Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Petro "tregtari" dhe Hamza "Babaxhani"

Petro "tregtari" dhe Hamza "Babaxhani"

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Petro "tregtari" dhe Hamza "Babaxhani"
                    (minitregim)

Nga Përparim   Hysi


Atë vit ftonjtë u bënë shumë dhe, ngaqë tregu për t'i shitur qe aq larg,sa uk ia vlente barra qeranë, u vendos që të shiteshin aty, tek lëmi i fshatit ( qe goxha, i shtruar me çimento) dhe  si shitës, njëzëri u propozua Petroja. Ky, dikur, kish qenë tregtar me zë dhe tani,ashtu në moshë  të thyer, punonte në kooperativë deri sa t'i vinte mosha e pensioniit. Mosha e pensionit për të nuk qe e largët. Qe, kur thonë në Myzeqe, thirri, të të dëgjojë. Qe si qe, por instiktin e tregtarit mund t'ia lexoje mu mbi hundë. Qe si kandar me sy dhe i pagabueshëm në çmim. As të falte, por as të hynte në hak. Qe besimtar dhe, ngaqë e dinte mirë se çdo tregtar ka për qëllim veç të fitojë, ai jo se e kish hequr atë"lloj lëkure", po në mirëbesim më thoshte:- Vjen një ditë dhe zullumin e paguan. Ehe unë,- thoshte,- nuk e kam ngrënë thatë: si gjithë të tjerët, por tani ka ndryshuar koha. Këtë "gjënë e tokut" ( e kish fjalën për mallin e kooperativës), zëre se po e ha qeni. Ka rënë si në mall pa zot. Ja,- më tha,- shiko Xoxin tija. Qy s'ka bërë akoma "hijez" (shtëpi) për vefte dhe prit ti të  ndreqë gjënë e tokut. Una, kur vë dorë në kandar, kujtoj kohëzën time, kur nuk të falja as qimzen. Imëni,dynjaja është kthyer ndryshe. Ndryshe, por nuk mësohet vallja në inqindi (në moshë të vonë) dhe unë,sado ndryshe, po jam po ai,PETROJA me atë dyqanin tim. Dyqanit i ra"zjarri" dhe u bëti hi, por huqi del me xhanin. Imëni, t'i vëmë kokë muhabetit: ti, dhaskal, do një qillo fiq se janë falas: me  dy lekë  dhe më nxjerrë as  më pak dhe as më shumë,po njëmijë lekë. Se,- mendon tija, epo për dy lekë nuk bëhet kiameti dhe qy,Petroja, do më thotë:- Na, t'i hash gëzuar,se nuk thyhet mijëshja për dy lekë. Epo, kësaj mendjes sate, more dhaskal, ne i themi, ta bësh hesapin pa e pyetur hanxhinë. Tregtarët, dhaskal  (ta kesh si xhevap nga una), janë të regjur me vaj e me uthull: tregtari është si  ai ushtari që kur niset për luftë,e mbush pushkën plot dhe hap zjarr: mbi të shkurtër e mbi të gjatë. Qëllimi i tij: vetëm të shpëtojë kokën. Kështu dhe tregtari: e ka arkëzën plot.Dhe atje, vinë "të shkurtër" e të "gjatë" dhe qy (ky) nuk i thotë dot jatrit(tjetrit),prit pakëz nashti se  do vete të huaj pakëz gjakund. Aha, kështu nuk bën dot prokopi. Imëni, urdhëro nëndqindë e nëntëdhjetë e tetë lekë dhe të m'i hash gëzuar ftonjët! Ky pazar imi, kur nuk kisha pyetur për"hanxhinë", është bërë para ndërrimit të parave (ndërrimi është bërë në vitin 1964) dhe unë kurrë nuk  e harroj atë "tregtarin" PETRO që, në"sojin" e tij, ishte i përpiktë si sahat "Omega".
                                             *     *     *  
Më së fundi, aty mbas viteve '70-të të shekullit të kaluar, edhe fshati malor N... u bë kooperativë. Po të bëje historinë e këtij fshati,gjenalogjikisht ata kishin dalë nga një trung familjar dhe,sado gjatë kohës arritën aty te 70 familje,e dinin mirë lidhjen e gjakut mes tyre. Këtë lidhje e ruajtën me fanatizëm dhe asnjëherë nuk ndodhi që mes tyre të lidhej një krushqi. Tani u bënë kooperativë dhe, nëse deri dje, punonte secili për vete, nga sot e tutje "Çeçua kishte biçak" dhe do  ta hidhje vallen sipas muzikës që kurdiste"Çeçoja". E donte puna që një nga anëtarët e kooperativës,duhet të merrte paratë e kooperativës (nga shitjet që bëheshin brenda ditës) dhe t'i dorëzonte në bankën e qytetit. Sado që ishin të një gjaku, edhe mes tyre doli ndonjë besëfikur apo  dhe ndonjë që kish dorë(hajdut) dhe për paratë duhej një njeri i papërlyer. U mblodhën dhe njëzëri vendosën: HAMZA BABAXHANIN. Më të ndershëm nuk kishin si gjenin njeri tjetër. U vendos dhe xha Hamzaj,çdo ditë shalonte mushkën dhe zbriste në qytet për të dorëzuar paratë. Kjo ishte "detyra e shtëpisë" dhe ai punës i rrinte mbi kokë. Por i ligu,- tregonte xha HAMAZAJ,- të bën atë që nuk ta pretë mendja. Je,se ç'më ndodhi një ditë. Ashtu siç i mora lekët,shkova t'i mbyllja në bankë. Kurrë nuk kisha dalë as dhe një lek eksiq ( mangët). Kur më thotë ky, arkëtari:- Xha Hamza ky dylekshi (ishte metal) është i shpuar dhe nuk shkon. Nuk ta marrë.
- Po mua,- i thashë kështu ma  dhanë.
-Jo,jo,- po shko e ngjite tek kallajxhiu.
Desha nuk desha,shkova tek  kallajxhiu. Ky e ngjiti... epo për punën duhej paguar, ndaj e pyes:
- Sa të bën haka?
-Pesë lekë,- tha ai, si me të qeshur.
Nxora dhe pagova pesë lekë dhe atij "shtiranikut" të bankës i dorëzova dhe dylekëshin e ngjitur.
Por historia nuk mbaron me kaq. Kur çova faturën e bankës në llogari, u thashë:- Dua pesë lekë se i pagova nga xhepi? Ata jo vetëm nuk m'i dhanë, por u shkrinë së qeshuri:-O xha Hamzai, për dy lekë pagoi pesëlekë dhe ranë përmbys. Kësaj i thonë:"Mirë gomari që më ngordhi, po mizat pse s'më lënë rehat?!".

                         Tiranë,14 korrik 2018

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 16/07/2018 17:25:57
avatar
Shtatedhejt vjet me pare,lene Zavalane.
Pa shkuar ate shpirti,s'do me dale.

Shtatedhejt vjet me pare,lene Zavalane!
Kujtimet s'duet harruar,brezave pasuar,
Viti katert i clirimit,ika duke qare,
Kater vjet shkollen fillore,mbaruar.
Nene Athinaja thosh,te kamlindur n'are
Prandaj me je keshtu shendet thare,
Kater vjet pa babane,motra me ri prane
Te dy,fillore shkolle,n'Zavalan mbaruar
Krah moshatret,Marien dhe Sokratne,
Femijet e Pecit,viktime,lufta marre,
Me ne,Elizabeta e Mihaili te xha Mitit
Sa Marjanthi Lios,te gjithe Xhogallare.
Ne lagje,Olimbia e Mami Ligorit,sa Jorgo
e Kanda Kostes,qe nga klasa pare,
Me Nastasi Tegen,artiste te xha Nisit,
10femije te lagjes"Ballkoni Dangellise".
Mes fshati,femijt e fisit Demko-mulate,
Nazikia,Lashi dhe Nazifi.i pari klases,
Et'hemi e Shefqet Alushi,lagjia"Manave"
Djemte e Zeneleve,Sinanaj e Rapollaret:
Sybiu,Mendu-i e Qamili i Rrapos ndjere,
Zenel Isufit sa Sakollit e Myftarajt,
Ne mes te fshatit ate shtepite dykatshe,
Te Sheshi Xhamise,shkola e pare bere. Lagjia pashteme thiret,Sulo-Hasanaj
Me djemte,Sabri,Servet me motren Liri:
Mynevere,Muzejen e Hamza Hamitit.
Plot 31 femije nis me 1945,klasene pare.
Mbaruar filloren ne vendlindie Zavalan,
Nis paslufte,me mesuesin Llukan L.Xhoga
Muharem Skenderi e gjirokastiti Reshat.
Te paharruar,mesuesit e pare n'Zavalan.
*
Ishte korrik i viti 1948,per mua femije
Shtatedhej vjet me pare lene Vendlindien
Vandosur Tirane,vellai madh ish Partizan
Une jetimi,nis rrugen e jetes shkollore.
Pikat kulmore te saj nje jete si harroj
Nxenes shembellor,festoj vitin e 1952 .
Ne pallatin e Brigatave mes 100-teve.
Mbaruar gjinazin me peripeci ekonomike.
Pike kulmurr vite 50t per mua bere,
Shkolen vazhduar,"korier i tuneve"bere,
Hidrocentalit selites,kantjere nente,
Shpinje Posten e shtypin mes puntoreve.
Me 1964 nisur fakultetin e mjekesiese
(kur kercen fukarai percet daullia)
Ishemi cerebrale mes leksionit rene
Nis nje histori e dhimbeshme per mua.
Mesuesine filluar,me kulturen nisur
Nga Shengjergji,Zallmneri,ne Zalldajt
Drejtor sholle,deri te mesmen Hapur,
Dhjet vjet,mes tyre,harizonte hap.
Ne Katund te Ri,sa Yrsheku prane,
Shkollen drejtuar,deri te mesme hapur,
Vit 1981-91 ne qytet Tiranes sistemu,
Drejtor Kovikti 3vjet,te Gjuhet e huaja.
Metodist kulture,sa n'shtepine mesuesi,
Muzeumet dhe Konviktet kryesisht mare
Arsim-kulture ne fshat,me perparesi
Misionit mesuesise,lamtumire me1991.
Pensionist sot plot 27 vjet kaluar
Pseudodemokracine mbi supe provuar,
Rruget e emigracionit pas femijeve marre
"Trinitrine",shkolla dhe nxenesit jane.

VO.Pas nje"ishemie tranzitore"fatmisish
le kete sitestament,shumekush s'me njeh.
Me falni dhe faleminderi dashamiresve.
82 vjecari,Pasues Veterani:
Toronto16-07-2018 Dh.M.Xhoga. ( (G.N.Dangelli)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1