|
Z Mandia zbriti në stacion rreth orës17.Frynte një erë e sertë,të cilën ai s’di pse e quajti erë e pistë.Veç saj,nisi dhe një shi që të binte si kokërriza rëre e të pickonte keqas në fytyrë.Hapi ombrellën,por më kot.Atëherë e mbylli dhe, duke share motin,por edhe atë stacion të braktisur dhe të lënë si me qenë pazar kafshësh,e futi nën sqetull.Ngriti jakën e palltos e zuri të ecë me hapa të nxituara, aq sa mund të ecë një burrëqë po shkonte tek të 70tat Iu desh mbi një javë që të vendoste për të ndërmarrë këtë udhëtim dhe,ja më në fund,sapo pati zbritur nga treni,sapo kishte nisur të ecte mbi rrugen e shkatërruar që të lidhte me qënden e qytetit,që për të,nuk ishte qytet,por thjeshtë një ngrehinë e stërmadhe,e mallkuar e kësaj bote.Në fakt,ai disi e tepëronte.Qyteti vërtet ishte një tollovi stilesh, ishte një përzierje e shijeve të vjetra e të dalë boje,me ato të rejat që kishin nisur të mbinin jo nga projektet e studiuara por nga qejfet,nga fantazitë e seicilit,gjithësesi ishte i pa vend tërë ai mëllef që shkarkoi z.Mandia..Tani,ai po ecte mbi atë lulishten e sajuar ne të majtë.Gjithënjë i pa kënaqur,dukë vështrur me mërzi skulpturat qark e qark,punë amatorësh provincial,pa shije,pa kurfarë frymëzimi.Po të përjashtojmë mërzinë dhe mëllefin e të sapo ardhurit,do të pranonim dhe do të vlerësonim gjelbërimin dimëror,gjë e rrallë kjo në këtë stinë,do të pëlqenim,pa dyshim dhe atë teatër të vogël,po t ë mirëmbajtur,në të cilin ishin po ata artistë të provincës që mundoheshi ta mbanin gjallë ,si atë,si dhe atë pak jetë artistike në atë grusht qytet. Mirëpo duhet të jemi të sinqertë,mërzitja,ai lloji hakërrimi,ai gjykim dhe opinion i pa këndshëm i zMandia,duhej kërkuar edhe diku tjetër,madje duhej kërkuar me domosdo,që të mundim,të zbulojmë përfundimisht atë çka fshihte zemra dhe mendja e profesorit të dikurshëm të atij qyteti..U ul në atë kafen e vogël,pranë dritares,gjithnjë me shikimin hedhur tutje në rrugë.Të jepte përshtypjen se nuk donte as të përshendeste,as ta përshëndesnin.Sikur i mjaftonte vetëm bota e tij.,Kishte boll ngjarje,kujtime,kishte boll me kë të fliste,të këmbente një fjalë,të këmbente…
Ja, diku aty,arriti ta përcaktoi saktësisht,vëndin,kur atë mëngjes,19vjet më parë,fiks,19vjet ia shkëputën,ia rrëmbyen nga krahët shokun dhe mikun e ngusht,inxhinierin Ilo Kondi.Ata,dy civilë të urryer që ngjanin si dy pika uji jo vetëm nga veshja,por edhe nga portreti,dy sytë si të maces,nga hunda me majë dhe e skuqur,si e sapo dalë nga furra.Ata,pikërisht ata,shqiptuan atë frazë të ndërtuar thjësht,po mjaft e rëndë,tragjike:-Inxhinier,Ilo Kondi,më emër të popullit,je i arrestuar!-Kaq,vetëm kaq.!Më pas,ai gjoja gjyq,me demek gjyq popullor.Ç’fjalë e madhe!,gjyq popullor,dmth,na qenka populli ai që t’i heqka,t’i zhvaska 19vjet të jetës,të jetës që ta ka falur zoti…Me demek populli.Popullit futja,popullit hidhja,mban ai,mban.Ç’nuk u hodh mbi të e s’e mbajti..Male me vuajtje,me halle,me dëme e të liga,ngarkoja popullit,ngarkoja popullit që të mos të hyjë gjemb në këmbë!.Zoti Mandia u ngrit e nisi të ecë fare ngadalë.Shi nuk binte më.Ndihej i lodhur,i dëshpëruar.A thua,u bë pishman përfundimisht për këtë udhëtim që kishte nisur?A thua,më kot pati trazuar atë jetë të lodhshme e të mërzitshme prej pensonisti!.Megjithatë, nuk duhe bërë prapa,nuk duhej të kthehej.I detyrohej Ilo Kondit.Nuk ishte detyrim parash,apo qokash të tjera.Kishte jetën,vetë jetën dhuratë,po,po dhuratë prej Ilo Kondit.Nuk e mohonte mallin që e pati mbytur për mikun e vjetër,por ama,pesha e detyrimt ishte ku e ku më e madhe Pesha e jetës,pesha e jetës nuk ka kandar ta matë e ta peshojë.”Mirë e thashë, përsëriti me vehte,mirë,shumë mirë,të jem i sinqertë,,,detyrimi,në këtë rast është i pari e më tej, vjen malli...Nëse Ilo Kondi do të kisht hapur gojë,do të kishte folur atëherë,po edhe më vonë,se drej me thënë, ç’bluante Iloja në mendje e në zemër,ato bluante edhe Mandia.E pra,nëse Iloja pak t’i kishte dhënë gojës…Lëre,lëre,jo vetëm do të më priste i njëjti fat,19vjet burg.Po unë do të kisha mbaruar krejt,do të kisha vdekur që vitin e parë.Iloja ka qenë brum tjëtër,ishe më i rrahur me jetën.Vetë profesioni i tij qe më i rreptë,më i afërt me vështirësitë dhe sakrificat,se sa ky imi.Pati punuar nëpër vepra të ndryshme të mëdha,sa sot të duken gjëra të pamundura.Po jo vetëm për nga energjitë e mendjes,por edhe nga ato të zemrës,ai ishte ku e ku larg nga unë e nga shumë të tjerë”...Dhe ata humbën një njeri të tillë.Ata…cilët ata?..Shteti.Po,po,shteti me gjithëçka.Humbën një njeri të talentuar…Na e akuzuan për tradhëti!Tradhëti!?Ilo Kondi tradhëtar,Ilo Kondi që la katedrën e inxhinerisë në një universitet të Firences dhe erdhi e mori pushkën partizane,gati la kockat deri në thellesi të Bosnjes”.Kur Iloja na dalka tradhëtar,po unë,unë ç’dal?Unë që s’e luajta bythën vëndit,që ngroha vezët në shtëpinë e vjerrës sime për tre-këtër vite me radhë”.Sa herë patën biseduar me Ilo Kondi së toku mbi këtë temë?E mbante mend si të kishte ndodhur dje. Ishte i vetmi diskutim që kurrë s’patën rënë në një mendje.Iloja vazhdonte ta mbronte ende kauzën e luftës.Rrezik që edhe sot e gjithë ditën po me atë mendje të jetë,madje edhe sot mbas atij kalvari vuajtjesh po aty të ketë mbetur.Ndërsa Mandia përkëdhelte atëherë sedrën e vetë,ashtu sikundër bënte gjithmonë,duke bërë pohimin e famshëm që,për fat të keq, i doli një më një:”dielli duket që në mëngjes,i dashur inxhinier,ajo luftë u pa herët se e ktheu fytyrën për nga Lindja. që po na hidhte në kraht e Lindjes”…”Megjithatë ,megjithatë, mbrohej atëherë Ilo Kondi,profesor,or mik i nderuar,s’mund ta mohojmë drejtësinë e asaj lufte,pavarsisht ç’po ndodh”…Ndërkaq,pa e vënë re,i zhytur në bisedën me veten,u gjend përballë teatrit të qytetit.Bukuroshi!tha,s’dihet nëse e vlerësoj rikonstrusionin e kinemasë së vjetër,kthyer tani sëfundi në godinë teatri,apo e përqeshi nga që iu shfaq kinemaja e dikurshme,vendi,ku u zhvillua ai gjyqi i turpshëm,në te cilin pati qënë protogonistë kryesor Ilo Kndi.E,pra,prej asaj gërdalle të shekullit të kaluar,dyershqyer dhe të shëmtuar,me ata dy autoporlantë me fytyrë goxille,buçiste thirrja macabre”:tradhetarët në litar,trdhëtarët në litar!”E shpërndahej ajo në qendër të qytetit,me gjasë nuk ishte trupi gjykues që po jepte dënimin,por populli,ah,populli!Popull aty brenda në kinema dhe populli i një qyteti të tërë Z,Mandia iu kujtua ai episodi tragjikomik me atë plakën,zbritur nga malësia e Shpatit për pazar.Ç’pazar zeza!Ca tufa pishash ishte gjitha pasuria e saj.Mandia u shtang.Edhe ajo e mjera, bërtiste”:tarëtarët në litar”…Fjala tradhetarët shqiptohej si tartarët,poMandia s’kishte kohë të qeshte. ajo qyqe nuk e shqiptont drejt fjalën për shkak të dhëmbëve të rralluar,të rralluar aq shumë,sa mund të frynin nder ta, tërë erërat e botës.Ai bëri pazar me këst.Bleu dy tre tufa pishe,dhe e pyeti plakën, nëse njihte dikë prej atyre që po dënoheshin…”.Jo,i tha ajo në pafajsinë e vet,.pse duhet t’i njoh!A nuk po therrasin të gjithë,a nuk po e dëgjon radion,bëri me dorë për nga autoporlantët .Mandia tundi kokën plot pikëllim.I harroi ato ç’ka bleu.Plaka i thirri,po atij i erdhi turp të kthente kokën pas”.Ja ,pra ja ç’na qënkej gjyqi i popullit.Ja dhe dënimi në emër të tij!çudi,çudi e madhe,popuulli në emër të tij,me dëshirën e tij na dënuaka bijt e vet! Na dënuaka djemtë ,madje dhe më të mirët. Ilo Kondit nuk i gjeje një të dyjtë.Po a nuk të kishte ty në mendje,ty o popull,kur deklaroi pa u tutur,pa u frikësuar se, ashtu siç janë të nevojshme turbinat, rrugët e hekurta, anijet, aeroplanët,për njeriun e thjesht janë të nevojshme ca gjëra në dukje të rëndomtë,por,të mos harrojmë se ne kemi nevojë edhe për atë këpucarin,për berberin,për shitësin ambulant,shkurt, s’ka pse u vihet kazma atyre ekonomive private,dyqaneve,zejtarëve,tregëtarëve…Janë gjëra të vogla në dukje,por peshojnë,peshojnë sa një botë e tërë”..”.Eh,o,Ilo Kondi,të paça kurajon!”.Z.Mandia,kujtimet ia kishin lehtësuar rrugën,prandaj nuk po donte të hiqte mendjen prej tyre...Kur doli në qoshe të rrugës,mbajti vesh.Ende dëgjoheshin ulërima:…”në litar,në litar!”.Po ato ulërima mund të kishin përfshirë edhe emërin e tij!Nuk do të ishte hiç çudi.Nëse lloja do të kishte folur..A nuk rrinin bashkë,a nuk kishin folur,nuk!A s’kishin debatuar me netë dhe ditë …”Të falenderoj Ilo,të falenderoj me shpirt!”...E pohoj me zë këtë të vërtetë dhe i dha vetes plotësisht të drejtë,i dha hak,që kishte marrë ketë udhëtim të pa këndshem,këtë udhëtim që e mallkoi atje te stacioni..
…Tani ndodhej përballë banesës së mikut të vet.Ishte një shtëpi një katëshe,lyer krejt me të bardhë,qarkuar me mur,plot stilizime.Me sa dukej,inxhinieri shumë shpejt po vendoste shijet e njeriut që s’hiqte dorë prej të bukurës.Mandia kishte mbi dhjetë vjet pa ardhur në atë qytet,qysh atëherë kur vdiq e shoqja e Ilos.Në atë kohë, Mandia kërkoi që vajzën e vetme të Ilos,mbetur tani pa të ëmen dhe me të atin në burg,ta merrte me vete,pasi edhe mundësitë i kishte.I martuar qysh herët por ende pa femijë.Mirëpo, një daja i vajzës nuk pranoi.Më në fund, Mandia bëri një xhest tjeter,një sasi të konsiderueshme të kursimeve i transferoi per llogari të vajzës,të cilat ajo duhet t’i tërhiqte me ekonomi kohë e në kohë. Dhe ajo porosi e tij u respektua dhe u zbatua pikë për pikë…Mori frymë thellë…”Hajde,Ilo Kondi,hajde!A do më njohë vallë,po unë,po unë a do mundem?!.”. Trokiti lehtë në derën e jashtme,trokiti më fort,sakaq,dera u hap.Ishte vajza Nuk e njohu të sapoardhurin,natyrisht s’kishte si ta njihte,megjithatë e ftoi.Ajo,tani e rritur goxha,i kishte prerë kokën se ëmës,si nga portreti,si nga shtati.Në verandë doli Ilo Kondi,i gjatë,i hequr pak,po mund të pohoje pa e tepëruar ,se ishte po ai burrë i bukur,tani plak,veç gjithesesi po i bukur kishte mbetur. Nuk i matej ,nuk i vinte bukuria prej lëkurës atij burri,jo,i burontë nga shpirti.Kjo është bukuria që nuk vdes kurrë.E,pra, Ilo Kondi,me ç’vuri re Mandia,e paskësh fituar këtë..Iloja vuri dorën si streh dhe shpejtoi duke thirrur me tërë forcë:Mandia, Mandia,or vëlla! .Vajza,sakaq,lëshoi një klithmë habie.Përfundimisht,ajo për herë të parë,e pa me sytë e saj bamirësin,kujdestarin,per të cilin i kishin folur për vite e vite me radhë.Të dy burrat u ulën tek divani ,shtrëngonin njëri-tjetërin,putheshin, përqafoheshin…””.Ilo, të falënderoj,të falënderoj”…”Të falënderoj,unë ia priti tjetri,unë s’ta shperblej dot për sa ke bërë per familjen time,per vajzën,për”…”Për tjetër gjë e kisha fjalën,i dashur,ndëryri Mandia,nëse ti,or miku im,do të kishe thënë qoft dhe një fjalë”..”.Kur,kur,kur do të kisha thënë vetëm një fjalë?Kur më pyetën,kur më bënë hetuesinë,kur më torturuan e ke merakun?Mandia,or i shtrenjti im,nuk kishte rëndësi çfarë u thoshja unë,se për të qënë i vërtetë,për të mos bërë heroin,ata atje,të bënin që të tregoje edhe qumështin e nënës.Por ,i nderuar,rëndësi nuk kishte ç’thoshja unë,por ajo, nëse ti ishe në rreth a jo.Nëse të kishin rrethuar emrin e çdo gjë që vjen pas tij…tundi kryet Iloja, Me sa u duk ,nuk ke qenë,unë që isha i rrumbullakosur ma ngopën tetë vjet,pastaj,pastaj rrodhën gjërat sipas stilit,metodave të tyre,tetë vjet, e më pas hidhe çelësin në det,po,po hidhe çelësin në det,zhduke,bëja dënimin nga tetë në nëntëmbëdhjetë.Sebepet gjenden,kur ke edhe gurin,edhe arrën”…Ilo kondi u çlirua...Mandia lotoi,duke parë shokon e vet,i mbushi sytë edhe Ilo Kondi.
|
Post your comment