Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TREGIME | Urata

Urata

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shefqet Sulmina

Urata


nga dorëshkrimi DORUNTINA


Sipër nesh dhe fushës zogjtë freskonin ajrin. Ne filluam të hanim dheun e ftohtë të fushës me dorë për të ngulur themelin e drurit të shtëpisë, kur befas lulet në trupin tënd filluan të shkriheshin në bula djerse. Nuk u besuam syve kur të pamë ty të ngriheshe në këmbë. Lulet nga bulëza uji të kthjelltë, filluan të ngjallnin hiret e tua si grua. Isha gati të të përqafoja, të të mbaja në krahë, për një, për dy, për tre orë që të fitoja bastin e puthjes. Por jo, u bëra akull, si akulli i fushës. Sepse gurin që të vumë poshtë kokës për jastëk, ti e more në dorë dhe u fute midis nesh. Unë u bëra gur, më tepër se guri që kishe ti në dorë. Isha me sy të tronditur para gropës së hapur për të ngulur drurin e parë të shtëpisë dhe gurit tënd në dorë. Më kujtohet se ti qeshe, u ule në gjunjë dhe vure gurin në gropën e hapur. Qeshi krejt fusha dhe dielli i bë më i madh, ndërsa unë shpëtova për së dyti. Nuk mbillet druri i tharë, na the. Preva ahun për të bërë një shtëpi druri për nënën tuaj, ju thash. Prej druri dhe prej guri, na the ti. Atëherë ju më keni dëgjuar, ju thashë, më keni dëgjuar mua dhe sopatën time në pyll, në ahun më të lartë? Po më thatë ju. Po guri nuk mbillet, të thashë unë ty. Edhe malet janë të mbjellë, edhe malet kanë rrënjë, na the ti. Nuk është ky guri i parë që mbillet, na the prapë ti. Guri mbillet dhe rritet, druri mbillet dhe rritet, përsërite ti. Deshe ta bëje shtëpinë e nënës sime prej guri që mos të digjet? Doje ta bëje çatinë prej druri sepse doje dritën?
-Çfarë janë këto fjalë? Dhe pse qesh?
-Janë urata.
-Çfarë është uratë dhe pse po qan?
-Nëna më ka thënë se është Dhuratë. Unë nuk po qaj.
-Po ti cila je? Kështu e qeshur je më e bukur.
-Unë jam poezia, ndërlidhja, dorovitja, jam Doruntina.
-Po Kostandini? Çu bë Kostandini?
-Është vëllai im. Po kërkon të mbledh zogjtë.
-Po rrëmbyesi?
-Nuk ka rrëmbyes. Edhe ti je dhuratë, nga babai im. Ti, je i dashuri mi. E ndjen zogun tonë?

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1