Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | LOTË LAMTUMIRE

LOTË LAMTUMIRE

Font size: Decrease font Enlarge font
image Qerim Skenderaj

(Fragment i shkëputur prej romant “Nga kandli te interneti”)

 

   Po jetoja tmerrin që të jep lajmi i hidhur për njeriun e dashur, pa ia kaluar asaj, e cila, binte, ngrihej e ngrysej, me vdekjen në trup. Unë flija në një shtrat me të, por bëja sikur flija. Mendja fluturonte bashkë me lokomotivën e trenit të jetës sonë të përbashkët dyzetë e pesë vjeçare. Mbyllja sytë dhe në të gjithë vagonat më shfaqej vetëm figura e saj. Gjithmonë në lëvizje, plotë energji, vrull e përkushtim të pashoq. Nuk ndalej kurrë. Pushonte vetëm në gjumë. Të gjithë filozofinë e jetës së saj e shprehte fare shkurt: “dua fuqi për punë”. Sa pakë dhe sa shumë përmbanin këto fjalë. Ajo nuk kishte kohë të fliste, sepse me “fuqi” dhe “punë” donte të mbrrinte sa më shpejtë te lumturia e familjes, e fëmijve, të clët i donte deri në marrëzi.  

   I sulmuar nga këto mendime e ndjeva se duhej të ulesha e të shkruaja për të. Nuk kishte kohë për të humbur. U ula mbi tastierë dhe nisa të shkruaj ndjenjën për njeriun që më kishte kushtuar jetën. Nuk ishte vetëm reflektim, por edhe një frymëzim fluturues për të shfletuar fletët e zemrës sime ku ishte stampuar dashuria jonë. E titullova “IME SHOQE” dhe e dërgova në disa botues online.

    Kur shkrimi ishte publikuar e komentuar nga shumë lexues të vëmendshëm ndaj krijimeve të mia, e thirra pranë, përball kompjuterit, ku shfaqej kjo esse, nga një portal letrarë shumë i njohur.

   “E kam shkruar për ty” – i thash – “tani nuk je vetëm në poezitë e mia, por edhe në prozë”.

   “Lexoje” – më tha – duke i kursyer fjalët e tjera, siç bënte gjithmonë.

   E lexova ngadalë, duke i mëshuar kujdesit të mos më rrëmbente ndjenja, e cila shpesh më komandon dhe më bënë të lëshohem pa kushte në krahët e përmbajtjes së asaj që lexoj. Kur e mbarova, ktheva kokën dhe e pash drejtë në sy. Drita e tyre shkëlqente nga dy lotë të kristaltë, ndërsa buza i dridhej pa mundur të artikulonte asnjë fjalë. Më përqafoi e më puthi fortë dhe pikërisht aty ku kshte ngjitur buzët, ndjeva rrjedhën e vakët të lotëve që dilnin nga thellësia e një shpirti të  dridhshëm. Lëkundjet flisnin me dihatje, lotët shkruanin për dashurinë tonë që po përjetonte dhimbjen më të madhe në jetë. Asnjëri nuk foli. Të dy e kuptuam se ishin lotë lamtumire.

Qerim Skenderaj

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1