Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TREGIME | Përrallë jave...

Përrallë jave...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Bajram Sefaj

Bajram Sefaj
Përrallë jave... 
(Njëherë për tri e herën tjetër, për katër të tjera!)
(fragment)
... S`ka adio..., natën e mirë..., s`ka natën e mirë, padron, ditën e mirë, kush nuk e sheh, diçka me të nuk është në rregull më të, sepse sot s`ka as natë, s’ka as ditë. Prishet nata fillon dita. Ngushtohet dita, i fillon nata... e kështu me radhë, me radhë, në të pambarim, duhet të jesh i vrarë në kokë, duhet të jesh i sakatosur e i gjorë, mos ta dish se sot punohet, sot jetohet, se sot çdo gjë lejohet e bëhet në ndërrime, jo në at parimin për çka proletariati i Çikagos, rrugët e kësaj metropole i lau me gjak, për atë tri herë tetë (8.8.8) të famshëm për ta zbërthyer atë në: tetë orë pune, tetë orë argëtim, tetë orë gjumë, krejt çka ka njerëzimi në jetë, hajt trego kush në rruzullin tokësor i ka sot aq mirë të pjesëtuara këto njëzet e katër (24) orët e ditës, pardon, të natës...
Nëse harruat, këtu jam duke thurë një tregim, një prralle, një baladë jave, përrallë cilës javë është kjo? 
Java tradicionalisht ka shtatë ditë, sepse, bota është krijuar pikërisht brenda atyre shtatë ditësh, brenda atyre shtatë ditësh janë bërë, e behën, mrekullira shumë të mëdha. Brenda shtatë ditësh tjera, me siguri, ose do të krijohet ose do të zhbëhet kjo botë!
Në vend të saj do të lindë një botë e re, si kjo e jona apo diçka ndryshe, ndoshta më e madhe, më e pasur, më e ndritur, më e ngritur, mos të harroj në nyjën e kësaj tollovie përralle jave, dita e parë e javës është e hëna... 
...e hënë... 
Zakonisht e hëna është ditë e mbledhjeve, në tërë botën është kështu, apo jo. Sot mbahen mbledhje të mëdha e të vogla, të rëndësishme e më pak të rëndësishme, operative e aksionare, protokollarë, bilaterale, tregtare, të hapat e ilegale... e tjera, mbahen mbledhje në të cilat, me vija të kuqe shënohen hapat që duhet bërë gjatë gjashtë ditëve punë, barrierat që duhet rrëzua, sukseset që duhet shënuar, rrugët që duhet kaluar, punët që duhet kryer, në këtë mbledhje të gjatë e të rënd, të shumtën e rasteve. Aksioni veç fillon, taketuket, në e çast, zbrazen nga shpuza dhe bishtat e shumte të cigareve... Atmosfera kjo e preferuar e prodhueses të cigareve. Sikur mos të ekzistonin mbledhjet, fabrikat e duhanit, nga kriza nuk do t`i nxirrnin as reklamat më të suksesshme televizive, fjalë për fjalë, posikur së ndodh në mbledhje, ndodhi edhe me reformim i kësaj dite, në dhomat ku këto mbledhje janë duke vazhduar, gjithnjë e me pak ka dritë, tymi i duhanit i mbytë dashuritë i ka bërë mur, barku u është kapë për rruzëshpine e në buzë u është shterë pështyma! Fjala përfundimtare e kryesuesit, bashkë me pjesëmarrësit e mbledhjes maratonike, si dele të ndërkryera e të mekura nga të nxehtit e madh, dalin nga torishta, e shkojnë në restauronte publik. Atje i pret drekë e ligë, pa pik mishi, e me çmim shumë të lartë. Të ata tjerët, ata shtëpiakët e mirë, i pret darke edhe më e ligë. Ajo që është përgatitë qysh mbrëmë, në kohën e fillimit të leximit të gazetave që shkakton një temat shqetësues, një fjalosje e rob ‘t e shtëpisë, me grua që ngjitet gjerë të sajimi keq e pengut, i va ligjeve për të marrë rrugë në të pa kthim, se të ofiqari mbulon kryet me gazetë. Një gjumë i rëndë dite që plogështon e rëndon, të bën si renën e përmjerrë, një gjumë i gërshetuar me zhurmë e pikuar gajasesh të fëmijëve të mëhallës, të cilët, plotë histeri vrapojnë pas topit ose nën shtrojerë këndojnë gjersa më në fund nuk të zgjoi zëri i kumbueshëm i folësit të televizionit i cili paralajmëron se, sonte gjer në orët e vonshme të natës, pardon, të hershme të mëngjesit, duhet qëndruar pranë kësaj kutie magjike, sepse në orën zero e kaq e kaq, fillon transmetimi direkt i këtij e këtij kampionati, e bjeri në fije a është kampionat që të tillë ka mjaft... ose asi që, zakonisht ndodhin, ditën e hënë... 
... e martë ...
Çingerre, çingerre, telefoni nuk punon, autobus nuk ka, treni ka ikë, për shkak të ciklonit të fortë, aeroplani nuk fluturon, drejtori nuk është aty, ka shkua në udhëtim zyrtar, rastësisht edhe sekretaresh ën e ka marrë me veti, nuk dihet kur kthehet, të holla nuk ka, kah me ia mbajt, ka me e thye qafen, hajt, futu në bufet të ndërmarrjes e porosite një neskafe, shfletoje gazetën e ditës, përforcoi edhe një herë ato çka pesëqind herë i ka dëgjuar në emisionet e radios dhe televizionit, ndajua mendjen atyre të dhënave që, për shkak të zhurmës së madhe të gruas se fqinjës që e ka zakon, edhe në gjysmë të natës të shtypë mish për jemeçet e nesërme, të kanë ikur për i marri vesh, tani kur kolegu të cilit gjithashtu veç i ka hasë sharra në gozhdë, fillon e rrëfen si të ka shkuar mbrapsht për çka edhe je nervoz e behu gati që edhe ti, fill e për pe, të dëgjosh rrëfimin e tij, sepse sa është për te interesant rrëfimi yt, po aq interesat do të jetë rrëfimi i tij për ty, kur të merr fund ku duel i rrëfimeve interesante, në bufet asnjëri i gjallë nuk ngel, madje as kamerierja, nuk ju ka zgjuar nga kjo kllapi që, si rrjete është ndërtuar nga diskutimi, me hapa të imtë merret rruga për në shtëpi, sukses i madh pse në këngë nuk përsëriten skenat e së hënës, e ndjen vetën fajtor për punën e pakryer e ndaj gruas sillesh si qengji i butë që i thithë dy nëna, tani ashtu i gëzuar, i kthehesh përsëri kujtesës për punën e nesërme, të mërkurës... 
... e mërkurë... 
Në punë duhet shkuar me herët si zakonisht sepse shumë lehtë mund të ndodh që për moskryerjen e detyrës duhet shkruar deklaratë me shpjegime të hollësishme pse e si u bë që nuk e kreve detyrën, gjersa në letër i rreshton “argumentet” në shpirt të kallet dashuria që edhe drejtorin ka vesh në bankë të zezë sepse diçka e hidhëte të troket në zemër e nuk të lënë të qetë se çfarë djali pruan kreun drejtori në atë rrugë të gjatë dhe çfarë ishte hisja e ndashmes se sekretare shes, mesë sado pak të do fati, atë ditë fare nuk shkruan deklarate, ngase puna e mundimshme dhe e pandërprere tërë ditën pardon natën e lume, drejtori i lodhur e ka shkaktuar një aksident të rëndë komu8nikacioni, ai e ka thyer këmbën, sekretaresha e ka vrarë hundën, prandaj në vend të deklaratës fillojnë ofshamat e keqardhjet për fatkeqësinë e madhe që ka ndodhur, tërë ditën duhet bërë gati për nesër, për të etjen... 
... e enjte... 
Ditë vere është kjo, edhe dëshirën me tufë krizantemash ndër duar duhet vizatuar edhe derën duhet shpenguar e le të rrjedh, si krua gjaku i kuq, drejt nga dejtë e zemrës se të pikojë në gypat të gjatë të epruvetës, provuar për të jetuar, ato nga ndeshja e furishme e trenave në fugin, ato nga shirat e rrepta në Bangladesh, nga ato thatësira në Afrikën, apo ato nga shtrëngata në Lamansh, në rrezik të madh janë, mund të flesh rehat se tëra ato pika gjaku, pikë në pikë i ke numëruar, dhe, jo, jo përherë aspak nuk t’i janë dhimbsur, fort e çdo pikë gjaku në kumsh t t`u është shenduar, e ndjen në ato çaste një etje pik gjaku, në rezervuar, në rezervuarin me të madh të gjakut që bota e njeh do të shndërrohet vetëm e vetëm që pikë pik të ndash gjakun kudo aty ku e do rasti, arsyeja dhe në buzëqeshje ndalet të mundsh në përzierje gjaku një botë të mirë, një botë të urte, një botë të përbashkët do të kinin gjithkund të përzienin gjaku, unë ty një pikë gjak vëllaçko filizash, një pikë gjak vëllazëror, ejani të luajmë bashkë, ejani të jemi vëllezër ashtu sikurse edhe jemi, të një menje thithim e një e pimë e një lot derdhim e një diell na nxeh, bëhesh gati t`i shthuresh tëra gardhiqet, t`i rrënosh tërë muret që bëhen e ndajnë, që bëhen e pyetje belash gati të kremtosh lindjen e idesë së re për bufetin e ri, për vallen e re, për gjakun e ri, për hapësirën e re, të dekoreve për lidhje të pa lidhje, disa lajme për zjarre, shumë gëlltitje të mira kanë edhe një tregti e marri shitblerje e armeve të rënda në botën grykës e gëlltiteshe siç është bërë, edhe disa tërmete kërcehen për të rrënua qytetet më të mëdha që e kemi, qofshin ato edhe në mbrojtjen e UNESC-os si trashigimi civilizimi e qytetarie, kthen shpinën kah muri, e mbulon barkun me jorgan të trashë e tretesh në mbretërinë e ëndërrimeve sepse edhe pak e filloi në ditën e premte, e detajuar.
* 
... ditë e premte, po ditë e pesë e javës është ajo...
(Rrëfimet e katër ditëve të tjera, një tjetër herë)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1