Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | PRITJE

PRITJE

Font size: Decrease font Enlarge font
image ERIK FROID (ERICH FRIED) 1921 –1988

 

 

Erich Fried ka lindur në Vjenë në vitin 1921.

Në vitin 1938 ai la Austrinë dhe u transferua në Londër. Ndër vëllimet e tij me poezi: Gjermani (Deutschland, 1944), Kundërshtimi (Anfechtungen, 1967), Njëqind poezi pa vend (100 Gedichte ohne Vaterland, 1978). Ndër romanet dhe tregimet e shkurtra: Fëmijë dhe budallenj (Kinder und Narren, 1957), Një ushtar dhe një vajzë (Ein Soldat und ein Mädchen, 1960), Pothuajse asgjë, 1975 (Fast alles Mögliche, 1975).

TI

 

Aty ku s'ka liri

ti je liria

ku s'ka dinjitet

ti je dinjiteti

ku s'ka nroehtësi

dhe afërsi midis qenieve njerëzore

ti je afërsia dhe ngrohtësia

zemra e botës së pandjeshme

Buzët dhe gjuha jote

janë pyetje dhe përgjigje

midis krahëve dhe në prehrin tënd

ka diçka që i ngjan paqes

çdo nisje jote e detyruar

dëshiron shumë të kthehet

ti je fillimi i së ardhmes

zemra e një bote të pandjeshme.

Ti s'je koncept feje 

e asnjë filozofie

i asnjë rregulli apo pronësie

pas së cilës të kapesh

dhe mund të gabosh dhe të  dyshosh 

dhe ta lësh atë të shkojë

zemrën e botës së pandjeshme.

Kush ka nostalgji për ty

sa kam unë ?

Kush të përkëdhel

kur dora ime të kërkon ?

Jam unë apo janë

eshtrat e rinisë time?

Jam unë apo janë fillimet

e pleqërisë sime?

Është guximi im për të jetuar

apo frika ime nga vdekja?

Po pse nostalgjia ime

duhet të të tregojë diçka

E çfarë të jep ty përvoja ime

që më ka bërë vetëm të trishtuar?

Dhe çfarë të japin poezitë e mia 

në të cilat unë them vetëm

sa e vështirë është bërë

të jesh ose të japësh?

Megjithatë shkëlqen në kopsht

dielli në erë para shiut

dhe ermon bari që vdes

dhe ligustra 

dhe unë të shikoj

dhe dora ime duke hetuar të kërkon ty.

 

PRITJE

 

 

Zëri yt i largët

në telefon kaq afër

dhe së shpejt nga afërsia

do ta ndiej edhe më larg

sepse nga goja jote

në veshëve të mi

duhet të përshkojë rrugën e gjatë

që kalon nëpër gjoksin tënd

përtej kërthizës

dhe kodrës së vogël

dhe nçpër tërë trupin tënd

gjatë të cilit ti shikon veten tënde

poshtë lart deri te koka ime

që e ka fytyrën

të varrosur mes kofshëve të tua 

të mbuluara

me flokë

dhe në prehrin tënd.

 

SHI I NXEHTË VEROR

 

Shi i nxehtë verëor,

Shi i nxehtë i verës,

një pikë e rëndë bie,

gjithë gjethnaja dridhëron

kështu dridhet pçrherë zemra ime

kur bie sipër saj emri yt

 

Përktheu: Faslli Hali

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1