Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TREGIME | Në shishen e ujëvarës

Në shishen e ujëvarës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shefqet Sulmina

Në shishen e ujëvarës


nga dorëshkrimi DORUNTINA


-Vëllai im?! Ah, vëlla im im vazhdon të mbledh zogjtë. Më bën të njëjtën pyetje: si fluturojnë zogjtë?
-Përse i duhen zogjtë? Do që ti japi ty ti futësh në shishe të ujëvarës? Po sikur nga zogjtë e mbledhur të tij, ndonjë është i keq dhe të rrëmben ty së bashku me shishen e ujëvarës në pyll?
-Ne u besojmë zogjve. 
-Po unë mund të jem një zog i tillë për ty? 
-Oh! Ishte cicërima jote që më drodhi përmes lotit dhe ujëvarës!
-Për këtë u dridhe dhe re nga trampolina e gurtë? Unë mallkova vetën që të tremba. Nuk erdha për tu trembur, por për tu siguruar në natën e ftohtë.
-Ti më pe që unë u drodha në lot, apo u tremba? Pse erdhe përmes mashtrimit të shpendëve dhe nënës? Nuk e kuptova nëse ishte frikë apo lumturi? Desha të zija ylberin në ujëvarë, për ty që cicërije me zërin e nënës sime. E bëja çdo ditë, kur nëna kthehej nga fusha për të na marrë. Ti e di se çdo gjë që bëhet shpesh nga dëshira, skalitët dhe bëhet art. Nëna kur vinte drejt nesh, vinte drejt artit të saj.
-Kush ishte arti i saj?
-Neve, unë me Kostandinin.
-Po pylli, oazi, ujëvara, zogjte, lulet dhe qielli?
-Të kuptova vonë që ti nuk ishe nëna po ëndrra. Çdo gjë ka nënën e vetë. Të them të drejtën doja të të rrihja dhe të të fusja në shishen e ujëvarës, dreq desha të të bëja. Nga inati doja ta bëja, se qysh ti e dije zërin e nënës sonë dhe ne nuk e kuptuam se nuk ishte ajo. Nëna na kishte mësuar të mos kishim frikë nga një djalë që cicërin, se edhe ai është një bir nënë e babai dhe nuk është një birë kurve si ti, që na mashtrove... dhe unë desha të fusja në shishen e ujëvarës. Unë nuk pata frikë kur të pash. Në përrallat e nënës sime kishte vetëm djem dhe njerëz të mirë që dinin të flisnin. Por ti cicërije si ajo.
-Po shishe ujëvare kishte kishte në përrallat e nënës tende?
-Jo. Por në do ta dish kishte dhe tapë Shishja ishte ujëvara e fantazisë sime. Mirëpo nuk e kuptova pse rashë... Ah, shejtan, thashë, më bërë që të bie. Ky është rrëmbyesi im thashë prapë, kur të pash! Nuk ka rrëmbyes tjetër, thash me vete, vetëm se ky bir kurve, që më bëri të dridhem në zemër dhe të bije nga trampolina e gurtë. Edhe unë jam dhuratë, nga babai im, më thoshe ti më sy dhe me duar duke më kërkuar në oaz, por nuk re me mua në ujëvarë. Ti, je bir kurve dhe i dashuri mi, të thosha, po pse nuk bie siç rashë unë, por më bërë që të fus unë në shishen e ujëvarës dhe qesha tok me ujëvarën? Ti nuk i di këto gjëra.
-Ku ta dija unë tërë këtë ndjenjë që më thua? Të bija edhe unë në shishen e ujëvarës? Unë nuk dëgjova asgjë nga këto. Vetëm se mu dhimbse. Kjo është vuajtje! Të vuash nga lumturia!
-E ndjen zogun tonë, më thoshe ti? Jam e bindur që unë flisja dhe ti flisje. Ti je rrëmbyesi im dhe ta përsëris prapë se ti je bir kurve, të thosha! Ti je rrëmbyes im! përsërisja unë. Po ti pse nuk më puthje? Për mua u tregove prapë bir kurve, që bërë sikur nuk më puthe.
-Sikur nuk të putha? Pse të duket se të putha? Ishe krejt pa ndjenja. Ti nuk ke fol asnjë fjalë nga këto që më thua. Nëse nuk beson pyet vëllanë tënd, Kostandinin. Pastaj pse më quan bir kurve?
-Pse nuk qe ti qe vure kurë mbi mua? Nuk më kurove ti me lule? Si mendon ti që unë u ngrita në këmbë? Kot së koti! E di ti si ngrihet një vajzë në këmbë? Oh, jo, nuk të kujtohet ty! Nuk ishit ju që më puthnit me kuronit me lule?
-Atëherë ti nuk paske qen e vdekur? Atëherë edhe ti je bijë kurve dhe na bërë të të mbartim në krahë nga oazi deri në pemën e fushës! Pse qesh? Nuk të vjen mirë?
-Çfarë e vdekur? Çfarë është vdekja? Kush po qesh? Nëna nuk na ka fol kurrë për to? Prandaj ma vutë poshtë kokës gurin? Që unë të qeshja?! Po, është e vërtetë edhe unë jam bijë kurve, e mora gurin dhe e mbolla.
-Prandaj e mbolle gurin ti për një birë kurve që të ka fol nëna?
-Hë mos mu bë shejton se ti e di që nuk mbin guri, por burri kalbët nga guri.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1