Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERKTHIME | PERJETESI

PERJETESI

image HUAN RAMON HIMENES ( Juan Ramon Jiménez )

 Poezi dashurie

       Pasion i zjarrtë dhe qetësi bashkëshortore në vargjet e një prej          

       poetëve më të mëdhenj spanjoll të shekullit të njëzetë. 

      

PERJETESI

 

Gruas sime

                    Dashuri dhe poezi çdo ditë

_______________________________________

 

 

1.

SHPREHJE

                                           Gëtes

 

Nuk di me çfarë ta them,

sepse ende s'është krijuar 

fjala ime.

 

2. 

Pjekuria e sotme

degëz në lulëzim për të nesërmen.

Shpirti im duhet të krijojë botën përsëri

ashtu si shpirtin tim.

 

3.  

Mençuri jepmë

emrin e saktë të gjërave!

Fjala ime

qoftë vetë gjëja e krijuar

prej shpirtit tim përsëri.

Nëpërmjet meje 

shkojnë të gjithë ata që nuk i njohin gjërat;

nëpërmjet meje shkojnë të gjithë ata

që i harrojnë të gjitha gjërat;

nëpërmjet meje shkojnë të gjithë ata

që i duan gjërat…

Mençuri,

më jep emrin e saktë 

edhe të gjërave të tua, dhe të tijave, dhe të mijave!

 

4. 

Hidhe gurin e së sotmes,

harroje dhe fli .

Po qe dritë do ta gjesh nesër, 

në agim, bëhet diell.

 

5.  

Së pari erdhi frika

e veshur me pafajësi.

Dhe unë e desha si një fëmijë.

 

Më vonë erdhi duke u mbuluar, 

me ç'rroba s'e di.

Dhe unë pa e ditur e urreva.

 

U bë mbretëreshë

madhështore nga thesaret…

Ç'hidhërim zemërak dhe pa kuptim!

 

…Por ajo u zhvesh.

Dhe unë i buzëqeshja.

 

Mbeti me tunikën e pafajësisë së saj antike.

Besova tek ajo 

së rishmi.

 

Dhe e hoqi tunikën

dhe u shfaq krejt lakuriq…

Oh pasioni i jetës sime, 

poezi nudo, përgjithmonë imja!

 

6. 

Dritat e para të agimit

apo klithma e zgjimit të pastër

të dashurisë sonë?

 

7. 

Prit, dritë, prit!

 

-Dhe vrapoj me ankth, i çmendur. -

 

Prit, dritë, prit!

 

-Prit

dhe kur jam gati të qëndroj bri saj, nxihet, 

ftohet.- 

 

Prit, dritë, prit ! 

 

-Dhe hidhem mbi tokë si një fëmijë,

që qan për mua, pa e parë më unë:

Prit …dritë… prit…-

 

8. 

Është e vërtetë tani.

Por e shumtë qe gënjeshtra

që vazhdon të jetë gjithmonë e pamundur.

 

9. 

Mbi urën e dashurisë,

gur i vjetër mbi shkëmbinj të lartë

- takim i përjetshëm, mbrëmje e kuqe -,

po vij me zemrën time:

 

-Nusja ime e vetme është uji

që rrjedh përherë dhe nuk gënjen,

që rrjedh përherë e nuk hesht,

që rrjedh përherë e nuk mbaron.

 

 

10. 

Kështu si në pasqyrë

qëndron qielli në zemrën time.

 

Nëse ajo e kthen në fals dy herë,

ai është vetëm një herë falso,

por ah, gati e vërtetë !

 

11.  JO !

 

Jo!

- Por qëndro tek unë

si një pikturë

e fshirë keq me një tjetër.- 

 

I bardhë, i pastër, pa ty,

shpirti im.

 

- Zemra ime është bërë transparente 

nga dielli i ngrënë i nostalgjisë

dhe në të vërtetën e kuqe vezulluese 

ti fillon të lindësh ashtu si atëherë,

e heshtur dhe melankolike.-

 

12.  

Ti, i madhi, hajt tani, 

beso në atë që është e vogël;

bota  e saj është në orën e saj  

dhe ora jote është universi.

 

 

13.  

Në saj teje e dashur, 

Terreni i këndshëm

u bë qiellor. 

                Pastaj 

në saje meje e dashur 

qiellori i këndshëm

u bë njerëzor.

 

14. 

Kohë, më jep sekretin tënd,

që të bën më të re 

sa më shumë plakesh.

 

Ditë për dite e kaluara jote bëhet më e vogël

dhe më e madhe e ardhmja jote

- dhe e tashmja jote përherë po ajo

që nga çasti i bajames në lulëzim -

 

Kohë pa gjurmë

më jep sekretin, me të cilin ti pushton çdo ditë

shpirtin tënd, trupin tënd!  

 

15. VESA

 

1.

Lule brilante e ëndrrës,

brenda lules sime;

trëndafil i kulluar i qiellit,

jo i gatshëm të çelësh i tëri

në ftohtësinë e agimit!

 

16.

Zemra ime e spërndriste krejt atë,

dhe pranë meje ishe ti, 

pa e ditur,

me dritën time… 

 

17. 

Të fjeturit është si një urë

që shkon nga e sotmja tek e nesërmja.

Dhe si ëndërr nën të,

rrjedh uji.  

 

18. 

Erdhe tek unë

siç del bajamja e papjekur në mars,

trëndafil, mëllagë, borë në fushë,

në tokën e zezë ende,

oh pranverë e pranverës! 

 

Më vonë,

pranvera nuk ishe më ti, nuk ishe më ti!

  

 

19.

 

EPITAF PËR MUA TË GJALLIN

 

Vdiqa në ëndërr.

U ringjalla në jetë.

 

20. 

 

JETË

 

Atë që pandeha lavdi të mbyllur,

ishte portë e hapur

për këtë shkëlqim.

                            Fushë pa emër!

Udhëtim i pashuar

me porta të njëpasnjëshme,

gjithmonë drejt realitetit!

                                   Jetë pa histori.

 

21. 

Sa të çuditshëm

dy me instinktin tonë!

 

Papritur, jemi katër.  

 

 

Përktheu : Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1