Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | I KRYQËZUARI

I KRYQËZUARI

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bashkim Saliasi

I KRYQËZUARI

Lajmi u përhap shpejtë. Më në fund Ajeti e kish vendosur që do ta provonte dhe kësaj radhe eksperimentin e operacioneve mbi plagën e gangrenizuar dhe më pas “të dalë, ku të dalë!” përsërisnin të afërmit e tij thëniet që Ajeti i kishte përmendur shpesh atë mëngjes.

Të grumbulluar në tufa-tufa të gjithë të afërmit e tij ishin mbledhur në sheshin e spitalit në Laprakë, ku secili grup nuk kish bisedë tjetër veç asaj të futjes në operacion të Ajetit për herë të tretë …

I mësuar me ambientin e spitalit dhe pas kurimin për një kohë të gjatë pasi iu shëndoshën të dyja këmbët në vitin 1997, aty nga muaji shtator doli në punë në një firmë private, që merreshin me përgatitjen e betonin.

Punët po ecnin për bukuri, por nuk thonë kotë që shejtani as mbjell dhe as korr.

Një ditë kur po hidhja beton se na më kishte hyrë një gozhdë dhe gjatë gjithë ditës këmba ime kishte kulluar gjak në këpucën time por unë e morra vesh vetëm në darkë kur hoqa këpucën nga këmba, tregonte Ajeti shpesh kur takohej me ne të afërmit e tij.

Çfarë nuk bëra për ta riparuar atë plagë nga ajo gozhdë e mallkuar, por nuk u shërua që nuk u shërua. Në biseda pa fund me Doktor Panajot Bogën, një ditë ai i dhamë karar.

-Ta provojmë Ajet me mbjellje, se vetëm kjo metodë më ka mbetur pasi unë në këmbën tënde i kam bërë të gjitha eksperimentet, - më tha një ditë Doktor Panajoti pasi pimë kafen. -Gjithsesi mendoje, diskutoje me familjen dhe kur të bindesh eja dhe më thuaj që të fillojmë përgatitjen e duhur që operacioni të na dali me sukses.

-Për dy javë nuk lashë doktor dhe specialistë, deri edhe në Maqedoni, në spitalin e Ohrit pa pyetur dhe më në fund e vendosa që ta marrë rrezikun në sy, o të shpëtoj një herë e mirë thosha me vete, ose, kur ta shoh keq, le ta humbas këmbën.

Pas dy muajsh çdo gjë ishte gati.

U përgatitën shufrat dhe bulonat dhe u morën gjithë masat e nevojshme për kryerjen e analizave, grupit të gjakut etj.

Në mëngjes në Laprakë shkova vonë, por siç më tregonin të afërmit e mi, Ajeti fare i qetë, pasi ishte përshëndetur me ta dhe ishte kapur dorë për dore me Doktor Panajotin, i ishin drejtuar sallës së operacionit.

Dy infermiere kishin bërë gati krevatin dhe sa hap e mbyll sytë dera e sallës së operacionit u mbyll si me magji.

Nuk e mbaj mend sa zgjati operacioni, por ditë më vonë vet Ajeti do më tregonte se unë i pashë dhe i ndjeva, pasi i ndoqa të gjitha lëvizjet e mjekëve gjatë operacionit.

-Më e keqja më kaloi shpejtë se kur u futa në sallë ç’të shihje. Një burrë që ndodhej në anën e djathtë nga dritarja, ku dy infermiere mundoheshin me një gur fresibël të thellonin gropën e kockës dhe më pas e mbushën me allçi, kurse një fëmije të vogël në krahun tjetër i kishin prerë të dy këmbët që i ishin gangrenizuar dhe po ia qepnin lëkurën...Më mbuluan djersë të ftohta dhe mu turbullua shikimi. Mbulova kokën dhe prita infermieren për të bërë inxheksionin sepse kështu kishim rënë dakord me Doktor Panajotin.

Siç tregova, unë gjatë gjithë kohës shikoja lartë në pasqyrë gjithë lëvizjet e mjekëve. Këmbët më ishin mpirë dhe nuk ndieja asgjë. I gjithë personeli ishte në gatishmëri të plotë dhe zbatonte pikë për pikë urdhrat e doktor Panajot Bogës. Doktori si veprim të parë kontrolloj trapanon dhe pasi u bind se çdo gjë ishte në rregull hapi vrimën e parë në kockë dhe fiksoj bulonin e parë. Kështu vazhdoj deri sa vendosi të katër bulonat dhe pasi u bind se ishin fiksuar mirë mori shufrat dhe i centroi në vendet e duhura. Qëllimi i operacionit, ku unë u kryqëzova për gati tre muaji, ishte që këmba e majtë e cila ishte e shëndosh, të ushqente thembrën e këmbës së djathë, që ishte gangrenizuar. Njësoj sikur bëjmë me vaditjen, që uji kalon nga njëra vllaj në tjetrën, kështu do realizohej dhe në këmbët e mija...

Kam njohur shumë njerëz në nevojë dhe në siklete që kërkojnë vullnet të çeliktë për të përballuar fatkeqësitë e dëmtimit të pjesëve të trupit, por njeri më të duruar dhe më me kurajë se Ajet Kapllani, nuk më kanë zënë sytë.

Edhe pse u kryqëzua dhe sakrifikoi, jo vetëm qëndrimin për tre muaj në spital i kryqëzuar, më së fundi e preu se e preu këmbën në spitalin e Ohrit në Maqedoni. Edhe pse me paterica dhe me një mal me borxhe, ai përsëri mundohet të mbijetoj duke u marrë përsëri me profesionin e tij të mekanikut për të mbajtur familjen dhe larë borxhet sepse shteti, jo vetëm që nuk ndihmoj në kurimin e tij në spitale apo vendosjen e protezës, por edhe KEMPIN ia shkurtoj, duke i paguar gjysmë KEMP dhe jo të plotë, sikundër i kish vite më parë…

 

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1