Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Konstatime

Konstatime

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lis Bukuroca

 

 

1. Kur në një oborr gjendet një grumbull i madh pleh, krejt lagjes i vjen era! Kur në krye të shtetit gjendet plehu, krejt kombit i vjen era!

 

2. Ne nuk dimë të duam as atdheun, as gratë! Atdheun e vjedhim duke u shprehur shumë bukur! Grat i dashurojmë duke i shtypur dhe diskriminuar! Prandaj nuk dimë të bëjmë as politikë, as të bëjmë dashuri!!!! Me pallavra, kopalla dhe dokrra, kemi vendin e parë në Europë! Me vepra, të fundit!

 

3. Europa duhet t‘i ofrojë Shqipërinë dhe Kosovën, përndryshe pas pesë viteve, për këto dy vende, ajo duhet të flasë me Erdoganin! Shumica e popullit shqiptar është pro perëndimore, por shumica e elitës politike shqiptare, është osmano – zvarranike!

 

4. Shqipëria dhe Kosova në vitin 2018 kanë më shumë objekte fetare, se sa në vitin 1908! Shtetet që vazhdimisht ndërtojnë faltore, kanë vazhdimisht më shumë besimtarë dhe vazhdimisht më pak dijetarë, rrjedhimisht, vazhdimisht prodhojnë emigracion!

 

5. Kosova dhe Shqipëria janë shndërruar si Qipro Veriore për Erdoganin. Vasalizmin e solli Berisha, e vazhdoi Thaçi, do ta përmbyllë Rama!

 

7. Arbana nuk mund t‘ ua çlirojë atdheun nga ripushtimi shpirtëror osman. Ajo po tregon faktet ekonomike, të cilat pas një dekade, do të ndikojnë, që shqiptarët në mënyrë vullnetare, të ndryshojnë historinë dhe identitetin! Urrejtja ndaj nesh do të rritet në Europë. Askush nuk i dëshiron dy Turqi të vogla në Ballkan, as dy Qipro Veriore, edhe pse statusin e Qipros kemi arritur tashmë! Ne nuk kemi klasë politike. Ne kemi mafi politike! Injorantët nuk janë të rëndësishëm, ti po i bën të mëdhenj duke shpërndarë mendimet e tyre idiote!  Fajtor je ti, shërbëtor i tij!

 

8. Kosova e Thaçit është vendi ku zhduken policët dhe ku amnistohen kriminelët!

 

9. Patriarkalizmi shqiptar krijon kushte dhe ambient për të pranuar despotët e huaj si tutor. Ne edhe pasi të fitojmë lirinë, nuk e duam, por vrapojmë pas një despoti që na premton, që na jep komplimente, një lloj dashurie, një lloj sigurie dhe ngrohtësie, që na ka munguar në familje! Despotin e huaj trajtojmë si profet, jo si partner! Ne përpiqemi ta pastrojmë atë dhe të ruajmë kultin e tij duke e mbështjellë me një brerore shenjtërie: “Ai na ka njohur ndër të parët! Ai ka përcjellë shpalljen e pavarësisë në televizor!”, dhe dokrra të kësaj natyre! 

 

Për t' u çliruar nga kjo tutori e ngritur në instinkt, nevojitet dashuri në shtëpi! Aty nisin të gjitha të ligat, që shpërbëjnë një shoqëri! Kur në fëmijëri mungon ngrohtësia në shtëpi, respekti kërkohet jashtë dhe gjendet te nënshtrimi dhe te depersonalizimi i vetvetes! Njerëzit që kanë humbur personalitetin dhe identitetin e vet dhe që janë pushtuar nga i huaji, pezmatohen kur kritikohet tutori, edhe pse dinë, se demokracia, pa mendim të lirë, është diktaturë!

 

10. Nga vendi i parë ateist në botë, në vend pelegrinazhi për të gjitha mjekrat dogmatike dhe përçarësit e kombit shqiptar! Ose pa fe, ose me të gjitha! A jemi të çuditshëm? Jo! Jemi thjeshtë për keqardhje!

 

11. Dikur urrejtja shoviniste kundër kombit shqiptar shprehej në mediat serbe, maqedonase dhe ruse, tani kryesisht në media shqiptare! Në emër të një pampers-demokracie, televizionet, njëri pas tjetrit, ftojnë njerëz, që me argumente ruso-turke, luftojnë kombin shqiptar! Nuk ofendojnë popullin mercenarët, që paguhen, por i rrënon sedrën dhe dinjitetin, ai i cili u ofron platformë dhe në mënyrë sadiste, dhunon teleshikuesin e vet! E liga nuk vjen vetëm nga imoraliteti politik, por në rend të parë, nga kurvëria e mediave!

 

12. Na ka marrë malli për abuzimin që na bënte Millosheviqi dhe Enveri dhe tani sadizmi i djeshëm, na ofrohet nëpërmjet televizioneve!

 

Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga Lis Bukuroca, te amazon mund të porositet romani “Ngjyrat e dashurisë” me kanunin erotik (vetëm për të rritur), ribotim, përmbledhjen me poezi “Hijedritat e jetës” dhe librin me tregime dhe sprova, “Letër burrave.”

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1