Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | VRASJA

VRASJA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Edmond Llaci

 

VRASJA

Edmond Llaci

Kishte kohë tashmë ku të gjithve u shkonte mendja se kush mund të ishte personi që linte mbi asfalt atë zhurmë gati rritmike. Shpesh, tek i mbathte ato sandale të vjetëruara të cilat nuk do ti hiqte kurë nga këmbët e saj, ajo do të shihte e habitur tjetërsimin që ato kishin pësuar nga ana e poshtme e  tyre. Detyrimisht në atë  deformim që i kishin marë këmbët, pjesët e tjera të trupit do të përshtateshin gati në atë formë për të balancuar çdo lloj ecje e qëndrimi fizik të saj. Pra si ato specjet e atrofizuara në kushte të veçanta të mbi jetesës, edhe ajo menjëherë pas hedhjes së këmbës, në vazhdim për afro 5 sek. do të kryente lëvizjen e trupit. Pikërisht ato dy lëvizje, njëra për shvendosje dhe tjetra për të siguruar drejtpeshimin. Edhe me këmbën tjetër po e njëjta lëvizje do të kryhej. Sholla poshtë të dyja sandaleve ishte e konsumuar në një formë tepër të çuditëshme. Ajo e këmbës së djathtë, poshtë gishtit të madh dhe thembrës nga ana e majtë ishin tepër të konsumuara. Ndërsa ajo e këmbës së majtë në krahë të kundërt. Tek gishti i madh dhe tek thembra në krahë të djathtë. Dhe kështu aty tek përpiqej për të ecur, do të linte mbi asfalt atë zhurmën karakteristike ku veç asaj nuk mund ta linte tjetër njeri. Rruga që përshkonte atë  bllok ndërteshash të asaj lagje ku prej saj dilnin edhe rrugica që gjarpëronin midis tyre, për të shkurtuar kohën do të përdorej prej një pjese e mirë e njerëzve. Nuk do të ishin të shpeshta ato lëvizje dhe ky do të qe shkaku për tu ndodhur në vështirësi kalimi prej këmbësorëve dhe automjeteve që kalonin për herë të parë andej. Diku afër njëri tjetrit, në krahë ishte mini marketi sëbashku me kafenenë. Sigurisht kjo e dyta do të hapej më shpejtë në mëngjes, dhe më pas marketi. Dhe përgjatë kësaj kohe të fillimit të ditës së re do të dëgjohej hapi i saj. Tek ndalonte, diku afër përballë tyre për të marrë frymë, do të përshëndeste dhe do të vazhdonte rrugën. Ndodhte që të mos kalonte për ditë të tëra. I zoti i mini marketit do të shfrytëzonte rastin kur ajo do të shkonte për të blerë diçka aty. Përveç shëndetit ai do ta pyeste edhe për kohën e munguar. Ajo me të folurën e saj gati si mërmërimë midis të tjerave do të fliste për një vajzë. Sipas saj ajo ishte në rrezik. Dikush po përgatitej për ta vrarë. Më pas në atë mërmërimë do të jipte arsyet përse do të ndodhej ajo vrasje. Do të tregonte si ishin njohur ata të dy dhe vuajtjet e saj me atë mashkull të ashpër. Gjatë ditës kur përballej me ndonjë mikeshë të vjetër do ti pëshpëriste hallin. Mund të përballohej me  të në mes të rrugës ose në trotuar dhe ajo nuk do të lëvizte prej andej pa i shpjeguar gjithë ndodhinë

Ajo ngjarje që e kishte mbërthyer për afro një muaj ishte veçse një film serial që po shfaqej në një kanal televiziv. Një melodramë me aktorë tepër të pashëm të cilët luanin jetën e përditëshme në një nga qytetet e botës së madhe. Në pamje të parë jeta luksoze e tyre me gjithëse të jipte shije krej ndryshe, përsëri mardhëniet e atyre familjeve jashtë dhe brenda tyre ishin tepër njerëzore me të mirat dhe të këqiat. Shere familjare, zënka midis çifteve dhe më pas përqafimet dhe të puthurat do të shuanin dhe do të ulnin situatat e acaruara. Kishte edhe skena erotike të cilën nuk e ngacmoni fare. Për të vetmen arsye se nuk e kishte përjetuar atë ndjenjë. Në rininë e saj nuk pati mundësi ta shijonte në as edhe një mënyrë. U fut në punë që në moshë tepër të njomë, në adoleshencën e saj. Do të lante enët dhe pjatat në një guzhinë restoranti. Që aty ato enë të mëdha alumini do të nisnin ta dëmtonin trupin e saj të njomë. Dhe nuk do ti shkonte dikujt ndërmend për  ta hequr prej andej. Do të vinte një ditë sa as ajo vet nuk do ta kuptonte se si vitet kishin ikur tmerrësisht shpejt dhe do ta shihte veten të plakur e të lodhur. Rezultati i gjithë asaj përpjekje për mbi jetesë ishte gjendja e saj fizike. Më vonë e mbetur vetëm, të gjithëve do tu ngjallte mëshirë. Do të mundoheshin ta ndihmonin në forma të ndryshme. Një mbasdite, dikush pa i shprehur asgjë i kishte çuar një televizor, sigurisht të përdorur. Dhe jo vetëm kaq por do ta vinte në funksion atë. Kështu për atë mjerane ai gjest do të ishte një mrekulli. Ditët e para kishte lënë gjithçka për tu ndodhur pranë ekranit televiziv. Përpjekjet e saj për ta njohur atë pajisje dhe programet e shumtë do të ishin një tmerr. Për afro dy javë nuk e panë të dilte prej shtëpie. Në ato kërkime të pa fund, në një kanal televiziv, do ti pëlqenin  një grup të rinjsh tek po luanin një film serial. Duke e lexuar ngjarjen pasi filmi flitej në një gjuhë që se kishte dëgjuat ndonjëherë, nuk do të ndahej më prej andej. Ditët në vazhdim do të ishin të mjaftueshme për të mësuar përmendësh emrat e tyre dhe do të ndjente se si mund të vazhdonte ngjarja. Në orën e caktuar do të ndodhej përpara televizorit dhe do të bëhej pjesë e ngjarjes. Me gjithëse e kuptonte se ai ishte veçse një film, i bërtiste asaj budallaçkës që mashtrohej prej të puthurave të tij dhe nuk po kuptonte se çfarë i bënte ai pas shpine. Në ditët në vazhdim mardhëniet e tyre do të ashpërsoheshin sepse ai po i kërkonte ta përdorte  të shkonte me meshkuj të tjerë. I dridhej shpirti tek e shihte atë të mjerë që nuk kishte fuqi të shkëputej prej tij.

Nuk ishte kalur mesdita tek e panë jo vetëm të vraponte në aq sa mund të qe për të si i tillë, po edhe të fliste me gati me zë të lartë. Përsëri në shqetësimin e saj ishte shpëtimi i asaj vajze. Ishte dikush që deshte ta vriste pasi ajo nuk e deshte më. Nuk i besonte dashurisë së tij. Në ato që po ndodhnin kishte vendosur të shkëputej. Ajo u tmerua kur i pa pistoletën të drejtuar prej saj. Mendoi se duhej të bënte diçka. Për  veç saj nuk kishte tjetër njeri. Me kë do të bisedonte. Me kë do të qante hallet dhe do ta mësonte si ti përballonte edhe ajo problemet e jetës. Nuk do to dëgjonte më zërin e saj të bukur. Duke shtruar arsyet si dhe përse duhej mbrojtur, doli me nxitim nga shtëpia. Në çastin tek po kalonte në anën tjetër të rrugës nuk e ndjeu atë mjet të vogël tek i vinte nga mbrapa. Në timon ishte një vajzë e re. Ajo e hutuar menjëherë pas përplasjes e la mjetin të kalonte mbi të. Gjithçka ndodhi shumë shpejt që nga aksidenti deri tek klithmat e njerëze të ndodhur aty pranë. Të gjithë i thirri ai instikti i bukur njerëzor për ta shpëtuar. I u ndodhën pranë. E zonja e marketit e cila e ndihmonte shpesh e mbështeti në prehër dhe me fjalë të buta po i jipte kurajo se gjithçka do të kalonte dhe ajo do të shërohej, por veçse të vinte sa më shpejtë ambulanca. Të ndodhur aty pranë, tek shihnin në sytë e saj atë dritë të pakët jete tek po shuhej dëgjuan të përsëriste atë që kishte ditë që po e shqetësonte, shpëtimin e vajzës. Ai maskarai do ta vra... Nuk ariti ta mbaronte frazën në sytë e saj kishte mbetur frika e asaj që do të ndodhej.

Nuk do ta dëgjonin më ecjen e saj mbi asfalt. Do ta kujtonin shpesh. Kishte qenë pjesë e jetës së përbashkët. Në ditët në vazhdim, në televizion po shfaqeshin seritë e radhës.  Producenti dhe regjizori e kishin vendosur që në fillim fatin e atyre njerëzve tek e luanin aq bukur rolin e tyre.

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1