëtirën e çdo molekule të botës së tij dhe të humbem, sepse kur lexon të tillë krijues si Maska, nuk je më lexues që lexon, por një përjetues që edhe pse dhemb e gjakosesh, si në një lojë lufte që vërtetësohet befas, të shpërblen me të jetuarin shumë fish të jetës tënde reale. Të shpërblen gjithashtu me të kuptuarën e sensit të Krijuesit: dhunti e njëjtë me atë të Atit.
Përshëndetje dhe respekt!
Faleminderit Fjala e Lirë që na e sollët për lexim!
Kozma Gjergji on 22/11/2018 20:03:03
avatar
Tregim i njё fantazie vezulluese. Njё magjistar i fjalёs. Aty rrokin duart natyrshёm hyjnorja e njerёzorja dhe shpёrfaqen imazhe e gjendje dramatike me njё poetikё shumёngjyrёshe sa tё duket se autori bёn si ata pёrrallёtarёt e mёdhenj, qё arrinin tё futnin detin nё shtёmbё.
 
Fort i dashur Myslim.
 
Zbulova sё fundmi gazetёn me nivel tё z.Terziu dhe mendova tё publikoj aty disa nga krijimet e mia, por s’mё kishte shkuar fare nё mendje se me kёtё do tё rilidheshim. Qe vёrtet njё e papritur sa goditёse aq e hareshme.
 
Tё falenderoj pёr komentin pёr “Lorin”. Ёshtё njё shtysё e re pёr mua.
Po tjetёr gjё ёshtё kur mё drejtohesh si mikun tёnd tё hershёm. Do mjaftonin vetem ato dy-tre rreshta tё mё trazonin keqas dhe ta transferonin mjegullnajёn e syve tё tu tek tё mitё…
Shumё tё fala e pёrqafime.

Kozma Gjergji
kozmagjergji@gmail.***

Shume i dashur dhe i nderuar miku im shpirteror dhe familjar Kozma.
Telefoni im familjar eshte "210 92 31 322, celulari: 697 90 181 73. Me dergo telefonin tend. shume te fala myslimi,vali.
Aliaj M on 24/11/2018 08:21:05
avatar
Ky tregim perben nje maje ne krijimtarine tregimtare te M.Maskes. Ashtu i perkore ne fjale e ne tjerrje psikologjike, te cilat i hedh si vezullime, duket jeta e nje njeriu qe rrjedh bashke me kohen. Ai zhbiron fatin e personazhit te vet, per te cilin ndokush tjeter do mbushte disa vellime. Sinteza e permbledhur e nje jete te shkruar me gjuhe mjaft poetike.
Ilir Mborja on 24/11/2018 22:29:29
avatar
E kanë analizuar dhe ia kanë evidentuar vlerat e këtij tregimi si s'ka më mirë të gjithë komentuesit e mësipërm...
Ndërsa unë po ndërhyj me një vërejtje që gjithsesi mund të jetë e diskutueshme... E bëj pa droje këtë, jo vetëm se e gjykoj më të sinqertë, por sepse mendoj se do të gjej mirëkuptimin edhe të autorit, mikut tim të talentuar Myslim Maska.

***

Si për gjithkënd, edhe vetmia e nënë Marisë duhet të jetë ajo ndjenjë universale ku njeriu zbulon (i pa trazuar prej ndokujt veç kujtimeve, por vetëm vetmevete) dobësinë dhe forcën e vet nën makthin e zgripit të jetës. Ndërsa në vetminë e nënë Marisë sonë, duket se vendin e kujtimeve e zënë aluçinacionet e një plake përfundimisht të çoroditur (të çmendur) përjetësisht, plotësisht... Pra, objekt kemi një plakë të traumatizuar dhe, për subjekt pastaj, kemi veprimet e një mendjeje aluçinante... Nuk e di, nuk jam i sigurtë, nëse kjo që konstatoj (nëse e kam të saktë konstatimin) është vlerë apo mangësi e këtij tregimi?.. Por kam dyshimin se, edhe po të mos jetë mangësi, tregimi do të ishte më i lehtësuar psiqikisht dhe rrjedhimisht edhe më i pranueshëm stilistikisht, po të qe se aluçinacionet e pastra, mos të ishin krejt të tilla. Kam përshtypjen se aluçinacionet (që sigurisht nuk përjashtohet se janë edhe si rezultat i vetmisë) në tregimin e M. Maskës nuk janë pjellë e kujtimeve, e mallit apo nostalgjisë nga një mendje e dobësuar vetmitare (por gjithsesi, në asnjë rast e cilësueshme si e sëmurë pa shërim). Nuk do ta quaja vërejtje po qe se autori do ta ndante (atë që në fakt mendoj se ndan hollë sa një fije floku) çmendurinë nga tronditja psiqike dhe për të arritur në atë që lexuesi, në vend të aluçinacioneve të një plake të vetmuar, të shijonte nostalgjinë e vetmitares Mari... Sepse, kur bëhet fjalë për letërsi, siç shpjegon doktor Luan Topçiu, "Vetmia nostalgjike është hapësira që ka lindur nga dy vetmi: nga ajo e atij që e sodit, dhe nga e spektaklit të soditur...". Kjo është vërejtja ime (gjithsesi e diskutueshme) për tregimin dhe nuk do ta kisha shkruar, po të mos pretendoja për njohjen e veprës dhe rrjedhisht të aftësive të autorit të saj Myslim Maska. Në fund dua të them se edhe superlativat e komentuesve dashamirës të autorit ishin një shtysë që ta bëje vërejtjen time.

****
Sokol Venxha shkruan:

Duke lexuar komentin e "kritikut me famë" Ilir Mborja m'u kujtua një thënie e Winston Churchillit: "Kritika mund të mos jetë e pëlqyeshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion si dhimbja në trupin e njeriut". Po i njëjti njeri, Churchilli, ka thënë gjithashtu: "Guximi është ai që duhet për të folur, por gjithashtu guximi është i nevojshëm edhe për të heshtur.". Kjo e fundit i mungon Ilir Mborjes në këtë rast. Nuk ka faj. Politika ka bërë të vetën tek ai. E ka bërë paranojak siç i thotë me të drejtë Vasil Klironomi. I duken të gjithë të çmendur, por nuk bën keq që të kalojë ndonjë herë vetë për vizitë nga psiqiatri.

*****
Vasil Vasili shkruan:

Unë e respektoj mendimin e Ilir Mborjes. Ai niset nga një logjikë dhe, si i tillë ai duhet vlerësuar. Së pari, për një tregim, duhet të nisemi nga pyetja, me ç'mjete artistike e organizon lëndën autori. Kështu do kemi hedhur hapin e parë në kuptimin dhe shijiin e tregimit. Myslimi mjetin bazë të tregimeve të tija ka nënvetëdijen e lënduar, por këtë nënvetëdije të lënduar e kontrollon krijuesi brenda Myslimit. Pastaj Myslimi ka brenda tregimit një poetikë e cila është sintetike më shumë se përshkuese. Kjo poetikë djeg... rrëfimin për sintezën poetike. Pastaj prirja psikike e Myslimit është për ta dramatizuar situatën. Ka edhe veçori të tjera, por hapësira për t'u shprehur në mënyrë shteruese nuk më lejon ta vazhdoj mendimin, por them se krijuesi brenda Myslimit ka fuqinë për të dalë mbi nënvetëdijen e lënduar të personazhit, pra ka pasqyruar, pa rënë në patologji krijuese. Dy stacionet moshore të Nënë Maries janë ëndërrime të pastërta, stacioni i tretë moshor i saj vërtet është i rëndë dhe rëndon mbi dy stacionet moshore, por rëndon me arsyen... e fatit. Brenda një fati të tillë, çdo nënë është e çmendur... por asaj nuk i merret për bazë psikika e rënduar, por vëmendja shkon te fati dhe te rrethanat që përgatitin fatin. A ka tepërime detajore, brenda këtij tregimi? Natyrisht ka, por ato nuk ndikojnë aq sa të prishin drejtpeshimin artistik. Askush s'duhet të shqetësohet nga vërrejtja e arsyetuar e Ilirit, pavarësisht kahut të saj. Ajo është shumë dashamirëse dhe po aq korekte dhe të nxit për të verifikuar mendimet dhe shijet.
Vasil Klironomi on 25/11/2018 10:52:17
avatar
Ilir! E gjithë bukuria e tregimit është te paranoizmi i plakës Mari. Në këtë tregim, fjala paralajmëruese e autorit, ka përcjellë gjithë peshën emocionuese dhe nuk të kuptoj se edhe ty, karakterizohesh nga guximi krijues, ( sidomos atij të gazetarit,)ndaj s’ ka pse ta futësh veten brenda një epruvete për ta vërtetuar. Sa për ne komentuesit e tjerë, të gjithë jemi krijues dhe nuk besoj se e mbivlerësuam tregimin. Unë si Basil në qoftë se do të kisha mundësi, të tre pjesët e tregimit në fjalë; do t’ i hidhja në pentagram.
Diana Como on 26/11/2018 18:56:25
avatar
Nje tregim i bukur dhe elegant , që megjithëse mbart dramen e zonjes Marie(mua nuk me pelqen qe dikush e quan plake,nje 56 vjecare nuk eshte kurrsesi plakë),dramë e qindra nënave shqiptare;nuk te lendon shpirtin,ndjen keqardhje,e përjeton dramën e saj,shpreson bashkë me të.Kjo për mua është mjeshtëria e autorit.Ai nuk të travmatizon,pena e tij është e butë si mendafsh, si shpirti i tij.Z.Ilir Mborja do të këshilloja ta rishikosh kritikën tënde,besoj është një lojë fjalësh dhe as ti vetë nuk i beson ato që shkruan,fjalët e tua më lënduan vërtet...Me kujton pak Kafka ky tregim...
Sokol Venxha on 26/11/2018 20:03:00
avatar
Duke lexuar komentin e "kritikut me famë" Ilir Mborja m'u kujtua një thënie e Winston Churchillit: "Kritika mund të mos jetë e pëlqyeshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion si dhimbja në trupin e njeriut". Po i njëjti njeri, Churchilli, ka thënë gjithashtu: "Guximi është ai që duhet për të folur, por gjithashtu guximi është i nevojshëm edhe për të heshtur.". Kjo e fundit i mungon Ilir Mborjes në këtë rast. Nuk ka faj. Politika ka bërë të vetën tek ai. E ka bërë paranojak siç i thotë me të drejtë Vasil Klironomi. I duken të gjithë të çmendur, por nuk bën keq që të kalojë ndonjë herë vetë për vizitë nga psiqiatri.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1