Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | TREGIME | LULET....

LULET....

Font size: Decrease font Enlarge font
image VAID HYZOTI

 

 

  Puna si doorman (roje dere,-do ta perkthenin patriotet e mi, ne mos thencin qen tek dera!)me beri t’i njoh shpejt gjithe banoret e pallatit. Disa (te muhabetshmit) edhe ne gjera private, qe m’i thone vete.Disa dhe per interesat e proferencat, punet, hobite. Ka te tjere qe e di si e formojne shkronjen e pershendetjes nepershendetjen uruese, te tjere qe flasin me prekje sysh, e te tjere qe hiqen shume te hutuar. Me te shumtet kisha pershtatje ne buzeqeshjen pershendetese, si detyre “profesionale” e doormanit, qe duhet te jete i qeshur dhe komunikativ me banoret e pallatit qe punon.

 Nder te gjithe Menin e kisha me te afert. Ai sa here kalonte harxhonte 10-15 minuta bisede me mua me nje dashamiresi te pashoqe. Dhe e dashura e tij Greta me perqafonte gjithmone, duke mos harruar te me puthte ne faqe. Jemi patriote, nga Ballkani, thoshte.Ishin greke te ardhur ne Amerike ne tri gjenerata.Bashkejetonin bashke si roomate prej tre vjetesh dhe mua me dukeshin si moter e vella. Diten te ndare me punet e secilit dhe naten bashke. S’ka asgje te habitshme ne bashkejetesen si roomate ( per te ndare qerane dhe krevatin) per te shumten e te rinjve ne Amerike.Por sonte erdhen lule. Nje vazo me jargavane te bardhe (eshte nder buqetat me te shtrenjta, me tha  Hozeja, djaloshi qe i solli nga dyqani i luleve prane pallatit qe punoj).Firmosa dhe vendosa ta thyej rregullin, t’i coja vete lulet per Greten. Jo se prisja te me jepte ndonje bakshish, se shpesh cfare gatuante (sa kuzhiniere e mire ishte) dhe kur haste ne uzo 12 apo tsantali, nuk me harronte. Por doja ta shihja tek i shndriste fytyra.Mendova mos ka datelindjen.Mendova ka gjetur pune.Por krejt ndryshe. Meni, pas tre vitesh i kishte propozuar martese dhe ishte hera e pare qe porosiste buqete online “si birre i ligjshem” . Greta kishte pranuar. E si mund te ndodhte ndryshe? Ata ishin njesoj....Te pakten per mua!

 Greta nuk u permbajt! mu hodh ne qafe. Lexoi perkushtimin percjelles te Menit dhe lotoi nga gezimi. Ajo me tha se e kishte pranuar me aq deshire propozimin e tij. Me tha qe mos te porosisja darke se do ma sillte ajo...

 Mora ashensorin me nje gezim. Dhe si ne te shumten e rasteve, “udhetova” ne rinine time, viseve te kujtimeve te fshehta.Mu kujtua “ajo”. Me e mencura.Me e bukura.Me...e imja! Dridhesha per te.Ende e kam nje lloj dritherime dhe sot, sa here e kujtoj. Madje s’kam bere kurre dashuri me te.Vecse du fije floku i kam shkulur nen pasionin e perkedhelise se fshehte, kur ishte ne autobus me nenen e saj...Nje dite e zura te vetme. S’di c’i thashe! Asnje fjale nuk mbaj mend.Thua te jem dridhur ne duar.Se zeri...nuk e di si me doli.S’e di dhe sot...

Prita te me perqafonte. Te putheshim.Isha zjarr.Prush me mire. Zjarrin vetem ajo mund ta ndizte.Por...pergjigja e saj ishte tronditese: e ke seriozisht apo do te tallesh? Je i lire?Dukesh i hedhur dhe nuk te besoj.Gjithsesi...drejtohu ne familje...

 “Drejtohu ne familje”...hahaha...qesha e perqesha ate dhe veten. Per ke, per cfare? Une ende nuk e njihja. Pelqeja ate faqe qe shndriste ne diell? Sjelljet, hiret, veshtrimin e thelle.Dhe asgje me.Une nuk isha si Meni...Eh, c’lule kisha ujitur brenda vetes, po mos te me thoshte: Drejtoju ne familje!

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1