Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | TREGIME | Shoku im Kujtim Hazizi

Shoku im Kujtim Hazizi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vangjush Saro

Përsiatje

Shoku im Kujtim Hazizi

1975-1977. Për të shkuar në “detyrë”, i bija nga Shëmriza; (pastaj: Nartë, Shëmbërdhenj, Ermenj, Vidhan). Ndonjëherë, nga Kodovjati, lumit përmes dhe përpjetë, disa orë orë udhëtim në këmbë, për të bërë një pushim në Bletëz; ishte një fshat i vogël, por që kishte një shkollë 8-vjeçare. Atje punonin e jetonin Kujtim Hazizi dhe gruaja e tij, Shkëndija; atëherë, me vajzën, Anilën, foshnjë. (Ata kishin kryer studimet në Institutin Pedagogjik të Shkodrës, Kujtimi për Gjuhë e Letërsi, ajo për Histori-Gjeografi. (Ishte nga një familje me mbiemrin Zani, që përndiqej. Në fakt, vëllanë e saj, Tomorrin, e kisha koleg ca kohë; pastaj e dëbuan nga arsimi.)) 
Nganjëherë, nuk e kuptoja ç’bënte Kujtimi atje, në atë kënd të humbur, me peshën e rëndë të përndjekjes mbi shpatulla. Ishte i zgjuar, i informuar gjerësisht në disa fusha, lexonte, luante shah, i pëlqenin fshehtësitë e gjuhës, diskutimi ynë ishte një kënaqësi, ndonjëherë, shpesh herë, një “ndalim”, që ne e dinim shumë mirë. Unë mbërrija atje në të errur. Me hapin e një krijuesi të brishtë, të një qytetari të parrahur me jetën dhe largësitë, më duheshin edhe nja dy orë deri në Vidhan. Bëja të ikja, por… edhe ata nuk më linin, edhe mua nuk më ikej. Shkëndija na shtronte një tavolinë të vogël, të thjeshtë, ku uleshim të tre… Pastaj diskutonim. Për jetën. Për librat. Për shumë gjëra që shkonin keq. Për karrierën e tyre të shuar… 
Prapë pyesja veten. Si e lënë këtu, në këtë humbëtirë, kurse me njohuritë, me kulturën dhe politesën që ka, mund të shërbejë shumë mirë në një pozicion tjetër, në qytet pse jo… Unë isha naiv, deri diku edhe Kujtimi me Shkëndijën; sepse të tre “i jepnim gojës”. Koha tregoi që nuk ishim “nga ata” dhe kështu s’na gjeti gjë. (Këtë përvojë e pata edhe me miq të tjerë në ato kohë të vështira; mbase ishte fat, mbase rastësi…) 
Kohë më pas, unë “zbrita” në Gramsh, punova në gjimnaz, anipse më shkoi jeta ndër hotele ose duke e ndarë banesën me të tjerë; edhe pse iu dhashë, me mish e me shpirt, punës, sa edhe jetës letrare dhe artistike atje, (për të provuar pas një dekade, një tjetër fat, në Tiranë…) Ata, vetëm pas ndryshimeve të sistemit, e shkundën disi barrën e problemeve, që nuk kishte pse t’ua rëndonin jetën ashtu. Edhe pse provoi ndonjë detyrë tjetër, Kujtimin sërish nuk e pashë në atë lartësi që do ta dëshiroja unë dhe që ai e meritonte. Vdiq herët, pasi iu bë sebep zemra, që, fundja, shumë kishte duruar…
Mirënjohje për Kujtimin dhe për familjen e tij. Sado të flas, nuk i them dot të gjitha. Një emër i ndritur i asaj treve…

Comments (3 posted):

faruk myrtaj on 06/03/2018 23:53:54
avatar
Fjale per njeriun e bukur...

Kur fjalet e bukura perdoren per Njeriun e Bukur, ato i japin se paku nur edhe atij qe dhuron kesisoj!

Vangjush Saros i shkojne prej heret fare keto fjale...

Ka ndodhur ta njoh kete familje, kete FAMILJE, duhet shkruar me te medha, per qendresen dinjitoze te saj, ne ato kohe te veshtira (edhe pse, me sapo shohim, nuk paska kohe te veshtira e te lehta per Njeriun: sfidat nuk rreshtin kurre, kurdo dhe kudo e con rruga qe here quhet Fat, here Aventure,) por gjithnje duhet ecur me kembe, si Njeri.

Kujtimi nuk ndahet dot nga Shkendija dhe Shkendija, ajo e di, se si ka bere keto vite pa Kujtimin e saj, i perkore e dinjitoz, i urte dhe pranues i Jetes, sic ben mire te ndodhe me gjithkend qe arrin ta kuptoj e pranoj jeten si mundesi per rrahje sa me te forte zemre...

Vangjush Saro as ka pasur ndonje perfitim prej miqesise me te, as ka ndonje shkas tjeter vecse shpirteror ne permendjen e tij: si Vangjushi mund te shtojne tere ata qe e kane njohur kete Kujtim ne krahe te Shkendijes.

Virtyti arrin te mbetet me kollaj virtyt, kur arrijme ta mbajme pak sa heshtur. Dashuria behet edhe me e thelle, kur mundim ta shnderrojme natyrshem menyre ekzistence, frymemerrje dhe, pse jo: ne ca lote qe me shume se dhimbje per njeriun e dashur, ta rrisin frymemarrjen dhe udhen ta bejne edhe me te bukur...

Shkendija, ndodhi ta kryej shkollen e mesme ne nje familje te zakonshme ne Gramsh. Hyri nje moter me shume ne ate shtepi. U shtua nje luge aty ku asgje nuk do ndryshonte nje luge me pak.

Dhe te mendosh se pas rezultateve gjithnje te larta, Shkendije Zanit nuk ia dhane te drejten per te vazhduar shkollen e larte. Por, u gjenden njerez te mire, gjithnje gjenden, ne te gjithe kohet Njeriu nuk eshte aq i rralluar sa ndonjehere shtyhemi te dyshojme, dhe filloi mesuese ne nje nga fshatrat qe aq me muzikalitet i pershkruan Vangjush Saro.

Me rrogen e pare qe mori Shkendija e Kujtimit, u kthye tek shtepia ku kaloi vitet e gjimnazit dhe bleu tere ato dhurata per tere ate familje qe iu be dhe mbeti e saja...!

Kujtimi mbeti i saji, engjelli i saj, qe mbase per shkak te zemres qe rrahu forte edhe per te, iu zbut shume heret...

Nderuar qofsh, Vangjush Saro...
respekte
fm
vangjush saro on 07/03/2018 18:40:13
avatar
Faruk, te falenderoj me shpirt per kete shenim te ri, le te themi nje pjese e dyte, nje plotesim, ne po ate teme, per po ate FAMILJE, per miqte tane te mire, per shokun tone, shuar vite me pare... E cmoj ndalesen tende, si dhe ndjeshmerine ne percjelljen e shkrimit, persiatjes, qe ishte nje gje e dashur, mbetur prej kohesh ne mendjen dhe zemren time. Kane qene vite te veshtira, te paharruara. Dhe Kujtimi e Shkendija, vlera qe koha nuk i zhbeu dot. Uroj me te miren per familjen e Kujtimit dhe per ty, mik e koleg i dashur. Degjohemi dhe lexohemi.
Anila Hazizi on 09/03/2018 16:41:09
avatar
Të dashur xhaxhi Vangjush e xhaxhi Faruk,

Ne jemi takuar shume rrallë, e unë kam qenë shumë e vogël për të patur kujtime të mirëfillta me ju, por emri dhe figura juaj, të të dyve, kanë zënë vend butë në nën-ndërgjegjien time. E ndoshta, kjo e fundit bën që unë të vazhdoj t’ju them « xhaxhi », pasi kështu si duket i pëlqen të më vendosë në kohë duke përzgjatur ndjesinë e pranisë së babit me ne…

Shumë faleminderit! Për gjithëçka!

Faleminderit xhaxhi Vangjush për përsiatjen tuaj, falë jush mami, vëllezërit e mi dhe unë pritëm vlerësime e fjalë që na ngrohën , të percjella nga miq të babit e të mamit që I njohim (ju I pari), dhe nga njerëz të mirë që ne fëmijët nuk I njohim, por që marrin gjithë mirënjohjen dhe falenderimet tona.

Falemiderit xhaxhi Faruk për fjalët e ndjera që botuat, për mendimet dhe vlerësimet për mamin edhe babin! Tabloja vërtet u plotësua edhe më… Faleminderit që I keni në mendje edhe ju!

Falë të dyve ju, ne ushqyem shpritin dhe zemrën me ndjenja miqësie të bukura e të pakushtëzuara, përfitimi I vetëm që do kishit ju të dy do të ishte mirënjohja jonë. Dhe ju atë e keni pafund!!!

Me shumë dashuri ju falenderojmë, mami dhe ne fëmijët (Anila, Aldi dhe Erjoni)!

Frymëzimi ju rrjedhtë si lumë!

Përzemërsisht
Anila

P.S. : mami iu dërgon shumë të fala Mirës dhe Rinës!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1