Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | SIKUR TË ISHA ELEFANT

SIKUR TË ISHA ELEFANT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Edmond Llaçi

SIKUR TË ISHA ELEFANT 

     Jo rastësisht po kërkoja në internet. Prej mëse disa javësh kisha një ngacmim të çuditshëm që ndoshta kishte mbetur hershëm, shumë hershëm brenda meje. Bëhet fjalë për një nga kafshët më të mëdha barngrënëse të Afrikës e cila sot ndodhet pothuajse në të gjitha kopështet zoologjike të botës. Për të dhe shumë kafshë të tjera më ka treguar im atë që në krye të adoleshencës time. Si shumë të tjerë edhe ai pati fatin e keq që gjatë luftës së dytë botërore të internohej në Gjermani. Pasi mbaroi lufta ai u përpoq “ta shijonte” lirinë, kohën e mbetur deri sa të ktheheshin në atdhe aty ku e priste mëma, nëna e tij. Midis fotografive të shumta rrugëve të Mynihut, janë edhe tre katër shkrepje tek kopështi zoologjik i Berlinit. Dy prej tyre pranë një elefanti. Në njerën, ai ndodhet i përqafuar prej feçkës së tij. Përveç matrikullit orgjinal që personifikonte identitetin e tij, fotografive dhe disa sendeve të imta, kishte sjellë edhe një libër të ilustruar me foto  nga kopështi zoologjik të cilat nuk kishte rast që të mos i shihja. Më vonë do ta shfletoja shpesh pasi më interesonte shumë koncepti i kopertinës, shkrimit, vendosja e titujve dhe gjithçkaje aty. Gjithashtu stili gotik i të shkruajturit.
         Pra, aty tek jetoja jetën e përditëshme, ai ngacmim më thërriste vazhdimisht. Si “rastësisht” rash në kontakt me një material të hedhur  në internet. Aty bëhej fjalë për një ngjarje të ndodhur në Japoni gjatë luftës së dytë botërore. Duke qenë një nga aleatët kryesorë të asaj  makinerie të fuqishme ushtarake naziste edhe Japonia hyri vrullshëm në luftë. Pas të gjithave si përgjigje, aleanca anglo-amerikane nisi bombardimet në të gjitha zonat ku ndodheshin forcat japoneze. Për veç dokumentarëve të shumtë, është realizuar edhe një film ku në të shfaqet frikshëm lufta si në ajër, tokë edhe në det. Më ka trishtuar shumë humbja e mijra jetëve njerëzore ku më të shumtët ishin të rinj pa dalluar se të cilit krah ishin. Në atë material flitej shumë pak për luftën. Aty shkruhej përjetimi i kujdestarëve që punonin në kopështin zoologjik të qytetit. Kryetari i bashkisë të Tokyos, kryeqytetit të Japonisë dha urdhër që të vriteshin të gjitha kafshët që ndodheshin aty. Kujdestarët, ata njerëz të devotshëm u ndodhën të befasuar nga ai urdhër por si të bindshëm ndaj eprorit të tyre, duhej ta zbatonin atë. Arsyeja ishte e kuptueshme dhe e thjeshtë. Nga bombardimet veçse gërmadha prodhoheshin. Çfarë mund të ndodhte nëse ato kafshë të rrezikëshme shpërthenin rrethimin e shtëpisë së tyre gati natyrore. Me një fjalë të mbërthyera nga amoku ato gati, nëse do të mundeshin, do të shpërndaheshin nëpër qytet dhe kuptohej qe çfarë do të ndodhte. Në të kundërtën e veprimit të Noes dhe varkës së tij para dhe pas përmbytjes, kësaj rradhe do të zhukeshin, vriteshin të gjitha kafshët. Filluan me zvaranikët, shpezët dhe gjithçka se mendonin të vriteshin të parat. Ku u kryen nga format më të ndryshme nga helmimi, vrasja me armë, lënia pa ushqime, pra çdo formë e mundëshme. Në ato çaste, për fatin e keq të tyre aty po përjetonin orët e fundit të jetës tre elefant riosh. Të mrekullueshëm si nga bukuria dhe inteligjenca. Jo vetëm fëmijtë por edhe të rriturit do të ndaleshin para tyre dhe ata do të shfaqnin të gjithë atë që zotëronin. Si do të mundeshin tashmë ata kujdestarë tu ndërprisnin jetën, ku edhe vet jeta e tyre ishte bërë njësh me ta. Po përpiqeshin sa do pak duke i ushqyer me çka mundnin pasi edhe ato po mbaronin. Por edhe ata duhej të vriteshin. Në patatet, në ushqimin më të preferuar për ta, një pjesë të tyre e kishin spërkatur me helm vdekje prurës. Megjithëse për barqet e tyre të urritura ishte e papërfillshme ajo masë, nga instikti të helmuarat i shtynin tutje me feçkë. Dhe ai lëngëzimi i çuditshëm i jetës tek shkëlqente ende në sytë e tyre, vazhdimish kërkonte ndihmë për të jetuar por më kot. Urdhëri duhej zbatuar. Në vazhdim, të rrëzuar duke mos patur fuqi për të qëndruar në këmbë, në aq sa u lejonte pozicioni ku ndodheshin shtrirë,  ndiqnin lëvizjet e kujdestarëve  veçse me beben e syrit. Njëri, më iteligjenti, i pagëzuar me një emër tepër miklues që tingëllonte bukur në gjuhën japoneze, në një çast tek ndjeu ti afrohej kujdestari i tij, njeriu që i kishte qëndruar afër që nga koha kur e kishin sjellë aty të vogël, mes përjekjeve të mëdha nga pa fuqia, u çua në këmbë. Për ta mikluar atë, nisi të bënte ato lojrat e bukura ku veçse ai dinte ti bënte. Por më kotë. Kujdestari i tij nuk e ktheu kokën fare. Në atë ikje ai veçse po qante. Dhe më e keqja nuk po guxonte ti afrohej ti jipte përkëdheljen,  lamtumirën e fundit. A do të kishte mundësi të shkëputej prej andej. Pra dihet se si përfundoi ajo vrasje e shumfishtë. Megjithëse shkrimi qe në gjuhë të huaj e lexova me një frymë. Në shtëpi isha vetëm dhe u ndjeva i çliruar që munda të qaja pa më parë të tjerët. Ai nuk qe lexim por përjetim, gati sikur isha pranë tyre dhe i pashë nga afër të gjitha skenat e asaj ngjarje makabre. Mu kujtua im atë tek më tregonte herë pas here për luftën e dytë botërore, ku pas çdo bombardimi të aleatëve mbi qytetet gjermane, sëbashku me një ish ushtar gjerman të plagosur pranë stalingradit, do të dilnin të mblidhnin kufomat e qytetarëve të pafajshëm. Ndjeva dhimbjen e madhe për të gjithë ata njerëz që nuk ishin marë pjesë drejtpërdrejt në luftë që përfshiu shumë vende në atë shfarosje. Ai veprim ishte i njëjtë me atë që kishte ndodhur në qendër të Europës në kampet e shfarosjes në masë të racës njerëzore. Mendova se nuk kishin as edhe ndryshimin më të vogël nga njera tjetra. Të dyja, ato ishin vepra të ndodhura kundra natyrës njerëzore, ekuilibrave të vendosura nga zoti të paktën kështu e besoj unë. Me gjithëse thirrjen që lëshova në ato çaste po e dëgjoja vetëm unë nuk hezitova ta lija për gjysëm:
          Hej njerëz, në qoftë se do të kisha fuqinë e zotit të kthehesha në një elefant do ti shtypja me tërë fuqinë e trupit të gjithë ata që do të dilnin kundër vullnetit të tij pa çka se mund të vritem edhe vet.  

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1