Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TREGIME | Lotët e asaj vajze

Lotët e asaj vajze

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat Kripa

Fragment nga romani “Në kërkim të lirisë”

 

Vjeshtë 1992. Në një nga ditët e  asaj  vjeshte, nga Ministria e Arsimit,  erdhën disa kërkesa për të drejta studimi për në arsimin e lartë, për të përndjekurit politikë.  Duhej të zgjidheshin personat që do të vazhdonin studimet. U mblodhën kërkesat dhe kryesia e shoqatës së të përndjekurve politikë filloi diskutimin për të caktuar kush do të përfitonte dhe në cilin fakultet. Pasi kishin diskutuar disa nga anëtarët e kryesisë, u ngrit Fatosi:

- Gjithmonë kam patur një ëndërr. Desha të studioja. Desha të bëhesha dikush. Por regjimi nuk më lejoi. Tani jam në moshë të thyer. Megjithatë këtë dëshirë vazhdoj ta kem dhe më duket se sot ka ardhur dita që ta realizojë. Ndaj ju drejtohem juve, të dashur miq, po e  patë    arsyeshme,     jepni  njërën  nga  të drejtat e studimit.

            Asnjë nuk foli. Për disa minuta mbretëroi heshtja. Së fundi u ngrit  Visari:

            - Unë jam dakord dhe kam besim të plotë se  do    na  nderojë.

            Nuk   kundërshtuan.  Miratuan   listën  e  emrave fitues   dhe   ngarkuan   Fatosin,  si  sekretar,      bënte shkresën përkatëse.

            Kaluan disa ditë. Ishte përpiluar  shkresa  dhe  po pritej që të vinte kryetari për ta nënshkruar. Fatosi qëndronte në zyrën e shoqatës dhe priste të  përndjekurit që kishin probleme.

Trokiti porta.

            - Hyni! –  tha ai.

            Në zyrë hyri një vajzë. Fatosit iu duk si  një  fytyrë e njohur por nuk i kujtohej se ku. I zgjati dorën, e ftoi të ulej dhe i tha:

            - Përse jeni munduar?

            Vajza vuri buzën në gaz.

            - Nuk po më njihni?

            Fatosi qëndroi i habitur. Iu duk sikur    ato  çaste kujtesa i  kishte fluturuar. Ajo e kuptoi dhe foli:

            - Jam Sandra Mino.

            - Sandra? Vajza e mikut tim?

            U ngrit, e përqafoi fort dhe e puthi në ballë.

            - Xhaxhai si është? –  pyeti.

            - Xhaxhai nuk jeton më, - u përgjigj ajo. – Ka disa vjet që i ka mbyllur sytë.

            Për një çast Fatosi e ndjeu veten  ngushtë. I erdhi shumë keq që nuk  e  kishte  marrë vesh këtë lajm më parë.

- Përse je munduar, moj bijë? – e pyeti.

            - Kam  dëgjuar  se  ju  kanë ardhur disa    drejta studimi. A e mbani  mend  se ç’më  thatë  ditën  e  fundit kur u takuam para disa  viteve? Mendova  se  erdhi  dita  e plotësimit të ëndrrës sime.

            Fatosi mbeti keq. Listat ishin përfunduar dhe  bërë gati për t’u nënshkruar. Si t’ia bënte? A mund të hiqte ndonjë dhe të shkruante emrin e saj? Nuk e kishte atë të drejtë.

            - Po   je   kujtuar    vonë,   moj   vajzë  -   i   tha.    Tashmë listat janë miratuar.

            - Tani e  mora  vesh    tha  ajo  dhe  nga  sytë  i  rrodhën  disa  pika  lot. 

Fatosit  iu  kujtua  ngjarja  e  disa viteve më parë, kur nga sytë  e  saj  kishte  parë    rridhnin të njëjtët  lot si sot.

 

            Atë   mëngjes   ishte    ngritur    herët.  Duhej     kapte trenin e orës 6.oo. I ishte bërë zakon që kur kishte ndërmend të udhëtonte të ngrihej disa orë para kohës së caktuar. Duhej të shkonte në Tiranë. Vëllai i tij, Kreshniku, ishte shtruar në spital dhe i duhej të  interesohej për të. Në pasdite duhej të kthehej përsëri se të nesërmen detyrimisht duhej të paraqitej në punë.

            Mbërriti në stacion dhe shkoi te biletaria. Një radhë e gjatë ishte para sportelit. Ishte e diel dhe njerëzia kërkonin t’i zgjidhnin problemet e tyre në të vetmen ditë pushimi. Në radhë pa Astritin, një shokun  e  tij. I dha lekët dhe ai i preu biletën.

- Eja, -  tha Astriti  pasi  doli  nga  radha. –  Kam dërguar gruan dhe djalin të zenë vendet.

- Ku do të shkoni? – e pyeti Fatosi.

- Në Fier.

Hipën në tren dhe filluan të kërkojnë vagon më vagon, ku ishin gruaja dhe djali i tij. Së fundi i gjetën. Astriti u ul në vendin që i kishin ruajtur ato. Vendet e tjera ishin të zëna. Madje kishte edhe një shumicë njerëzish që qëndronin në këmbë.  I vetmi mjet për trasportin e udhëtarëve ishte i tejmbushur.

Ndërkaq sirena oshëtiu dhe treni u nis duke rrëkëllitur rrotat sipas ritmit.

- Ku   shkoni? –  i   tha  një  burrë    qëndronte pranë tij.

- Në Tiranë, - iu përgjigj.

- E paskemi rrugën bashkë, - vazhdoi – por, si duken bathët, do ta bëjmë të gjithë më këmbë.

            - Mos  u   merakos,  -   iu  përgjigj  Fatosi    Në Fier  do të zbresë ky miku  im  me  gjithë

familjen  dhe   ulemi     vendet e tyre.

- Po ti rrofsh se më hoqe sikletin! – tha me një zë që shprehte kënaqësi i  panjohuri. – Nuk kam hallin tim, por të kësaj kërthisë që kam me vete.

            Fatosi hodhi vështrimin nga drejtimi    tregoi  ai  dhe dalloi një vajzë që nuk duhej të  ishte    shumë  se tetëmbëdhjetë vjeç. Ishte një bukuri e rrallë. Sytë e zezë, vetullat në formën e hënës së porsalindur, hunda  e  vogël dhe buzët e kuqe i jepnin një hijeshi të veçantë asaj fytyre.

Ndërkaq mbërritën në Fier. Astriti zbriti dhe ata u ulën. Fatosi në një anë dhe i panjohuri përballë tij, së bashku me vajzën.

- Vajza jote? – e pyeti.

- Jo, mbesa, - u përgjigj dhe me një zë të ulët, që të mos e dëgjonte ajo, vazhdoi – Është jetime. Dy muaj më parë i vdiq i ati, vëllai im.  Tani kujdesem unë për të.

I panjohuri ishte nga ata tipa që zinin miqësi menjëherë.

 - Do të shkojë në Tiranë të interesohem për t’i nxjerrë të drejtën e studimit për shkollën e lartë.

            - Nuk i paska  dalë?

- Jo

- Përse?  – e shtyu kureshtja Fatosin ta pyes.

            I panjohuri hapi  çantën që mbante në duar  dhe  i tregoi  deftesën   e  pjekurisë. Fatosi  shtangu. Të  gjitha notat ishin dhjeta. Si kishte mundësi? Hodhi vështrimin nga vajza dhe pa sytë e saj  të bukur dhe iu duk sikur  prej tyre rridhnin dy pika lot. Mendoi se me siguri ajo duhej të kishte diçka në biografine e saj.

            - Ngrihe  kokën,  vajzë! –  i   tha  për  ta  qetësuar.      siguroj se së shpejti do të shkosh në universitet

            Ajo  fshiu lotët dhe pëshpëriti:

            - A thua?

            Në ato dy fjalë Fatosi dalloi dëshirën për të studiuar dhe për të dalë në jetë. Xhaxhai hodhi një vështrim dhe bëri një shenjë që ai nuk e mori vesh se ç’donte të thoshte. Nuk e zgjati më. Ktheu vështrimin nga dritarja dhe po shikonte drurët e pemëve që fluturonin në drejtim  të kundërt me lëvizjen e tij. Papritur pranë  veshit   dëgjoi  një zë që pëshpëriti:

- Eh, or mik! Nuk rri dot pa jua thënë dy fjalë.

            Fatosi ktheu kokën dhe pa xhaxhanë që  ishte afruar pranë veshit të tij dhe pëshpëriste me zë të ultë që të mos e dëgjonin ata që ishin aty pranë.

            - Kam  frikë! Kam  frikë  se  do    na  dalë  rruga bosh.

            - Përse?

            Nuk u përgjigj. Qëndroi disa minuta në heshtje, pastaj vazhdoi:         

- Të dalë, ku të dalë. Do t’jua them.

            - Si është puna? – pyeti Fatosi.

            - Babai i saj dhe  vëllai  im  ka qenë në burg për politikë. U dënua me  njëzet vjet. Pasi  u lirua e martuam me një të rradhës së tij. U lindi kjo vajzë. Para dy muajsh tim vëlla e zuri sëmundja e keqe që e hoqi nga kjo jetë.

            Fatosi u bë kureshtar të mësonte se në çfarë periudhe ishte burgosur i vëllai.

            - Kur është burgosur?

            - Në vitin 45.

            - Si e quanin?

            - Josif Mino

Fatosit i çeli fytyra. E kishte njohur. Fati e  kishte sjellë që të endeshin bashkë nga njëri kamp në tjetrin.  Ishte një intelektual i vërtetë, por edhe nje njeri i veçantë.  I  erdhi shumë keq kur mësoi se nuk jetonte më. 

            - Ngushëllime! – i tha mikut.

Ktheu vështrimin nga vajza. Ajo ishte zhytur në leximin e një libri dhe nuk dëgjonte se ç’pëshpëritej rreth e rotull.

– Më vjen shumë keq, - vazhdoi -  e kam njohur. Kemi qenë së bashku.

            - Ashtu?  Ma   ndolli   zemra!     klithi   ai   dhe  i  qeshi  fytyra. Pastaj vazhdoi:    Josifi ishte djali i madh i shtëpisë. Babai, bëri si bëri, dhe mundi të siguronte një shumë të hollash  dhe ta dërgonte për studime në Romë. E  mbaroi   me   rezultate      shkëlqyera.   Sandra,    kështu

quhet vajza, atij i ka ngjarë.

            - Ku do të shkoni?

            - Kam një kushëri në Ministrinë e Arsimit.  Nuk   e di     se  do    mbarojë  punë   por,  sidoqoftë,  do  e  hedh edhe këtë zar.

            Fatosi hodhi vështrimin nga vajza dhe para syve i doli rinia e tij. Kishte mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta. Kishte bërë  kërkesë për vazhdimin e studimeve, por i ishte refuzuar.   Një   mik   i kishte  sugjeruar      shkonte    takonte Ministrin e Arsimit në Tiranë.

            - Shpresoj të të ndihmojë, - i  kishte  thënë  miku. –  E  kemi patriot. Ai e njeh familjen tënde.

            Kishte shkuar. Ministri  nuk  ndodhej në Tiranë. E kishte  pritur zëvendësi i tij. I kishte  treguar  gjithçka, edhe  për  burgun     kishte  bërë. Së fundi,  i kishte treguar dëftesën e pjekurisë. Si e kishte vështruar  mirë  e mirë, zëvendësministri kishte thënë:

            - Djalë i mirë, shko puno dhe jeto i qetë. Mos u mundo të kërkosh më tepër.

            Ato fjalë i kishin dhënë të kuptonte se rrugët  për të vazhduar më tej ishin të mbyllura.

            Këto gjëra mendonte duke vështruar vajzën me dy pika lot në sy. Në ndërgjegjen e tij ndiente se edhe ajo do të merrte të njëjtën përgjigje. Ishte koha e zhgënjimeve të mëdha, e ëndrrave të parealizuara, ëndrrave të kyçura.

            Ndërkohë u ndie një zë  nga qendra e zërit të trenit:

            - Po mbërrijmë në stacionin e Tiranës. Ju  lutemi pasagjerëve të mos harrojnë plaçkat.

            U ngritën dhe dolën. Udhëtuan një copë rrugë së bashku, pastaj u ndanë, ata për te kushëriri i tyre, ndërsa ai  për në spital.

            Pas    ndonjë    muaji    Fatosi     e    takoi    vajzën rastësisht.

            - Fillove? –  e pyeti me kureshtje.

            - Jo, - u përgjigj ajo me një zë të dridhur dhe lotët i rrodhën përsëri nga sytë.

            - Mos u mërzit, - i tha ai për ta qetësuar, -  je  e  re dhe do të vijë dita që të plotësosh ëndrrën tënde.

            U ndanë. Ajo iku  me  kokën  e  ulur  dhe  atij  i dukej sikur vazhdonte të lotonte.

 

 Pikërisht këta lot iu kujtuan në ato çaste. Iu duk sikur vajza vazhdonte të jetonte atë kohë të zymtë.

            E mblodhi veten. U mendua një çast dhe më në fund vendosi. E kishte një mundësi për ta ndihmuar atë vajzë. Dhe ajo mundësi ishte ai vetë. Ajo do të zinte vendin e tij në listë. Ishte e re, plot energji, ndërsa ai pothuajse në fund të rrugës së tij. Si mund të dilte para saj?

            - Leri lotët, – i tha. – Ti do të jesh në krye të listës

            - Vërtetë? – thirri ajo pa arritur të  kuptojë se çfarë kishte ndodhur.

            - Mos pyet më tepër. Mëso që të shkëlqesh si në gjimnaz dhe të bëhesh e vlefshme për këtë vend. Atdheu ka nevojë  për  njerëz  si ti.

Comments (1 posted):

Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 12/01/2018 16:22:24
avatar
"Opozitare po vellezer"-
nw jemi shqiptare.
Faleminderit i nderuar,Reshat Kripa,qe na keni sjelle kete shkrim te shelqyer me ate thjeshtesi te penes suaj reale.
Mendoj se Fatosi,eshte nje binjaku JUAJ,nuk gabohem sa ju njoh,ani se ne distance.
Faleminderit per kete shkrim sa ate fotografi shoqeruar,se ne te tjerra raste,ju kam pare te "vrare",si duket ky refim,pershtatur fotua,ju ka rinuar..
Miresi paci.
Nje bashkemoshatar;"OPOZITARE-VELLEZER"!
Kam perjetuar raste te tilla dhe deri realizuar si pershkruani ju me siper.I kemi jetuar.Njerez te mire ka cdo kohe..
Me kondiserate per ju e,personazhin tuaj .Mje jete mesues deri Drejtor shkolle..
Si 81 vjecar nje jete me kesi probleme hasur dhe me dhimbie.Me kane gezuar shumeraste si kjo vajze sa Fatosi juaj.

Me konsiderate.
Toronto12-01-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1