Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | Historia e natës

Historia e natës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Jorge Luis Borges

Historia e natës
Jorge Luis Borges
(shqipërim nga Astrit Lulushi)

Përmes rrjedhës së brezave
Njeriu solli në jetë natën.
Në fillim ishin verbëria dhe ëndrra,
Gjembat që shponin këmbët
Dhe frika nga egërsirat.
Kurrë nuk do të dimë se kush
I dha botës këtë formë
Dhe e zhyti në errësirë
Duke përgjysmuar ditën.
Kurrë nuk do të dimë
Në cilin shekull njeriu tha
Për të kaluar në dritë.
Të tjerë krijuan mitin.
Bënë nënën e natës
Ku fati filloi të endet
Flijoi delet e zeza
Dhe gjelin që shpall fundin e saj.
I dha natës 12 orë;
Botë e pafundme, Portik stoik
Heksametri latin i dha formën
Dhe Blase Paskal frikën.
Luis de Leon pa në ‘të atdheun
Me shpirtin drithërues
Që ndiehet pashtershëm
Si një verë e vjetër
Askush s’mund të mendojë
Për ‘të pa marramendje,
Koha e ngarkoi me përjetësi.
Dhe të mendosh se nata
Nuk do të ekzistonte
Pa ato vegla të mprehta, sytë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
4.75
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1