Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Gruaja moral-braktisur?!

Gruaja moral-braktisur?!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

Gruaja moral-braktisur?!

Nga Fatmir Terziu

 

Atje vetëm pikturohej e pikturohej. Herë me penel, herë me spatul e hera-herës me fjalë. Kjo lloj pikture me fjalë ishte më e populluara. Ajo i përkisste dhe atij, At-ij zanatndjekësit…, zanattrashëguesit … Por ja që pikturohej e flitej vetëm me atë gjuhë! Flitej me  atë gjuhë dhe për moralin. Flitej me atë gjuhë…

... nuk kishte qenë e nevojshme të flitej me atë gjuhë.

As nuk kishte ndonjë dëshirë të mendonte se kishte diçka të drejtë brenda tërë asaj llafollogjie. Thellë brenda mendjes së saj, një përbindësh instiktiv shqetësues i dyshimit pothuajse e ndaloi më tej strukjen e saj.

Zbulimi i vetvetes ishte momenti i saj i vendimit të mistershëm, por vetëtimthi të vendosur. Në tërë ecjen dhe gjendjen e saj nën presion, mendja e saj kishte punuar dhe reflektuar, madje dhe kishte torturuar instinktin e saj të zorrëve për të mos ndjekur më tej heshtjen e saj. Megjithatë ajo dukej se cfilitej në anën e dënueshme për të tradhtuar bindjen e saj që ajo kishte qenë në lidhjen e padrejtë që nga fillimi i dashurisë së saj.

Mendimet e saj e tronditën më së shumti kur ideja i vinte dhe i ikte dhe tërë atë ide e shihte jo më si një femër pa baba, të vrarë në një vit të frikshëm shqiptar si 1997-ta, as si një vajzë vetëm fillikat mes dy femrave të tjera, nënës dhe motrës së saj, por si një hije, një hije që e ndiqte edhe aty tek fjala, tek mendimi, e shihte atë edhe atë ide si një burr të padëshiruar në një tronditje të re.

Ai do të duhej të vuante në mënyrën më të egër dhe mendimi e shpërthente atë, sepse ajo nuk e dinte nëse mund të bënte një dalje të furishme në media dhe në publik, dhe të thoshte shqeto “çfarë cipe të turpit”, le ta ndiqnin e pëlcisnin sytë e gjykimit të shoqërisë, kur ajo do të qëndronte ballë për ballë me të në bankën e të akuzuarve. Ajo dukej si një fantazmë kur hyri në hotel dhe rezervoi një dhomë në të njëjtin kat si i dashuri i saj.

E lodhur dhe e rraskapitur ajo ishte në shtratin e saj, duke mbajtur ballin në mes të duarve të saj delikate. Mendja e saj sërish shkoi në atë pikë, pikëtakoi më saktë mendimet në momentin kur ajo kishte parashikuar planet e saj që do të shpaloseshin dhe ky moment dukej sikur po dilte në skaj të terrorit. Orët kaluan dhe ajo nuk kishte fjetur. Sytë ishin bërë njësh me derën e dhomës së saj. E kishte lënë pak të hapur dhe qëndronte e gatshme si një rojtar në detyra të rëndësishme.

Më vonë atë mbrëmje, gjurmët në korridor u ndjenë të shoqëruara nga ajo qeshura e njohur, që ajo kishte dëgjuar kaq shumë herë dhe me atë të qeshur ajo u ndje e mërzitur. Ajo e qeshur gati ia shqeu atmosferën dhe pritjen e gjatë në mendjen e saj. Iu dha të ngrihej menjëherë dhe iu duk sikur dikush u përplas në derën e saj.

Dy burra qëndronin në këmbë. Ishin në një përqafim të gëzueshëm dhe me pasionin e tyre ajo u tërbua. E mori se ishte vërtet skenë e detajuar nga poshtërimi i mëtejshëm i saj. Dy metra larg në korridorin e ngushtë, pa të dashurin e saj duke shtrënguar duart me një femër tjetër! Putheshin, përkëdheleshin, duke mbajtur njëri-tjetrin dhe duke u përhumbur në momentin e tyre.

Një britmë shpoi tavanin sikurse bën llava me katranin. Ishte britma e tradhëtisë përfundimtare. Dhimbja dhe dëshpërimi iu vërsul si llavë poshtë në fyt dhe i mori udhë nga mushkëritë e saj të dërmuara nga frymëthellja e madhe, ndërsa pastaj u vërsul me një mësymje të egër ndaj burrit të saj.

Ajo e mbante në dorë thikën e bukës. As vetë nuk e kuptoi se si ndodhi ai moment. Por pa thikën të hyjë në mishin e tij. Thika kërkoi vend thellë mes kockave të tij. Në valën e gjakut britmat e terrorit ishin të tmerrshme. U dëgjua gjithëandej …

“Dëgjojnë dhe veshët e mia të shurdhuara!” foli dhe bërtiti menjëherë ajo dhe u zgjua. Në krevatin përballë pa nënën e saj të larë në djersë. Motra e saj gjysëm e mbuluar buzëqeshte në ëndërr. fshiu sytë dhe heshti për një çast. Heshti, por nuk mundi ta bëjë këtë rol mjaft gjatë. Dashuria e tij ishte tashmë një tmerr i zhurmshëm dhe dukej se blici i çelikut nuk do të ndalej asnjëherë.

 

E kuptoi se ajo kishte lodhur mjaft veten dhe trupi ia kishte përcjellë fjalën e fundit helmit. Trupi i saj u majos dhe fytyra e saj u nduk me tiklime. Pastaj u rrëzua. Përveç formës së pajetë të burrit të saj dhe kujtesës së qeshjes së tij, asgjë tjetër nuk i hyri dot në atë rrëmujanë gjërash dhe mendimesh. Asgjë tjetër nuk ia mbushi mendjen. E dashura e të dashurit të saj qëndronte e rrënjosur në dysheme duke bërtitur.

Ajo nuk pati më kohë për ta dëgjuar atë. Vetëm zhurma e frymëmarrjes së saj dhe rrahja e zemrës së saj e gjetën rrugën për tek veshët e saj. Mendja e saj u përplas dhe në atë labirinth mendimet e saj e tronditën mendjen e saj dhe ajo e dinte se kishte mbaruar. Në ikjen e saj të mistershme ajo dëgjonte t’i vinin me radhë emra të një kohe të shkuar … Leja e Duducit, Marija e Tolit, Ikja e Spitalit, Sheja e Vagonave të Trenit, Kopilja e Maternitetit, Ismetja e Ullishtes, Lapa e Ullishtes e mjaft e mjaft të tjera. Ishin “heroinat” e qindra herë të vrara e të rivrara të një kohe Tjetër. Tashmë ishin mikpritëset e saj. Miket e saj! Edhe atyre atëherë u thanë “kurva”! Pse? Se dashuruan! Nuk e besonte të ishin kohërat po ato, por kur dihati paksa vegimin e atij sfondi mister, ndjeu se po e njëjta dorë vazhdonte të pikturonte dhe Piktori ishte po ai, nga ai soj, ishte po Ai. Ishte po e njëjta gjuhë. I njëjti “moral”! Kishte ndryshuar vetëm varri i moralit. Vetëm ai lloj varrimi. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1