Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TREGIME | JASHTË TEMPULLIT

JASHTË TEMPULLIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Vasi lVasli

JASHTË TEMPULLIT

sipas Migjenit

Nga Vasi lVasli

 Një ah! (i kujt është?), u bë trumcak. Këqyr vetveten e mbuluar nga hijet e ditëve të tij në një varg muresh  që është një mal pa buzë bëzajtje; mpaket dritë e mugët në qepalla; ose... - ose...; pa idhuj me krena kuvendari. S’janë çelë arkat për shestimin e një reviste, pragmend nga pamëshira e mëshirës; baladë e shqyer   qytetëse në lagjen me lip(sa?); molla e brejtur në kutinë me naftalinë pret njeriun të lind në shekullin e pashquar.

Do vetëvritem i lumë, (unë trumcaku), mbi ngjarjen e re në krizë. Si s’doli? zoti popull, shkëndi, t’ia hap vetvetes flegrat në ndjenjë me ekstazë pranverore. Mbeta këngë  e pakëndellur në perëndi(m). Flas për atje ku s’mbrrij: o! si s’kam një rrënjë të fortë mashkullore për ngadhnjim fare dhe mendje të lirë..., të krijoj një epo (e) pe? me herdhe jo spitullaqe. Dhe me blasfemi. O grua trumcake!

pa tra, si të ndesha? në ditët e fatkobit me qirinj,

te shtëllunga e lëvarur e fatit, ku ç’të dhemb bëhet

plagë mbi atë që s’dhemb. Në rrugë të molisura vizllon

me zë mendime cullake: a do zjarr të zi zotni?

Meloditë e këputura me gishtrinj nga paraj(sa?)  

ankth pikojnë. Dhe tragjedia e dytësit tim thadruar

në ndjenjë të madhështisë rrënuese, rrëfim babstërgjysh fisi.

Tollumbat gojace të të vocërit kanë dalë nga terri të gëlltitin

mësuesin (e ndjeshëm). Zoti dhëntë haje për burrëruethit,

lumë legjende në qiell(zë). Buk(uria) qëllon me urime

ardhmërie vitin pa të korrura e mbeti fillikate me dash(urinë)

(për... çu bë?) në sezonin e mizave. Studenti në shtëpi, me trajat

e mbinjeriut, zbulon të kaluarën që ndodh në vrimë të gjakut.

Matanë gardhit të zërit, asgjë e re nga gacafytjet mykla. Këngë 

që s’dëgjohen mbetën të kënduara në honinë e thinjur me finjë 

brenge të lokes - poemë mjerimi. Qesh, rini, qesh, këngëzo  

pezmin e lindur të moshës tënde si dregëz në mitër. Këngën

e ftilluar e kobuan nga zemra e kombit priamët e mbirë

vrëngër prej idesë së tyre, derra të velur mbi jetën    

e lënë në thark ndër shekuj, lartësim i hovshëm i artit shkop,

paluar në muzeun e ngjarjeve të shitura me çmim

të fshehtë. Me një trisht, gur i patretshëm në rropulli, shpend

krenari rreh krahët, po s’flatron; s’ka marrë në agshol   

dritë me rrënjë (zotat s’bien prore nga lartësitë e tij). Dhe,            

unë trumcaku, vuaj dhe kapsallis sytë. Kurrë s’ma këqyri        

njeriu errësirën në sqep. Pingul po bie, jashtë tempullit.

Një ah! i kujt është? nën flamujt e melan(kolisë).

 

 

Verë, 2013

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1