Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TREGIME | KACAFYTJA

KACAFYTJA

Font size: Decrease font Enlarge font

 

 TREGIM

 

Arën  e Dervish Beut që Reforma Agrare, ia dha Rustem Çokut, Rustem Ҫoku e mbolli misër vendi. Edhe pse i ri, si dhe bujk pa përvojë, misri i Rustës  tërboi. Degët e misrit ishin të njëjta, si në mes të arës dhe buzë saj. Kishin një ngjyrë e një lartësi. Gjë që tregonte se ara ishte ushqyer kudo njëlloj si ne mes dhe në anë të saj.

Rusta shkonte dhe e shihte misrin vetëm në mëngjes herët. Kalonte buzë arës dhe e vështronte misrin që kishte një ngjyrë të gjelbër të thellë. Aty, ku disa degë ishin të verdha, si të veremosura, Rusta shpejtonte hapin, nuk i shihte dot me sy ato degë të sëmura. Ara  i dukej si të ishte një sanatorium dhe e kapte një trishtim i thellë, ndjente dhimbje në gjoks, por aty ku misri tërbonte, harlisej dhe gjethet luanin me  erën e blertë të mëngjesit ngjyrë pjepri. Atëherë bujku i ri Rustem Çoku, ulej në bisht dhe nuk ngopej se vështruari misrin që harbonte në një blerim, gati të sterrë të zi. Pasi ngopej me pamjen e tij çohej dhe i binte arës kryqe e tërthor. Nuk i rrihej pa u futur nëpër misër që t’i shikonte degët nga afër e ti përkëdhelte si të ishin fëmijët e tij të veshur me të blerta.

Por një mëngjes Rusta u habit dhe gati ia dha ulërimës. Një vazhdë e tërë degësh prej arës ishin thyer. Dikush kishte kaluar e i kishte tulatur degët  e misrit si të donin të puthnin tokën. Kush kishte qenë vallë ai që i kishte  kërrusur, u kishte ulur kokat degëve të misrit të tij? Ndonjë derr i egër i ndjekur nga gjuetarët? Kush i erdhi për të qarë. Nuk i shihte dot degët e kërrusura, të thyera? I dukeshin si të ishin gjymtyrët e thyera të fëmijëve, të nipërve dhe mbesave. Zuri t’i drejtonte degët që ishin përkulur por s’ishin thyer.

Mëngjesin tjetër ai po    një vazhdë tjetër degësh të thyera . Po Kështu edhe mëngjesin e ditës se tretë e të katërt .Kush i thyente kështu degët e misrit të arës së tij? Gati sa s’bërtiste, s’ulërinte e s’vinte kujën. Dukej sikur dikush i kishte thyer brinjët, duart , krahët këmbët....Ç’të ishte kjo? Dikush duhej të ishte, Mos ndonjë lopë kalonte mes arës dhe thyente degët e blerta të misrit ? Po të ishte lopë ajo nuk do t’i thyente, por do t’i t’i hante duke ecur mes misrit. Por degët e arës ishin vetëm të thyera dhe asnjë degë  e ngrënë! Rusta u përlot. E kishte punuar tokën dhe i kishte thyer plisat me vare, me grushte i kishte shkërmoqur plisat që fara të mbinte pa pengesë, pa spërdredhur  bifka e bimës  nëpër plisa. Prandaj duart i kishte me kallo si thundra kali apo mushke. Sidomos, pjesa e poshtme e grushtit të dorës së djathtë ishte bërë vërtet si një thundër mushke.

Vendosi ta ruaj misrin. Gjersa thyerja ndodhte natën diku në mes apo në buzë të arës.

Natën e parë s’pa të kalonte ndonjë kafshë mes misrit .Mos e kishte zënë gjumi dhe s’kishte parë gjë? Jo. Në mëngjes ai nuk dalloi asnjë vazhdë degësh të thyera. Pra s’kishte kaluar asnjë kafshë mes misrit. Kështu natën e dytë e të  tretë.

Një mbrëmje ndërsa dielli po perëndonte i kuq mbi kodrat e karatoprakut. Ai vendosi që të mos e ruante më misrin, Ç’kishte ndodhur kishte ndodhur, ç’ishte bërë ishte bërë. Me siguri ndonjë derr i egër duhej të kishte qenë meqë ara ndodhje afër Kënetës së Tërbufit.

 Por sapo perëndoi dielli dhe ra muzgu, një muzg i bukur gri në violë dhe ara po mbulohej me një tis bryme që nisi të bjerë, u duk silueta e një kali dhe silueta e një njeriu mbi kalë që i afrohej arës me misër...

S’po u besonte syve, Kush të ishte? S’po e dallonte. Ai i njihte bujqit fqinjë. Po ky kush të ishte që po vinte drejt arës? Tisi i brymës ia bënte flu figurën e kalit dhe të kalorësit.

Rusta u tulat në hendekun buzë arës. Njeriu mbi kalë kapërceu hendekun e arës dhe u fut me misër duke e ngarë kalin me shpejtësi. Ai i ra misrit mes për mesë me kalë dhe kur Rusta nisi të dëgjojë krismën e degëve të gjelbra që thyheshin nën këmbët e kalit i bëri gjak buzët me dhëmbët e shtrënguar nga inati. U bë gati t’i hidhej në fyt njeriut që ishte mbi kalë. Kalorësi pasi doli në krye të arës e ktheu kalin që t’i binte kryq e tërthor misrit, të dilte edhe një herë në krye për së gjati arës duke shkelur e thyer misrin. Këtë herë Rusta e dalloi kalorësin, e njohu mirë. Ishte  Vathi, djali i kulakut, i zoti i arës që Reforma Agrare ia kishte dhënë Rustem Ҫollakut. Djali i kulakut nuk e shihte dot me sy misrin dhe donte ta thyente të gjithin. I kishte thënë të atit Dervish Beut, se misri në arën e tyre harbonte në blerim si për inat të tyre, Atëherë i ati i kishte thënë që ta thyente atë misër që i përqeshte sapo ata dy atë dhe bir kalonin buzë arës së tyre që ia kishte rrëmbyer Pushteti komunist dhe ia kishte dhënë zhelanit Rustem Ҫoku.

Dhe i biri, Vathi, ai dëgjoi fjalën. Kur djali i kulakut po dilte në krye të arës, ktheu kokën dhe pa vazhdën e degëve të thyera , morinë e degëve të shtrira përtokë, u kënaq... Rusta u ngrit atëherë në këmbë, duke thirrur gjer në kupë të qiellit...Ah kulaku i mutit ti ma thyeke  misrin mua. U turr, kapi kalin prej freri dhe e rrëzoi djalin e kulakut kryengulthi nga kali, e vuri poshtë duke e qëlluar me grushte në fytyrë, me atë grusht thundër që kishte shtypur plisat e arës, ia përsheshi turinjtë Vathit. Djali i kulakut u la në gjak. Duke qenë i fuqishëm ai mundi të ngrihej dhe e vuri poshtë  Rustem Çokun. Kur vëllai i Rustës, Zani që ishte si një dem i zi i fuqishëm pa se djali i kulakut e vuri poshtë të vëllanë dhe po e qëllonte  me grushte doli nga hendeku, ku ishte fshehur, pa i thënë gjë të vëllait, u mat ta qëllonte djalin e kulakut në kokë, unë ia kapa dajakun dhe s’e lashë që ta qëllonte. Do të kishte qenë fatale po ta qëllonte. Do ta linte të vdekur në vend.  Zani bërtiste , lëshomë o kusho, pasi ishim kushërinj me njëri tjetrin. Unë nuk e lashë demin e zi, Zanin që ta qëllonte Vathin e Dervish Beut. Djali i kulakut, Vathi,  u çua, duke përfituar nga përleshja e ne dy kushërinjve, i hipi kalit dhe çau mes fushës , doli në rrugën e Sheqeve dhe iku u bë erë.

Po pse s’më le t’ia çaja kokën atij muti, më tha demi i zi, leshatori, Zani, kushëriri im dhe vëllai i Rustës, Po mutmuti je dhe ti që mbron kulakët. Nuk e sheh  se si na e ka thyer dhe na e ka bërë lesë misrin? Ti më vend që të mbaje anën tonë, u bëre njësh me kulakun.

Po unë me ju isha .Nuk e kupton ti. Po ta vrisje ti atë, ai s’do të përfundonte ai në burg, por ti, e të rroftë misri pastaj.

Le të futesha në burg, veç ta kisha ngordhur kulakun e mutit ja këtu në anë të misrit që ai na e theu e na shkeli me këmbët e kalit të tij të zi  me inat kulaku duke na e shëmtuar misrin për ibret!

 Kur unë kërkova të shkoja për studime në Universitet në Tiranë, Rustem Ҫoku, kushëriri im që ishte dhe sekretar i organizatës bazë të partisë në fshatin tonë, ma nxiu karakteristikën duke shënuar në të se gjoja unë mbroja kulakët...  

Lushnjë-Tiranë, 2007-2017.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1