Navigate archive
first first May, 2013 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | TREGIME | Një krikëll birre!

Një krikëll birre!

 

                                               As në rrëfim tek prifti s’do të mund të pohonte ato që po i pohonte Endersonit. Ndjente çlirim ndërsa fliste për herë të parë për ato që kishin ndodhur, por në të njëjtën kohë ndjente nje dhimbje therëse të përgjithëshme, poshtërim për momentet që kish ndjerë frikë, përbuzje për vetveten për aktet e shëmtuara që kish kryer, akte që kurrë s’do i kishte kryer në kondita paqeje, dhe ndihej fajtor për faktin që ishte gjallë kur shumë nga shokët e tij në betejë ishin vrarë dhe nuk u kishte mbetur asnjë pjesë nga trupi për t’i prurë në shtëpi, kur ai ishte i ulur këtu, në këtë lokal duke pirë birrë, një copet siç ishte para se të shkonte në luftë...

Rrotat e makinës bënë një zhurmë shurdhuese para se makina të parkonte përpara shtëpisë.   Marku doli jasht makinës duke përplasur derën pas tij dhe me hapa të shpejtë eci drejt shtëpisë. Shtyu derën, ngjiti shkallët duke kapërxyer dy tre shkallë menjëherë dhe u drejtua për në dhomën e tij. E jëma që e dëgjoi të hyjë në shtëpi, doli nga guzhina dhe i thirri nga pas, por ai s’e ktheu kokën. Një përplasje e fortë e derës së dhomës u dëgjua dhe shtëpinë e mbuloi heshtja. Në fytyrën e të jëmës dëshpërimi dukej i qartë. Ndejti një copë herë pa lëvizur me dorën tek bordura e shkallëve, duke parë lart me një ndjenjë humbjeje dhe pritje se i biri do të dilte nga dhoma dhe duke folur hareshëm do zbriste shkallët nga tre katër e do e ngrinte lart t’i tregonte sa i fortë ishte siç bënte kur erdhi fillimisht. Mendoi për një cast t’i shkonte pas por ndërroi mëndje. Ishte e kotë. Që kur ishte kthyer nga Afganistani ishte e vështirë të komunikoje me të. Java e parë shkoi shumë mirë. Malli, mungesa e gjatë, gjitha ato gjëra për t’u thënë, shokë e miq për t’u takuar, explorimi i qytetit pas gjashtë viteve larg, vizitat e njerëzve që s’pushonin, nuk i lanë kohë të këtë një moment vetëm. Por kur gjithçka ra në qetësi gjërat ndryshuan. Çdo fjalë e irritonte, dhë nuk kishte durim të ndiqte bisedat që bëheshin në familje. Shpesh dilte nga dhoma kur i ati dhe të vëllezërit mundoheshin ta fusnin në bisedë. Në sy kishte  ftohtësi dhe shpesh një shprehje që ajo s’dinte se ç’kuptim t’i jepte, shprehje që s’e  kishte pasur më parë.

Ai kishte qënë djali më i shkathët e më gojëtari në familje, ndërsa tashti dukej sikur një i huaj që okuponte dhomën e të birit. Ai sillej si një qeraxhi që paguante qeranë e s’donte të krijonte afërsi me të zotët e shtëpisë.  Çfarë i kishte ndodhur Markut të saj? Ai ishte fëmija i parë dhe  Dorothi kishte derdhur tërë dashurinë e saj si nënë e re mbi të. Me Markun ajo kishte një lidhje të veçantë që s’e kishte me fëmijët e tjerë. Kur ai i tha se do të regjistrohej  në ushtri, ajo kundërshtoi, por Marku, i jati dhe të gjithë të tjerët nuk ia vunë veshin fjalëve të saj. Instikti i saj prej nëne ishte tepër i fortë, dhe parandjente rrezik për djalin.  Një shtrëngim i fortë ja kishte kaplluar zemrën kur ai një ditë të bukur i tha që ishte punë e bërë, ai ishte regjistruar. Zemra e saj prej nëne kishte parandjerë diçka jo të mirë. Nën ndikimin e atyre mendimeve, tundi kokën e trishtuar dhe u kthye në guzhinë që të përgatiste darkën. E ndjente veten të pafuqishme dhe duart sikur i kishte si të paralizuara. Por,  së shpejti të tjerët do arrinin në shtëpi dhe darka duhej bërë gati. Fjalët, « Kjo luftë e mallkuar !», i dolën nga buzët. Mori thikën dhe filloi të përgatisë sallatën duke i prerë domatet me ngadalë.

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1