Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Dy gladiatorë

Dy gladiatorë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Zhuljeta Grabocka Çina

Dy gladiatorë 
Në fshatin tonë filluan të bëheshin të shpeshta largimet e djemve të rinj. Secili prej tyre i ngjante një historie grithërritëse për ne që mosha na ftonte të njihnim të panjohurat. Aventurat e tyre ishin për ne më të rinjtë hapi, që duhet të hidhnim drejt rrugëve të hapura të botës së madhe. Ato ishin krejt ndryshe nga rrugët e jetës, që kishin rrahur të parët tanë. Porositë e tyre tashmë, për ata që po e linim fshatin ishin njësoj si të kërkoje fatin në oazin e hënës. Dikur më i ishte dukur i largët vargu përlutës: / Të më ngresh, moj nënë, me Yllin e mëngjesit / dhe e pakuptimtë drama a tragjizmi i çobanit, që mund të fshihej tek “ varri”i vargut përcjellës /se më presin shokët tek varri i çobanit. Ndërsa thashethemnaja e ikjeve merrte dhenë, lajmin se ku kishin shkuar e merrnim vesh shumë vonë. Të afërmit ngushëlloheshin duke përmendur dyert e shtëpive ku djemtë atë natë kishin munguar. Në të shumtën e rasteve iknim fshehurazi. Misteri na vishte me aureolën e heronjëve të ditës. Guximi ynë po kthehej në një model suksesi. Njëri pas tjetrit filluan të tërhiqnim shokët e miqtë. Duhej se këto koloni tej detit, po i thanin damarët e ujrave të pakta të fshatrave tona në rrëzën e malit. Dielli i pranverës binte mbi tokat e pjerrta, që punoheshin me krahët e këputura të grave, që bujisnin si brumbujt e vetmuar nëpër rrugë e shkretuara të fshatit. Kohët po ndryshonin çuditërisht. I besohej verbërisht gjithçkaje. Në vorbullën e këtij laku ramë të gjithë. Pas disa kohësh filluan kthimet e para të të përmalluarve. Histori, vende, miqësi e mbi të gjitha “paraja” u bë kreu e bisedave, që miklonte njerëzit. Dhe ndërsa duhej të mendohej për investime në bujqësi, djemtë e fshatit kapardiseshin rëndshëm mbi makina, që frenonin në rrugët gjithë pluhur të fshatit. Buria e njërës prej tyre u bë shqetësuese edhe për mua. Sa herë dilnim nga shkolla, makinat na prisnin aty. I njëjti person gjithnjë e më shpesh, ulte marshin kur parakalonte pranë nesh. Motra e trembur afrohej pranë meje brishtësisht, si të thyhej një vezë që mbante dy të verdha. Ishin binjakë. Ajo ishte pesë minuta më e madhe se unë. Gjithnjë më të madhen e kishim trajtuar. Unë ndihesha i plotësuar e i mbrojtur nën trupin e hedhur e të shëndetshëm të saj, që rritej thuaj se e kapje pas flokëve të dendur e të bukur. Përherë të parë në jetën time u ndjeva i rrezikuar. Duhet t’i dilja në mbrojtje. Ajo ulte kokën e ecte më tej, ndërsa unë e shihja drejt e në sy djalin që rrinte mbi timon. Kur filloi të binte gjithnjë e më shumë në sy dhe të të tjerëve vendosa të bisedoj me të. 
Mos e ndiq më motrën time! – i thashë, dhe zëri tingëlloi më serioz se kurrë. Më hodhi një vështrim nga koka deri tek këmbët e duke më thënë se e kishte seriozisht dhe do të vinte ta kërkonte dorën e saj në shtëpi. I thashë nënës të bisedonte me babain. Pyetëm rreth tij dhe aq sa mësuam rreth familjes së tyre na mjaftoi, që të vendosnim për fejesën. Motra, unë dhe ai shkuam në qytet për të blerë përgatitjet e rastit. Ky ishte edhe prezantimi i tyre. Dhëndri “paralli” nuk u kursye në dhurata, duke e larë me “flori” motrën. Të gjitha ceremonitë u kryen shpejt e shpejt. 
“U erdhi e mira në derë” - pëshpërisnin njerëzit. Ndërsa në shtëpinë tonë, ky gaz po rëmbente bukurinë e qetësisë shpirtërore, që motra derdhte si reze drite kur hynte e dilte nëpër dhoma. Ishim bërë më të ndjeshëm. Dhe fjalët i kishim më të rralla. Dita e dasmës erdhi e orizi i bardhë u derdh i valëzuar nga sytë e përlotur të nënës, që shihnin rrotat e taksisë tek shkisnin ngadalë mbi gurët e rrugës së ngushtë. Në sytë tanë mbeti fytyra si diell e motrës, e rrethuar me shkëlqimin e gurëve të kurrorës, thuaj se kishin zbritur yjet për ta shoqëruar. Mbeta i ngrirë, një pjesë e zemrës sime do të rrihte larg. Sa pak isha përgatitur për këtë ndarje! M’u duk se bardhësia e fustanit të nusërisë kishte veshur natyrën përreth e gjithçka. Më vinte të rendja drejt saj. Të mbështillesha me mirësinë e saj për të mos u ndarë kurrë. Në heshtje i gëlltita lotët. Kur ikën vajza prej shtëpisë së prindërve qajnë edhe strehët. Boshllëku i mungesës së saj vazhdoi gjatë. Brenda javës çifti shkoi në Itali. Në ankthin e pritjes së lajmeve të largta në mendjen time po bluhej një mendim. Nëpër telefonatat e rralla motra, na thoshte se ishte e lumtur. Erdhën edhe fotot e para. Muajt shkonin edhe ne çmalleshim duke i parë ato. Viti erdhi rrotull. Kisha mundur të lidhesha me njerëz, që çonin klandestinë. Për dokumenta të rregullta as që bëhej fjalë. Vendosa të shkoja në Itali tek motra. U thashë që të më prisnin. Kunati nuk mundi të fshihte shqetësimin, por më premtoi se do të më gjente punë në një qytet tjetër, pesëdhjetë kilometra larg qytetit të tyre. Mua m’u duk mirë. Në shtëpi të gjithë mendonin se do t’i isha pranë edhe krah motrës. Eh, hesapet e shtëpisë nuk dalin kurrë në pazar. Isha i ndërgjegjshëm për vështirësitë, që më prisnin në një vend të huaj, por s’e kisha menduar s’e do të kaloja aty, sprovën më të madhe të jetës. Kunati më priti edhe në vend, që të më shpinte në shtëpinë e tij, e të takoja motrën, më çoi drejt e në qytetin ku do të punoja. Në fillim nuk kuptova gjë. Shpresoja se do të shiheshim përsëri. Menjëherë fillova punë si punëtor ngarkim-shkarkimi në një magazinë. Kthesha vonë në dhomë, edhe tejet i lodhur. Gjumi më kapiste shpejt dhe nuk po mundesha të njihesha mirë me dy shokët e dhomës, që çuditërisht punonin natën e ktheheshin shumë vonë. Kur ikja në mëngjes i lija në gjumë. Kaloi kohë e kunati s’po bëhej i gjallë. Mezi po i prisja pushimet. Ato erdhën e shkuan shpejt sa për t’u marrë me veten pa mundur që t’i takoja ata të dy... Nuk kisha asnjë adresë kontakti, sepse ai më tha, se do të vinte shpejt të më merrte. I pyeta, të dy shokët e dhomës, por as ata nuk më ndihmuan. Sa pyetje më vërtiteshin në kokë! Bisedoja edhe me njerëzit e shtëpisë, por me kujdesin për të mos i shqetësuar. Kaloi muaji e durrimi po më soste. Vendosa të shkoj në qytetin e tij duke marrë me vete kursimet e sapo krijuara. I hipa trenit. Për fatin tim takoj në vagon një patriot. Mendova, se shpresa ndriti për mua. Në fillim nuk ia tregova hallin. Por as ai nuk shfaqi interes. Ndaj u mjaftova duke i thënë, se po shkoja për t’i takuar. U ndamë me të zbritur në platformën e stacionit të trenit, pa marrë asnjë të dhënë megjithëse kishte dy vjet që punonte në këtë qytet. Nata po binte, e drita e verdhë e neonit ma sillte të huaj qytetin. Kalova nëpër vijat e bardha të kryqëzimit dhe nën semafor pashë dy vajza që prisnin. Nuk ishte e vështirë për ta kuptuar, por ajo që më çuditi ishte se njëra më foli shqip: -“Mirëmbrëma!”
Ngrita kokën edhe e pashë në sy. Sa shumë i mishërova në këtë profesion të vjetër sa vetë njerëzimi. Ato ishin skllave moderne të babëzisë mjerane. Në mes të katër rrugëve kisha mbetur edhe unë. Me një besim të nëpër këmbur. Mendja më punonte vetëm tek motra. 
- Ku ishte ajo tani?! - i pyeta ato. 
- Vazhdo rrugën në këtë trotuar, - më thanë. E ndërsa po ecja rrotat e një makine frenuan para këmbëve të tyre. Njëra hipi e u zhduk. M’u duk sikur më zuri nata për fyti. E ndjeja veten pa peshë. Si një austronaut që eksploron një vend të huaj. Vëzhgoja me imtësi çdo gjë. Në kthesën tjetër nën semafor priste një femër. Silueta e saj më ngjau me siluetën e motrës. Por ishte krejt e transformuar, flokë e veshje. Iu afrova. Instiktivisht, ajo ktheu kokën e vështrimi i saj ra mbi mua. Sytë iu hapëruan, a thua se djallin ishte duke e vështruar!? Me të dy duart zuri fytyrën pa mundur të përmbante ulërrimën e vërshuar nga çdo qelizë e trupit të saj. Bota m’u rrotullua, nuk kisha ku të mbahesha. Buza m’u tha e sytë m’u errësuan. Rrashë mbi pllakat e trotuarit, thua se kisha kapur fundin e botës. Nuk di sa kohë zgjati, derisa lotët e motrës më përmendën. Sytë e saj të zez e të thelluar nën rrathë blu, më shihni të lemeruar. Çdo gjë për mua tani ishte e qartë. Dënesa e saj nuk kishte të mbaruar. Nata na kishte mbërthyer në krahët e saj me punët e saj më të errta. Isha i vendosur për të shpaguar. I kërkova motrës ku mund ta gjeja “atë”, që kishte shkelur mbi virgjërinë e saj dhe i kishte hapur plagë të pashërruara. Nuk isha vetëm vëllai me sedrën e burrit të lënduar, që betohet mbi nderin e motrës, por isha njeriu, që rruga e dritat e semaforit më kishin treguar gjarpërin me gjuhën e helmuar. Duke tërhequr këmbët e pa guxuar të hedh sytë mbi motrën, arrita në pragun e shtëpisë. Vetëm emrin “njeri” nuk mund ta ketë, mendova. E lashë motrën tek dera. Ngjita shkallët. Trokita disa herë në derë. E hapi. Ballë për ballë e sy për sy pa iu ndridhur syri më drejtoi pistoletën. Vetëtimthi i kapa e ia përdrodha dorën dhe arma iu shkreh mbi fytyrën e tij të tjetërsuar. Trupi iu plandos menjëherë mbi dysheme. Në të mijtën e sekondës ndodhi ajo, që na vuri në peshore barbarisht si dy gladiatorë të rënuar. Pas ndjeva hapat e motrës, që ecte duke u dihatur me duart në hije, për të lehtësuar rrahjet e zemrës së foshnjës disa muajshe. Dëshmia e një martese të dështuar, që do të rritej jetime.

pj II

Krisma

Zhurrma e mbytur më ndrydhi atë pjesë të trupit, ku rrihnin së bashku dy zemra. E dërrmuar vrulltas i ngjita shkallët, si shpesi që ndjek prenë e vet. Si mund ta besoja atë që po shikoja. Rrufetë e qiellit ranë mbi mua. Nuk kisha kujt t’i flisja. Me gjunjët e prera mbështeta mbi grushte kokën në dysheme, ku kishte filluar të mpiksej gjaku i derdhur. Përpara kisha dy fytyra ”meiti”. Dy copëza hëne për të më verbuar. Trupi i pa jetë i tim shoqi dergjej aty në dyshemenë e korridorit. Ku kishte kurdisur planin e tij të zi. Më të zi se nata. Fati na kishte dënuar të treve. Iu afrova vëllait, që kishte humbur ndjenjat. E përmenda. Lotët më mbuluan fytyrën. Mora celularin e lajmërova policinë. Asgjë në botë nuk mbetet pa u ndëshkuar! I hodha një vështrim shtëpisë ku ishin sterosur ditët e nusërisë sime. Mallkova veten. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Më dukej se po humbisja dhe vëllain, njeriun që e desha sa jetën time. Minutat fatale kishin ndodhur. Sirena e alarmit të makinës së policisë më bëri të mbledh veten. Na mbetej t’i nënshtroheshim gjykimit të njerëzve dhe gjykimit të Zotit. 
Ata kqyrën shpejt e shpejt gjithçka. Drama më e madhe luhej në shpirtin tim. I ngjaja një fletëze vjeshte që e flak përtokë stuhia. Hetuesit me kujdes mbodhën provat. Trupin e tij e çuan në morgun e spitalit të qytetit. Ndërsa vëllain e arrestuan. Dhoma më dukej si një varr i thellë, ku askush s’mund të më jepte ngushëllim. Kjo ishte nata më e vështirë e jetës sime. Ishte 
vetegjyqësisa më e ashpër, që mund t’u bëja ndonjëherë në jetë veprimeve të mia. E vetme, në një vend të huaj po prisja të binte mëngjesi. Çdo cast ishte vendimtar për mua. Rrezet e diellit ranë dalëngadalë mbi orenditë e dhomës. Ato ngrohën edhe trupin tim të mpirë. Arteriet e të cilit rrisnin krijesën më të pafajshme të një martese dhe dashurie të pa realizuar. Sa e kisha vuajtur këtë fakt. Sa herë i isha lutur të mos dilja të prostituaja në këtë ngjendje. E pa shpresë në kalvarin e vuajtjeve nuk kisha mundur t’i shpëtoja barbarisë epshrore të mashkujve. Bota e të cilëve e kishte humbur ekuilibrin për mua. Vetëm ajo, që rritej brenda meje më jepte shpresë. Rreth asaj thurreshin ëndrrat e mia. Gjithnjë krijesën time e përfytyroja vajzë. Asnjëherë djalë. Ajo do të ishte bijëza ime. Jeta ime. Të dyja viktima të kësaj bote, që asnjëherë s’e kisha menduar të tillë. Imazhi im për mashkullin e burrin kishte qënë ndryshe. Kodi moral i fshatit ishte më qelibartë, se kjo kënetë ku kisha notuar. Unë erdha e celebruar. Muajt e parë ishin shumë të vështirë. Ai mundohej të më inpononte atë botë “ moderne ” që po bluante eshtrat e mia. Paqja ime shpirtërore kishte mbaruar. Çdo gjë për mua ishte e huaj. I jetoja rrathët e ferrit nën kërcënime që s’kishin të mbaruar. Përditë dhunë fizike e psikologjike. Kisha dëgjuar si kishin shpëtuar vajzat e tjera, por vete e kisha të pamundur. Trokitjet në derë më sollën në vete. Duhej të dëshmoja në komisariat për ngjarjen. Thashë të vërtetën e hidhur si qielli, që shkarkohet nga rretë e zeza. Isha e trembur më shumë për vëllanë se sa për vete. Atij gjithçka i kishte ndodhur si rrufe në qiell të hapur. I pyeta për të. 
Përgjigjet ishin të kursyera. Gjithçka ishte në proçes. Provat e pafajësisë së tij ishin të qarta. Nuk e di se ç’mund të kisha bërë në qoftë se viktima do të ishte im vëlla!? Por fati për ne ishte shkruar ndryshe. Nuk mund të arsyetoja më tej. Edhe vetëvrasja aksindentale e tim shoqi, ishte torturuese për mua. Një hije që do të më shoqëronte gjithë jetën. Pa mundur të çlirohesha asnjëherë plotësisht prej tij. Më çuan në një strehëz. Vetëm qaja. Më këshillonin të qetësohesha. Çuditërisht u hapa siç ndahet në dy pjesë kokrra e arrës së arrirë, mbas çalitjes së lëvozhgës. Edhe vajzat e tjera të strehëzës filluan të më bënin shoqëri. Ditët kalonin, por plaga ime nuk ishte e lehtë të shërrohej. I ngjaja një gote qelqi që kishte marrë krisje. Në vesh ndjeja ende oshëtimën e shurdhër të krismës dhe zgjohesha e trembur nga makthet në gjumë. Aq keq e përjetoja. Nuk më vinte keq për veten. Por në trupin tim rritej një krijesë, që kishte nevojë për mua. Që ushqehej me gjakun tim, me shpresën time. Fillova të lexoj për mëmësinë e të tregoj kujdes për shtatzaninë. Gjendja e ime shpirtërore vazhdonte të ishte e vështirë. Po kalonin muajt. Trauma, që kalova la pasojat e veta. Do ta prisja e vetme ardhjen e saj në jetë. Duhet t’i falja ngrohtësi. Ajo duhet të ndjente dashurinë time. Edhe zërin tim. Duhet të jetoja për dy persona. Fillova të haja regullisht. Të bëj shëtitje në kopshtin e strehëzës, të flija më mirë, të shoqërohesha…Befas ndodhi mrekullia. 
Një suprizë e këndshme do të më ndryshonte krejtësisht. Psikologia më sollin një ditë, një sepet me penj. Tura plot ngjyra: të bardhë, rozë, bojë qielli, lila, të verdhë, jeshile. M’u duk se kisha një shportë me lule në duar e duhet të zgjidhja. Zgjodha ngjyrën rozë, dhe e rehatova mbi barkun e harkuar. E vendosa. Do të thurrja një kapuç bebeje. Dikur kisha bërë rroba për kukullat e mia. Trishtimi im filloi të tërhollej si mjegulla në shpatet e malit. Jeta me të përpjetat e tjera sa kishin filluar. Përgatitja e rrobave të foshnjës ishte terapia më e mirë, që mund të bëja. Sajuam modelet më të bukura për kapuçin, trikot, papuçet, pelerinat e lodrat. E shumë gjëra të tjera, tani do të ishin gati. Isha në muajin e nëntë. Edhe ditët po iknin më shpejt. Edhe dhoma u bë gati për pritjen e princeshës sime. Por edhe unë përditë e më shumë e ngarkuar ndjeja “shqelmet” e së ëmblës sime. Sa bukur të jesh grua. E gjithë vëmendja po binte mbi mua. Strehëzës do t’i shtohej një banor i ri. Fillova të ndjeja, se nuk ka gjë më të bukur se ardhja e një fëmije në jetë. Zoti kishte më kishte bekuar me ripërtëritjen e madhe, hyjnoren. Ora erdhi. Mes lotëve e dhimbjeve e qara e drittë e Albës, përshëndeti rrezet e para të diellit, qiellin e tokën përreth. Në shpirt u ndjeva dy herë njeri. U lumturova. Lotët e mi ishin lotë gëzimi. Më në fund lindi dielli edhe për mua. Do të luftoja të realizoja jetën time. Le të bien këmbat, kudo në botë ku lindin foshnjat. Ajo ka nevojë të zgjohet me pafajësinë e tyre. Mos harroni, o njerëz! Çdo mashkull lind prej një nëne, e çdo vajzë duhet të ndihet e dashuruar pafundësisht prej një djali! Mos lejoni që krismat të shpojnë tej për tej zemrat tona! Në duar shtërngoja time bijë si dukur nëna ime më kishte mbajtur mua. 
Zh. Grabocka

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1