Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TREGIME | Mos më pyet sa vjeç je, pyetëm shëndetin si e ke.!

Mos më pyet sa vjeç je, pyetëm shëndetin si e ke.!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shaip Bllaca

Shëndeti...
Nji fjali e çmuare jete: - ,, Mos më pyet sa vjeç je, pyetëm shëndetin si e ke.! “
Vitet e jetës i kemi sa për t’ i numruar, shëndeti është për jetë. Në dekadat e fundit të jetës sonë, jemi dëshmitarë të shumë smundjeve, disa ju dihet shkaku e shumicës jo.! Dikur punonim pa shkëputje nga puna gjithë antarët e familjeve tona, secili angazhohej, dikush në Arësimim e Kulturë, disa në punë shteti, shumë nga neve me familjet tona bashkë punonim tokën. Nga toka e ndjersa jonë ushqeheshim, si thuhet me ushqim Bio. Sot këto vite të jetës, jemi dëshmitarë te shumë smundjeve me pasoja në jetën e gjallesave... shpirtave, disave ju dijmë shkakun, e për pasoja as që vëjmë gishtin te koka: Ç’ farë po fusim në stomakun ton, çka po ham... edhe me çka po helmohemi.! Para luftës të fundit në Kosovë mbanim kafshë, gati çdo familje nëpër fshatra kishte nga nji frym ( kafshë ) , bylmetin e bënin Nënat e motrat tona, e dijshim çka po fusim në stomakun tonë! Tokat fshatare u plehnonin me pleh kafshe, bereqeti ishte i mirë, gruri nga tokat tona atë botë ishte Bio edhe buka e gatuar nga magjitoret i vinte era e mirë kur e konsumonim. Shtylla e shpirtit atë botë ishte bylmeti origjinal. Nëse mendon çdo shpirt njerëzor për shëndetin, së paku pirjen e duhanit mundet të mos e konsumoi, të helmon zemrën e shpirtin e vet, plus zbrazjen e xhepit të vet e të familjes, në vënd të atyre mjeteve përdorë pushimin vjetor kudo që shkon bashkë me të dashurit e vet. Nji njeri që logjikon me kokën e vet, vendos vet për te miren e shëndetit: Më mirë është të jetojmë këtë jetë kalimtare me shëndet kur i dijm shkaqet se sa të dëmtojm shendetin që pasojat i bartë secili vet!
Parim jete: Kur i dijmë shkaqet deri te smundja, pse, pse, pse... të konsumojmë ato që dëmtojnë shëndetin tonë. Bashkëqytarët e mi çmos kemi përjetuar... lutëm te vetëdijsohemi e ti ikim gjërave helmuese, të përjetojm sa më pak dhëmbje në trupin tonë. Fëmijët tanë le të rriten me shëndet, suksese... Uroi çdo familje të jetë e shëndetshme, eh pasha t’ madhin Zot varet jeta pak edhe nga neve! Shëndeti, shëndeti, shëndeti...
Mos më pyet sa vjeç/ vjeçe je, më pyet shëndetit si e ke dhe pikë .

2017, nga libri i radhës përgatitur për botim: NJERIU MË I FORTË SE GURI... proza...
Autor Shaip Bllaca

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1