Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Milori i dasmës

Milori i dasmës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Përparim Hysi

Milori i dasmës

    "Po bëre mirë, do të gjesh keq"

            BET'HOVEN

                       Tregim

Nga  Përparim Hysi

  Kur ia tregova një plaku myzeqar këtë tregim që është ndërtuar mbi një ndodhi të vërtetë, ai m'u përgjigj flakë për flakë:" Këtej nga anët tona,për këta ropë që të mirën ta kthejnë me të keq, themi:" Fukarait që nuk njeh të mirën, kur  e sheh që bëhet me "dy kupa", thyeja njërën që mos të harrojë të kaluarën". Dhe them që miku im myzeqar ka shumë të drejtë,po të nisesh nga shumë ndodhi në jetë Edhe Gjeniu i muzikës,BET'HOVEN, e vuajti mbi supe mirësinë e tij,sa e la me shkrim si një testament me vlerë.

                                                *    *   *  

Gjyshi im nga nëna ishte i pasur. Askënd nuk grabiti apo shfrytëzoi. Kurrë nuk la pa përkrahur fukarenjtë dhe ca më shumë, të varfër që kishin qoftë dhe një pikë gjak në pemën gjenealogjike të familjes së tij. E bënte të mirën dhe kurrë nuk ta zinte në gojë atë. "Në  i zë në gojë,ç'ke bërë për të, kot që e ke bërë,"-thoshte. Qe sa babaxhan, aq dhe impulsiv.

Me shtatin sa një lis, tërë energji dhe i kudogjendur për miq e farefis. U bë një baba i vërtetë,për dy jetimë nga fisi i tij dhe, njëri prej tyre, kur u rrit apo siç thonë në Myzeqe"kur i zuri dhëmbi bukë", i ktheu shpinën dhe bëri sikur nuk e njihte fare. Gjyshi,ngaqë fëmijët i kish të vegjël, punën e bënte duke pajtuar punëtorë të cilëve ua paguante hakën një për një.

Jo vetëm kaq: në  shtëpinë e madhe të gjyshit, një dhomë rrinte me derëhapur për çdo muhaxhir që kalonte asaj ane.

Muhaxhir? Këtyre anëve (gjyshi im  ishte skraparli dhe shtëpinë e kishte mu në rrëzë të "TËNDËS SË QYPIT") mund të kalonin o sharrokë,o  kallaisësh enësh prej bakrri dhe kurrë nuk  kish ndodhur që ta gëdhinin jashtë.Jo vetëm kaq: të ngrënë e strehim,falas. Sheh ZOTI dhe mban shënim,- thoshte Gjyshi.

                                                 *     *     *

Nazif,- i thirri gjyshi njërit prej barinjëve. Shko zërë atë "Milorin" e shëndoshë, vëre mbi samar të mushkës dhe zbrit nja dy orë më tej në fshatin N...  Martohet ZENUN fukarai dhe mos turpërohet me miqtë. E ke peshqesh i thuaj dhe të trashëgohesh!Pastaj kish nxjerrë nga porotfoli dy napoleonë flori si dhuratë të veçantë. Dhe urdhëri i GJYSHIT as që diskutohej. U tha, u bë! Epo me trashëgime, more ZENUN!

                                              *    *    *  

Kjo martesa e Zenunit ndodhi para lufte dhe, për të thënë të drejtën, Zenuni kish kohë me partizanët dhe erdhi koha që të luftohej dhe tek"TENDA e QYPIT". Epo kush nuk e ka dëgjuar atë këngën:" Në Tëndën e Qypit, lufta seç u ndez/ komandant Mehmeti: sulm po thërret"... Gjyshi im në luftë nuk mori pjesë, po ca furrabukë për ata të"Tëndës së Qypit" i pat pjekur. Jo vetëm kaq:por me kohë,djali i madh i gjyshit kish shkuar partizan me Brigadën e shtatë sulmuese. Kur mbaroi lufta, djali i gjyshit,dajua im,Enveri, jo vetëm filloi punë në Polici, por e mbajtën në Tiranë. Atje u bë dhe anëtar partie. U bë dhe me familje në Tiranë, ndërsa Gjyshi atje në atë fshatin malor dhe nuk  ia çonte keq.

Po,kur mendon se çdo gjë e ke broth e për së mbari, atëherë duhet t'i ruhesh ndonjë të papriture me pasoja të mëdha. Jo më kot në BIBËL shkruhet:" Mos u gëzo,o i gëzuar! Mos u hidhëro, o i hidhërruar!".

                                             *    *    *

Ka ndodhur aty pragvitit '50-të të shekullit të kaluar. Në fshatin e gjyshit partia e pushteti popullor kishin vendosur që  të ngrinin një shkollë. Shkolla do ngrihej me kontributet e fshatit  dhe pushteti kish dërguar një kuadro për ta shtruar problemin para fshatit. Ç'është e vërteta, njerëzit qenë fukarenj dhe,sado që buxheti për t'u ndërtuar nuk qe kushedi sa,por,megjithatë,askush nuk u ngrit të mbeshteste thirrjen e partisë e pushtetit. Koha kalonte dhe gjyshi im e humbi durimin.

-Me leje,- tha. Sa harxhe duhen,domethënë sa lekë duhen për ta ndërtuar këtë shkollën?

I deleguari që mezi priste,i hodhi sytë mbi shkresën e preventivit të shpezimeve dhe tha:-E gjithë ndërtesa bën tetëdhjetë mijë lekë!

Mirë,- tha gjyshi,- a ke njeri tjetër për të marrë paratë?

-Po ku do t'i marrë?- pyeti i deleguari.

-Tek unë, po ku tjetër?

-Po cili je ti që paske gjithë këto para?

-Jam Hekuran Pëllumbi,- tha gjyshi.

-Po qysh? Të gjitha?

-Të gjitha dhe dërgo këtë policin të vijë me mua.

Tërë fshati sikur u çlirua nga një barrë e rëndë dhe,ndërsa polici ndiqte gjyshin pas,i deleguari u bë zok me pendë,se ia kish arritur qëllimit.

                                         *      *     *

Sa mbrritën në shtëpi, gjyshi e futi policin atje tek "dhoma" e tij (atje nuk futej kush tjetër). Në murin e dhomës ishte një kasafortë nga ato që kanë bankat. Por gjyshi "bankën" e kish ngritur me djersën e tij dhe, babaxhan siç qe nga shpirti, në sytë e mysafirit, nxori nga "vendi sekret" çelsin dhe hapi kasafortën. Tërhoqi pakon e parave dhe ia numëroi policit.

Ky,pasi mori paratë, kur po i dorëzonte, tha:- Ai, HEKURAN PËLLUMBI, e kish kasafortën dingas me para dhe zor se ka banka aq lekë sa ai.

Fjala? Po kot nuk thonë:-Doli fjala nga dhëmballa, mori  27 mëhalla! E kush nuk mori vesh për paratë e gjyshit tim të mirë. E kish marrë vesh dhe ai,Zenuni i"Milorit". Se Zenuni pas lufte qe ngritur me detyrë e kishte pushtet. Po veç luftës,Zenuni qe edhe vital dhe më kish bërë,kur thonë në Myzeqe,një qerre me fëmijë. E dëgjoi Zenuni dhe bëri si bëri, kur takoi gjyshin tim,e kish falnderuar për kontributin dhe, pak me terezi, i kish qarë hallin. Se vërtet qe zyrtar,po ja nuk ia dilte dot në kut dhe, nëse kish mundësi ky,"miku i tij" (është fjala për gjyshin tim), që t'i "huante" aty nja dyqind napolona. Natyrisht, që gjyshi ia dha si"hua" ato  dyqind napolonat Zenunit,se nuk është turp të marrësh hua,-thoshte gjyshi. Hua merr dhe mbreti dhe jo Zenuni,- tregonte ai. Mirëpo kjo"huaja" e Zeunit u bë si ajo"qemania e Nastradinit" që avazin e kishte nga prapa. Pa u"ftohur pilafi i huasë së Zenunit", në shtëpinë e gjyshit tim ra mandata:gjyshin tim e shpallën  kulak. Ia morën ç'kishte në kasafortë dhe  e ngarkuan me taksa të rënda. Të birin që kishte në Polici në Tiranë, thirrën tek ministri dhe i thanë:- Babai yt nga sot është kulak.I ka pirë"gjakun popullit" dhe ty po të bëjmë thirrje:- Je me partinë apo me baban?

Unë,- paska thënë dajua,- po nuk desha babanë, nuk kam se si ta dua partinë?!!!

Ashtu, ë?!!! NGa sot, bëj dorëzimet dhe mbathja me gjithë familje tek babai-kulak. Babagjyshi nuk e duroi dot këtë"njollë" që për kohën të bënte pis. Iu kujtua Zenuni që,për kohën, qe goxha i madh për këto punërat e qeverisë.

Tani Zenuni qe në rreth tjetër, po ku pyet për rreth një mik?- mendonte gjyshi.

Shkoi, e gjeti dhe Zenunin i "Milorit", e priti me këmbët e para.

-Pse ke ardhur?- pyeti rëndë- rëndë.

-Po, ja,- kish folur gjyshi,- ndoshta e ke marrë vesh që më kanë shpallur kulak, pa të drejtë.

-Ashtu,ë? Pa të drejtë,- kishte shkërbyer fjalët e gjyshit,Zenun"PUNËRËNDI",- ti që më ke një bankë më vete atje në shtëpi dhe, ky pushteti i popullit, të të bëjë sehir,ë? Jo more?

Një më një do të t'i marrim ç'të kesh e mos të shoh më këtyre zyrave! Kjo përgjigje e vrau shpirtërisht gjyshin tim, ashtu siç ndodh që një vetëtimë shkrep për së kthjellti. Nuk kishte zhgënjim më të madh. Tri vjet me radhë,kulaku Hekuran Pëllumbi, pagoi atë  që nuk kishte. Edhe,kur ia hoqën kulakllëkun, u  pa me syrin e njerkës. Nga 15 fëmijët e dy djemëve të tij,asnjëri nuk u lejua të shkollohej.

Megjithatë, gjyshi im rroi gati 100-vjeç dhe ne, të gjithë nipërit dhe mbesat e tij, ishim gati ta mbaninm në krah.Kur e"ngacmoja" për"Milorin" dhe,veçanërisht,për"huanë e Zenunit",  më thoshte:- I kam lënë"shahit" Zotin dhe unë nuk vdes pa e parë që t'I ndodhi ndonjë gjëmë. Sado pak paradoksale, por, kur gjyshi im, ish në  vitet e fundit të jetës,këtij Zenunit të"MILORIT" i ndodhën dy gjëma njëra pas tjetrës. Dy djem të tij,humbën jetën aksidentalisht. Këtë gjëmë,- tha gjyshi,- nuk  ia doja,se në fund të fundit, paratë  letër janë dhe vihen prapë. Por ZOTI,- thoshte gjyshi,- lart është dhe poshtë shikon: të goditë atje ku të dhembë më shumë!.

*Çdo përkim me emrin Zenun është veç rastësi.

                   Tiranë, 20 qershor  2018

   

 

 


Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 23/06/2018 02:53:27
avatar
Ngjajne ndodhite qe lidhin miqesite!
(Nipcia i jep Dajes njemesim te ralle)

Me te lumte more Papi,qe na ben te rikujtojme histori femijnije.E lexova si gjithe shkrime e tua,se gjithnje ke te vecantat e ne cdo shkrim mbi te gjitha,subjektet i ke nga jeta,deri ne familie,si rasti mesiper me Dajon tend te nderuar. Verte dajo per ta nderuar.
*Po te tregoj nje ndodhi me dajon tim,lene histori:
Eshte pikerisht kjo ndodhi me dajen tuaj,qe me beri te sjell nder mend , nje nga Dajat e mij e pikerisht "Luftetarin e Shekullit"nga Micani mes "Dangellise Naimjane"Vaso Dama. Ky nuk ishte i rragut te Dajos suaj ne pasuri,po dhe poshte nuk binte.Nje djale te vitem kishte dhe nje zonje grua,qe te gjithe e thirnin KOLLONATE .Ti i di keto shprehie,sa di qe kesi gjerrash,i ke qejf dhe po te tregoj nje ndodhi familiare.
*Ishin vitet prag luftes fundit.Ate vit thatesira kishte kufizuar prodhimin e bereqetrave.Ne si shtepi, radhiteshim ne shtepite e stabilizuara ne fshat e pa buke,nuk bente vaki te mbeteshim,po ja;teksa babai,si murator qe ishte,erdhi von nje pasdite ne shtepi,fjalen e pare qe degjoi nga nena jone ishte.
-Na u mbarua bereqeti dhe nje thes te vogel miell kemi!
-S'te pritej sa te meria fryme-i thote dhe sa kaqe thiri djalin e madh,Stavri e quanin dhe i thote:
- Mer kalin dhe shko tek daja Vaso ne Mican e thuaji;-Me dergoi babai,te na japesh nje barre bereqet,sa te dalin te korrat(ishte mes qershori).
Si ti kishte dhene nje sihariq,djali i gezuar,mori kalin dhe drejt Micanit, me revan si dinte ai.Per dy ore kaluar mes permes Frasherit,te perpjeten e korije,(keshtu quhet kodra mal qe ndante Frasherin nga Micani),mbrite te daja,ne lagjen e poshteme te fshatit, mes nje kodre,me gati 20 shtepi njera pas tjetres,te gjithe farefis njeri me tjetrin;Damallare-Milot, Nickat e tj. (Myslimanet mbi 30 shtepi,ne lagje te vecante,rreze shkembi te mali Micanit) .
Ashtu pa i zbritur kalit Stavri 15 vjecar,me ate trup levend,hyri ne lagje, duke pershkruar gjithe shtepite varg njera pas tjetres.Kater Dajot tone( Nauni Vaso,Kita e Hari),i kishin shtepte ne fund te atij bregu,shtepi dykatshe me obor te rrethuar me mur guri,ne to,kamare bletesh qe si mes qershori oshtinin ne ajer.Tek porta dy kanateshe sa i zbriti,si me porosi, balleperballe me dajo Vason.E habiti.
-C'e mire te solli mor nipce?!teksa i dha doren dhe e zbriti nga kali.
Baba Mihali me nisi te mar tek juve nje barre bereqet,se ti e di qe ai,nuk do te verre tellall te bejleret,se ngeli shtepia e tij me emer,pa buke.
Sa kaqe dajo Voso i thote:
-Atij babait tend se mos i mungon ne Kind i fustanit,po eshte pa te...Lidhe kalin ne obor dhe ngjitu tek gjyshia te te jape persheshin,se e di qe je nisur pa ngrene dhe,u ngjit ne Ballkon si cdo mes mesdite.
Stavri,ky djale i shkathet sa degjoi ate shprehie-Babait tend se mos i mungon vetem nje kind..u prek,si te ishte nje burre i pjekur dhe ne vend te lidhte kalin ne grazhd,ia hipi atij dhe drejt ne fshat,kthyer i ofenduar.
U habit baba Mihali ai kthyer bosh sa u shqetesua,c'i kishte ndodhur qe u kthye nga rruga dhe e pyet.
-Pse u ktheve nga rruga mor djale?
Stavri ia tregoi gjithe ngjarien dhe pas saj,per here te pare.baba Mihali e perqafoi dhe e puthi ne balle,duke i thene:
Te lumte! me paske nderuar shtepine Ti te pakten.Une gabova,te cova atje.
Aty per aty mori kalin dhe vete u nis per ne lagjen e poshteme,kush nuk i jepte usta Mihalit bereqet.
Djali u ngjit ne katin e dyte ku ishte soba,dhoma e bukes dhe,si e kishte marre uria,po drekosej.
Nje ze degjoi tej portes-
-A ka ka njeri ne kete shtepi,cesht keshtu?!e cudiste ajo qetesi vrasese.
Ze i njohur i dajos,beri te lere buke e sa del,cuditet.Dajo Vaso mushken ngarkuar me dy thase grure,tek porta e shtepise.Habitet e sakaqe,baba Mihali po ashtu vjen nga lagjia e poshteme me kalin ngarkuar dhe ai me grure.
Nje ballafaqim i rrende burrash qe me njeri tjetrin,komunikuan vetem me shikime,sa inatcore dhe fisnikerore.
Xha Vasua vetm thiri djaloshin e mori per qafe sa i tha:
-Me ke dhene mesimin me te mire mor djale.Te pacim.
Ajo ngjarie ka mbetur si kryefjale e cdo takim te xha Vasos nje jete dhe jo pake,po mbushi 95 vite jete(1994) ndare nga jeta atje ne Micanin e tij, sa ne cdo ardhie ne Tirane pas lufte, pos takimeve me udheheqien,(sidomos se harronte vitin 1969ardhur nga Frasheri ne Tirane,pritue eshterar e te madhit Abdyl Frasheri).ate ndodhi e kishte ne goje,Nipcia Stavri,bere BURRE per koke te burave,deri pas luftes partizan, Drejtor ne rindertimin dhe ndertimin e vendit nje jete e priste si te jatne, ai lene jeti qe me 1946).
Daja me nipin lene histori.Daja nje shekull jetuar e kalitur lufterave, nipi Stavri,sa marre ate plage ne luften atje ne Kurvelesh Tetor 1944, ne Permet,bere kuader pas clirimit e nje jete ne ndermariet me emer ne Tirane.Nga Hekurudhat e para, Hidrocentralet;nga Selita ne Mat e Drin,sa nje jete ne Nd Ruga Ura e deri ne Cerrik,Drejtor kantjeri e n/Drejtor ndermarie,sa doli me 1981 i nderuar e i respektuar ne pension.Mbante ne gjoks Urdhera dhe dekorata pune.Ne kulmin e gezimit femijet me femije, ndahetnga jeta(1998)
**Ja i nderuar Perparim Hysa,besoj se do te ju vleje per nje veper te tere, po te mesosh jeten e ketyre dy "heronjve",personazhe,sa te gjyshit tone Jano Xhoga,rene qe me 1914 krye cetes qe komandonte,ne mbrojtie te PV,sapo shpallur i madhi Ismail Qemali me shoke.Nuk mbet Ai bir Xhogallari, me ate ndodhi,dhene mesim dajes.
Nje rroman e ka pak Ai,po cedo qe u plaka. Kur vite mente si hane as qente .
**Falme i nderuar Papi,se ora po shkon 12 i nates e nuk e korektoj shkrimin..
Me shume konsiderate dhe ndjese sa permenda.
Guri Daimit D
"Pasues veterani"82 vecar.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1