Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERKTHIME | ARIOSTO

ARIOSTO

image Osip Emilyevich Mandelstam 1891-1938

_________________________________

 

        P  O  E  T  Ë   R  U  S  Ë

 _____________________________________________________

OSIP MAN DELSTAM

              1891-1938

Osip Emilyevich Mandelstam [1] (Rusisht: Осип Эмильевич Мандельштам, IPA: [osʲɪp ɪmʲilʲjɪvʲɪtɕ məndʲɪlʲʂtam]; 14janar [O.S. 2Janar]189127Dhjetor1938)ishte një poet hebre dhe eseist rus.

 

ARIOSTO

 

Në Europë është ftohtë. Në Itali është errët.

Fuqia është e neveritshme si duart e berberit.

Oh, sikur të hapej së katrash, sa më së shpejt,

një dritare e gjërë në Adriatik.

 

Në myshkun rozë zukatja e një bletë

në stepë në mesditë një kriket muskuloz,

janë të rëndë potkonjtë e kalit me krahë,

klepsidra është e verdhë e praruar.

 

Gjuha e gjinkallave kapet në rrjetë me përzierjen e trishtimit të saj

 pushkinian dhe nxitimin mesdhetar,

si një dredhkë e bezdisshme, që përdridhet e tëra

ai qëndron me guxim, duke i kombinuar ato me Orlando të të gjitha ngjyrave.

 

Klepsidra është e verdhë e praurar,

në stepë në mesditë një bulkth muskuloz,

fluturon drejt në hënëkundër shpatullave.

 

Gentile Ariosto, ambasador dhelpra,

fier në lulëzim, anije me vela, aloe,

ti dëgjoje mbi hënë vargjet e trishtilëve,

dhe në gjykatë ti ishe këshilltar i mençur i peshkut.

 

Oh, qytet hardhucash, në të cilën nuk ka shpirt të gjallë,

nga shtriga dhe nga gjykatësi linde pasardhës të tillë,

Ferrara me zemër guri, në  zinxhir e mbaje:

dhe ylli i intelektit të kuq u ngrit nga pjesa e dendur e pyllit.

 

Ne habitemi me banketin e kasapëve,

e foshnjës që dremit nën një rrjetë mizash blu,

e qengjit në mal, të murgut mbi kërriçin

 

e ushtarëve të dukës, pak i çmendur pas  Perëndisë,

me pirjen e verës, murtajën dhe hudhrën,

dhe me humbjen e fundit, si agimi, habitemi.

 

1933; 1935

Përktheu: Faslli Haliti

 

Vrapon vala me valën në valën duke thyer kreshtën,

duke u lëshuar drejt hënës me ankthin e skllavit,

dhe humnera e re e jeniçerëve,

metropole valsh papushim,

tundet, përdridhet dhe gërmon gropa në rërën e bregut.

 

Dhe në ajrin e zymtë të zbrazët shfaqen

mëllenjat e një muri të pafilluar kurrë

dhe nga shkallë shkume bien ushtarët

e sulltanëve të dyshimtë - me stërkala, copa -

dhe eunukët e ftohtë shpërndajnë helmin

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1